Fakulteti i Edukimit - UMIB

Fakulteti i Edukimit - UMIB Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fakulteti i Edukimit - UMIB, Community College, Mitrovica.

Sot, studentët e vitit të dytë, të shoqëruar nga profesoresha Saranda Kika Bahtiri, realizuan një vizitë mjaft domethënë...
29/05/2025

Sot, studentët e vitit të dytë, të shoqëruar nga profesoresha Saranda Kika Bahtiri, realizuan një vizitë mjaft domethënëse në ekspozitën
“ARTI PAMOR SI REZISTENCË (1990–1999)” të piktorit i njohur Esat Valla, ku u mirëpritën nga drejtori i Galerisë "Art Open Gallery" z. Naim Spahiu.

Një moment i veçantë i kësaj vizite ishte organizimi i një interviste studentore me autorin e ekspozitës – profesorin dhe piktorin Esat Valla. Kjo intervistë u iniciua nga studentja e vitit të tretë Xhenete Hamza dhe u zhvillua në bashkëpunim me studentët e vitit të dytë, të cilët shfaqën interesim të madh për veprat dhe mesazhet e tyre.

Disa nga pyetjet e drejtuara ishin:
• Çfarë mesazhi dëshironi të përcillni përmes kësaj ekspozite?
-Profesori theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe nevojën për të mos harruar të kaluarën. Sipas tij, arti mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të ndërtuar vetëdije dhe për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të së kaluarës.
• Cila është lidhja emocionale që keni me ndonjë nga veprat e ekspozuara?
-Ai veçoi veprat me flutura, të krijuara në pranverën e vitit 1999, në kohën e luftës. Fluturat simbolizojnë rininë e pafajshme të sakrifikuar, ndërsa vepra “Pranvera e ngushtuar” përshkruan errësirën dhe frikën që mbuloi vendin atë pranverë.
• Cilat janë simbolet më të përdorura në veprat tuaja dhe çfarë përfaqësojnë ato?
-Simbole si flutura, kafka, demi dhe rrota janë të pranishme në shumë nga veprat e tij, secili me një ngarkesë të fortë simbolike që lidhet me jetën, dhunën, rezistencën dhe lirinë.
• Çfarë këshille do t’u jepnit studentëve të edukimit për kultivimin e artit tek nxënësit?
-Profesori theksoi se arti duhet të zërë vend qendror në edukim. Ai i inkurajoi studentët të mbështesin shprehjen kreative të fëmijëve dhe të përdorin artin si mjet edukues dhe formues.

Profesori Esat Valla i mirëpriti pyetjet me shumë dashamirësi dhe ndau me studentët përvoja të çmuara nga jeta e tij artistike dhe pedagogjike. Me një stil të veçantë të shprehjes përmes simbolikës dhe ngjyrës, ai u bëri me dije studentëve rëndësinë e artit si mjet rezistence kulturore dhe shpirtërore gjatë periudhave të vështira të historisë sonë.

Studentët u ndanë të frymëzuar nga kjo përvojë, duke theksuar se kjo ekspozitë u dha atyre njohuri të reja mbi fuqinë shprehëse të artit dhe rëndësinë e tij në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe edukimin e brezave të rinj.

Vizita u përmbyll me një ndalesë në Muzeun Etnologjik, ku studentët patën rastin të njihen më afër me trashëgiminë kulturore dhe elementet tradicionale shqiptare. Ata u mahnitën nga sendet e ruajtura me përkushtim, që dëshmojnë për pasurinë dhe thellësinë e kulturës sonë.

Një falënderim i veçantë për profesorin Esat Valla për mikpritjen dhe ndarjen e përvojës së tij unike, si dhe për profesoreshën Saranda Kika Bahtiri për mbështetjen dhe udhëheqjen e kësaj vizite frymëzuese.

27/05/2025

Albana Sadiku, nga Fakulteti i Edukimit, mori pjesë në konferencën TEPE 2025. Tema kryesore e kësaj konference ishte: Teacher and Teacher Educators as Bridges in Society: The Role of Teacher Education Practice, Research and Policy. Vlenë të theksohet që TEPE…

20/05/2025

Fakulteti i Edukimit – flet dekanja, prof.ass.dr. Samire Bllaca! Linku: Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

30/04/2025

Më 25 prill 2025, në kuadër të ushtrimeve të lëndës Puna me fëmijë të talentuar, u realizua me sukses një webinar me studentët e Fakultetit të Edukimit. Ligjëruese e këtij takimi ishte znj. Naime Hoxha PhDc, drejtoreshë e Institutit ATOMI, e…

08/04/2025

Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

07/04/2025

Bashkangjitur gjeni orarin: FEdu-Orari-i-provimeve-PRILL-2025 Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

05/03/2025

Të nderuar/a Ftoheni të merrni pjesë në shënimin e 12-vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Manifestimi mbahet të enjten (6 mars 2025) në Amfiteatrin A1, prej orës 11:00! Pjesëmarrja juaj na nderon! Me respekt, Rektorja Prof.dr. Nurten Deva…

22/02/2025

Studentet e Fakultetit të Edukimit: Aida Misimi, Anjeza Haxha dhe Marigona Feka, të shoqëruara nga prof. Eliza Avdiu dhe prof. Edita Bekteshi, kanë marrë pjesë në projektin SIMPLE, mbështetur nga CEEPUS. Në këtë projekt janë të përfshira 7 shtete, ku…

11/02/2025

Bashkangjitur gjeni orarin Orari i ligjeratave dhe ushtrimeve Sem.veror 2025 Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

07/02/2025

Thirrje për Mundësi Mobiliteti Afatshkurtër – Linz, Austri Universiteti Isa Boletini Mitrovicë (UIBM) shpall thirrjen për një mundësi mobiliteti afatshkurtër për studentët e Fakultetit të Edukimit, që do të zhvillohet nga 16 – 23 shkurt 2025 në Linz, Austri.Ky mobilitet…

Zhvillohet sesioni: Menaxhimi efektiv i klasës dhe disiplina në kopshtMë 31 janar 2025, në kuadër të aktiviteteve të pro...
04/02/2025

Zhvillohet sesioni: Menaxhimi efektiv i klasës dhe disiplina në kopsht

Më 31 janar 2025, në kuadër të aktiviteteve të projektit TAKE dhe në bashkëpunim me drejtoreshën e IP “Foleja 2” në Vushtrri, znj. Naile Kovaci Bekteshi, u mbajt sesioni me temën: “Menaxhimi efektiv i klasës dhe disiplina në kopsht”. Sesioni u fasilitua nga mësimdhënësja MSc. Ass. Almedina Azemi Ahmeti.

Ky trajnim kishte për qëllim të ofrojë strategji praktike dhe qasje bashkëkohore mbi menaxhimin e klasës dhe disiplinës, duke theksuar rëndësinë e një mjedisi pozitiv dhe të strukturuar në institucionet parashkollore.

Drejtoresha dhe edukatoret pjesëmarrëse e vlerësuan aktivitetin si shumë të dobishëm, duke theksuar rëndësinë e strategjive të prezantuara dhe mundësinë e aplikimit të tyre në praktikën e përditshme edukative.

DiLanEdu-WB: Kick-off MeetingNë kuadër të projektit DiLanEdu – WB, u mbajt takimi i parë) në Kolegjin Universitar Logos ...
29/01/2025

DiLanEdu-WB: Kick-off Meeting

Në kuadër të projektit DiLanEdu – WB, u mbajt takimi i parë) në Kolegjin Universitar Logos në Tiranë. Universiteti i Mitrovicës, përkatësisht Fakulteti i Edukimit u përfaqësuar nga dy mësimdhënëset e këtij fakulteti, Albana Sadiku dhe Fatbardha Hoxha. Ky është një projekt nga i cili Universiteti “Isa Boletini" në Mitrovicë dhe Fakulteti i Edukimit do të përfitojnë shumë në aspektin e transformimeve digjitale si formë inovative për studimin gjuhesor dhe edukimin. Nëpërmjet kësaj teknologjie do të mësohen mënyra të reja se sit ë bëhet integrimi i teknologjise në procesin e mësimdhënies.

Rritja e programeve të trajnimit, është synimi tjetër i këtij projekti. Do të përfshihen një numër i konsiderueshëm i stafit të cilët do të trajnohet dhe përgatiet për integrim të teknologjisë gjatë procesit të mësimdhënies. Natyrisht, studentët, si mësimdhënës të ardhshëm që janë, kanë rolin kyç dhe gjithëpërfshirës në këtë projekt.

Address

Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Edukimit - UMIB posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Fakulteti i Edukimit - UMIB:

Shortcuts

Share