SHFMU "Hasan Prishtina" Milloshevë

SHFMU "Hasan Prishtina" Milloshevë Edukim

Punimet tona të paraDisa nga punimet e realizuara nga fëmijët tanë parashkollorë gjatë këtyre ditëve në SHMFU "Hasan Pri...
10/09/2026

Punimet tona të para
Disa nga punimet e realizuara nga fëmijët tanë parashkollorë gjatë këtyre ditëve në SHMFU "Hasan Prishtina" - Milloshevë.
Me shumë dashuri, kreativitet dhe buzëqeshje!

Edukatore: Amire Brahimi

Në shënim të 10 Shtatorit, në shkollën tonë u realizua një aktivitet psiko-edukativ me nxënësit, me fokus promovimin e m...
10/09/2026

Në shënim të 10 Shtatorit, në shkollën tonë u realizua një aktivitet psiko-edukativ me nxënësit, me fokus promovimin e mirëqenies emocionale, fuqizimin e shpresës dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e kërkimit të mbështetjes në momentet e vështira.
Në bashkëpunim ndërmjet psikologes së shkollës, Miranda Thaqi-Gashi, dhe arsimtares së artit, Besarta Fetiu-Preniqi, së bashku me nxënësit e shkollës sonë, u realizua aktiviteti simbolik:
“PEMA E JETËS – Të rrënjosur në jetë, të lulëzuar me shpresë”
Përmes këtij aktiviteti synuam të krijojmë një hapësirë reflektimi dhe ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e njohjes dhe shprehjes së emocioneve, përballjes me vështirësitë emocionale, kërkimit të ndihmës dhe mbështetjes, si dhe forcimit të shpresës edhe në momentet më sfiduese të jetës.
“Pema e Jetës” përcjell një mesazh të rëndësishëm: ashtu si një pemë që qëndron e rrënjosur dhe vazhdon të rritet e të lulëzojë, edhe ne mund të gjejmë forcë për të përballuar vështirësitë, për të kërkuar mbështetje dhe për të mos humbur kurrë shpresën.

📚 Dita e Parë në Shkollë 📚Sot, të vegjlit tanë nisën një rrugëtim të ri, plot buzëqeshje, emocione dhe ëndrra të bukura....
02/09/2026

📚 Dita e Parë në Shkollë 📚
Sot, të vegjlit tanë nisën një rrugëtim të ri, plot buzëqeshje, emocione dhe ëndrra të bukura.

Mësuese: Arta Berisha Bllaca

Të nderuar prindër,Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, SHFMU "Hasan Prishtina" në Milloshevë ju uron një filli...
31/08/2026

Të nderuar prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, SHFMU "Hasan Prishtina" në Milloshevë ju uron një fillim të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me përvoja pozitive për të gjithë nxënësit.
Për të lehtësuar procesin e adaptimit të fëmijëve në ambientin shkollor, ju sjellim disa rekomandime dhe këshilla praktike që synojnë të mbështesin mirëqenien emocionale, sociale dhe akademike të fëmijëve gjatë ditëve të para të shkollës.
Kujtojmë se procesi i përshtatjes është individual dhe secili fëmijë ka nevojë për kohën dhe mbështetjen e duhur. Në rast se vëreni vështirësi emocionale, sociale apo sjellore gjatë fazës së adaptimit, ju inkurajojmë të konsultoheni me psikologen e shkollës, në mënyrë që së bashku të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për fëmijën.
Bashkëpunimi shkollë–familje mbetet çelësi i një fillimi të suksesshëm dhe i zhvillimit të shëndetshëm të çdo nxënësi.

Me respekt,
Stafi i shkollës
SHFMU "Hasan Prishtina" – Milloshevë

VITI I RI SHKOLLOR 2026/2027 – NJË FILLIM I RI, NJË MJEDIS MË I MIRË PËR NXËNËSIT TANËMe rastin e fillimit të vitit të r...
31/08/2026

VITI I RI SHKOLLOR 2026/2027 – NJË FILLIM I RI, NJË MJEDIS MË I MIRË PËR NXËNËSIT TANË

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, shkolla jonë amë SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë, së bashku me paralelen e ndarë fizike në Raskovë, i mirëpret nxënësit në ambiente më të pastra, më të rregulluara dhe me investime të reja në objektet shkollore.

Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm, të sigurt dhe dinjitoz për nxënësit është një nga parakushtet e rëndësishme për një proces të suksesshëm edukativo-arsimor. Në këtë drejtim, çdo investim në shkollë është një investim i drejtpërdrejtë në fëmijët tanë dhe në të ardhmen e komunitetit.

Drejtoria e shkollës dhe kolektivi i mësimdhënësve shprehin falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për:Kryetarin e Komunës, z. Halil Thaçi,
Drejtoreshën e DKA-së, znj. Sevdije Berisha, Ndërmarrjen Publike Lokale NPL “Kastrioti”, për mbështetjen, investimet dhe angazhimin e treguar në përmirësimin e kushteve në objektet tona shkollore.

Një falënderim i veçantë u takon edhe punëtorëve teknikë të shkollës, të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi u angazhuan në pastrimin, mirëmbajtjen dhe përgatitjen e ambienteve shkollore për fillimin e vitit të ri.

Besojmë se përmes bashkëpunimit të institucioneve, shkollës dhe komunitetit, mund të ndërtojmë vazhdimisht kushte më të mira për nxënësit tanë.

📚 Le të jetë viti shkollor 2026/2027 një vit i dijes, suksesit, bashkëpunimit dhe arritjeve të reja!

🎒 Mirë se vini, nxënës të dashur!
Suksese në rrugëtimin tuaj të ri shkollor!

Drejtoria dhe kolektivi i SHFMU “Hasan Prishtina", Milloshevë

28/08/2026

Sot gjatë ditës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë një qarkore me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit përmes së cilës u ka kërkuar atyre dhe shkollave fillore dhe të mesme të ulët që të organizojnë dhe lehtësojnë shpërndarjen, plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor për nxënësit e klasave 1-9, përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027.

Përmes kësaj deklarate, prindi/kujdestari ligjor deklaron se:

- Mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore;
- Tekstet shkollore janë siguruar dhe nxënësi/ja i ka në dispozicion;
- Është i vetëdijshëm për mundësinë e verifikimit nga institucionet kompetente për përdorimin e mjeteve dhe sigurimit të teksteve;
- Zotohet se tekstet shkollore të destinuara për ripërdorim do t’i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor në gjendje të përshtatshme.

Shkollat do t’ua shpërndajnë deklaratat nxënësve përfitues, ndërsa pas plotësimit dhe nënshkrimit nga prindërit/kujdestarët ligjorë, ato do të grumbullohen dhe evidentohen nga shkollat. Procesi i plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë deri më 1 tetor 2026.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon DKA-të, shkollat dhe prindërit/kujdestarët ligjorë për bashkëpunimin në zbatimin me kohë të këtij procesi.

________________________________

Danas tokom dana, Ministarstvo obrazovanja i nauke podelilo je cirkularno pismo svim opštinskim direktorijatima za obrazovanje putem kojeg je od njih i osnovnih i nižih srednjih škola zatraženo da organizuju i olakšaju raspodelu, popunjavanje i prikupljanje Izjave roditelja/zakonskog staratelja za učenike od 1. do 9. razreda, korisnike subvencija za udžbenike i školski materijal za školsku 2026/2027. godinu.

Putem ove izjave, roditelj/zakonski staratelj izjavljuje da:

Sredstva subvencije iskorišćena za kupovinu udžbenika;
Su udžbenici obezbeđeni i da su učeniku/ci na raspolaganju;
Je svestan mogućnosti verifikacije od strane nadležnih institucija u vezi sa korišćenjem sredstava i obezbeđivanjem udžbenika;
Se obavezuje da će udžbenici namenjeni za ponovnu upotrebu biti vraćeni školi na kraju školske godine u odgovarajućem stanju.
Škole će podeliti izjave učenicima korisnicima, a nakon popunjavanja i potpisivanja od strane roditelja/zakonskih staratelja, škole će ih prikupiti i evidentirati. Proces popunjavanja, prikupljanja i dostavljanja izjava mora se završiti do 1. oktobra 2026. godine.

Ministarstvo obrazovanja i nauke zahvaljuje opštinskim direkcijama za obrazovanje, školama i roditeljima/zakonskim starateljima na saradnji u pravovremenom sprovođenju ovog procesa.

_________________________________

Today, the Ministry of Education and Science distributed a circular to all Municipal Directorates of Education, requesting them and primary and lower secondary schools to organize and facilitate the distribution, completion, and collection of the Parent/Legal Guardian Declaration for students in grades 1–9, beneficiaries of the subsidy for textbooks and school materials for the academic year 2026–2027.

Through this declaration, the parent/legal guardian declares that:

The subsidy funds have been used for the purchase of textbooks;
The textbooks have been secured and the student has them available;
They are aware of the possibility of verification by competent institutions regarding the use of funds and the provision of textbooks;
They commit to returning the textbooks designated for reuse to the school at the end of the school year in appropriate condition.
Schools will distribute the declarations to beneficiary students, and after being completed and signed by parents/legal guardians, they will be collected and recorded by the schools. The process of completion, collection, and submission of the declarations must be finalized by 1 October 2026.

The Ministry of Education and Science thanks the Municipal Directorates of Education, schools, and parents/legal guardians for their cooperation in the timely implementation of this process.

Të nderuar prindër,Ju njoftojmë se nga Ministria e Arsimit kemi marrë njoftimin se librat shkollorë mund të blihen me çm...
27/08/2026

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se nga Ministria e Arsimit kemi marrë njoftimin se librat shkollorë mund të blihen me çmimet e përcaktuara zyrtarisht.

Çmimet e librave janë të paraqitura më poshtë, sipas listës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

KOMUNIKATË NGA MINISTRIA E ARSIMITMinistria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që t...
20/08/2026

KOMUNIKATË NGA MINISTRIA E ARSIMIT

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027
20/08/2026

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027

18/08/2026

Address

Eqrem Çabej
Milloshevë
15000

Opening Hours

Monday 08:00 - 13:20
Tuesday 08:00 - 13:20
Wednesday 08:00 - 13:20
Thursday 08:00 - 13:20
Friday 08:00 - 13:20

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Hasan Prishtina" Milloshevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category