07/03/2023
SHFMU "HiImi Hoti" Carrallukë
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "HiImi Hoti" Carrallukë, School, Carrallukë, Malishevë.
07/03/2023
28/12/2022
Falënderojmë supermarketin PAjtimi SHOPING MALL për dhuratat që kanë dhuruar për nxënësit e ciklit fillor!
23/10/2020
Falënderojmë z. Ramiz Hotin, i cili sot( 23.10.2020) i dhuroi bibliotekës së shkollës sonë 2 ekzemplarë të librit të tij shkencor " KIMIA ORGANIKE LABORATORIKE", botuar nga shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2020.
Autorit të librit i urojmë suksese të mëtutjeshme!
Njoftim nga MASHT
(Për drejtorët, mësimdhënësit dhe prindërit)
Në bazë të nenit 5, pika 1.3 dhe 1.4 të Ligjit (04/L-032) për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në zbatim të vendimit 01/07 të datës 11.03. 2020, MASHT ka vendosur të fillojë zbatimin e mësimit online në të gjitha institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.
Në përputhje me këtë vendim, MASHT ka vendosur edhe detyrat dhe përgjegjësit e instancave arsimore në zbatim të këtij projekti me rëndësi për komunitetin arsimor dhe popullatën e Kosovës. Zbatimi i mësimit online ka për qëllim sigurimin e shërbimeve arsimore dhe realizimin e kurrikulës shtetrore të Kosovës në përputhje me kushtet e krijuara në rrethana të pandemisë COVID – 19.
Detyrat dhe përgjegjësitë për realizimin e mësimit në distancë:
Për realizimin me sukses të mësimit në distancë, kërkohet angazhimi i plotë i autoriteteve, institutioneve dhe i personelit arsimor në Kosovë. Edhepse është ndërprerë mësimi, vazhdojnë obligimet profesionale e kontraktuale të të gjitha instancave e individëve të sistemit arsimor Kosovar-megjithëse në rrethana e formë tjetër të angazhimit për të siguruar mirëqenien shëndetësore të nxënësve, studentëve e të personelit në kushte të pandemisë COVID-19. Realizimi i mësimit në distancë nuk është angazhim vullnetar por përmbushje e obligimeve ligjore e profesionale të puntorëve e të autoriteteve arsimore.
Në vijim jepen obligimet specifike të autoriteteve, institucioneve dhe personelit arsimor në Kosovë:
Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA):
MASHTI do të krijojë një platformë për komunikim virtual (Kolegjiumi Virtual Arsimor) me të gjithë drejtorët e DKA-ve në Kosovë me qëllim të sigurimit të komunikimit efikas për përcjelljen e gjendjes lidhur me zhvillimin e mësimit online në territorin e komunave të tyre.
Në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore, DKA vazhdojnë koordinimin dhe menaxhimin e institucioneve dhe të personelit arsimor në nivel të komunave me fokus në realizimin e mësimit online. Për realizimin e këtij funksioni, DKA do të vendosë format e vendimmarrjes, raportimit dhe vlerësimit të performancës së personelit nëpërmjetë të komunikimit të KUFIZUAR fizik dhe komunikimit nëpërmjet të telefonit, kolegjiumit virtual në nivel të DKA, rrjeteve sociale, mesazheve elektronike dhe mesazheve tekstuale.
DKA do të realizojë kolegjiumin virtual (me zoom.us, facebook, viber ose platforma tjera) ME TË GJITHË DREJTORËT E SHKOLLAVE për informim të rregullt, raportim dhe vlerësim të mësimit në distancë. Pos kësaj dhe sipas nevojës, DKA mund të organizojë edhe takime individuale me drejtorë të shkollave – gjithnjë duke pasur para sysh aspektet e sigurisë shëndetësore dhe mirëqenies së personelit.
DKA raportojnë në baza ditore në MASHTI për ecurinë dhe sfidat e organizimit të mësimit në distancë.DKA identifikojë mënyrën më efikase dhe më të sigurtë për komunikim me Këshillin e Prindërve në nivel komunal.Informatat -asistenca teknologjike (Help-desk):
DKA do të sigurojë një zyrtar të teknologjisë informative, ose një mësimdhënës të dalluar të TIK, për të shërbyer si pikë informimi dhe që të ofrojë ndihmesë për realizimin e komunikimit online në mes të DKA, shkollave dhe mësimdhënësve me nxënës e prindër.
Shkollat:
Drejtorët e shkollave vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre karshi mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës së tyre. Në përputhje me detyrat e punës koordinojnë organizimin e mësimit në distancë dhe i raportojnë rregullisht DKA-së.
Drejtori i shkollës do të krijojë një grup virtual arsimor me Këshillin e Shkollës dhe me kryetarët e aktivave profesionale në shkollë për të lehtësuar mirëvajtjen e mësimit online në shkollë.
Në rastet kur drejtori i shkollës nuk arrinë realizimin e grupit virtual–atëherë ai/ ajo angazhon një mësimdhënës për këtë qëllim.
Kryetarët e aktivave lëndore janë të obliguar të komunikojnë me anëtarët e aktivit me qëllim të përcjelljes së detyrave nga Drejtori dhe Këshilli i Shkollës dhe për përkrahje të mësimdhënësve individualë. Kryetarët e aktivave profesionale këshillojnë mësimdhënësit, u ndihmojnë për tejkalimin e problemeve dhe përcjellin realizimin e kurrikulës bërthamë. Edhe kryetarët e aktivave komunikojnë aktivisht me kujdestarët e klasave dhe me mësimdhënësit për realizimin e mësimit (përmes komunikimit virtual në zoom.us, facebook, viber ose platforma tjera).
Mësuesit klasorë (1-5):
Janë të obliguar të vazhdojnë angazhimin në kryerjen e detyrave të veta profesionale për realizimin e mësimit online. Mësuesit e klasave 1-5 janë bërthama rreth së cilës organizohen përpjekjet për lehtësimin e mësimit online në paralelet e veta.
Për klasat 1, 2 e 3, mësuesit krijojnë grupe virtuale (në facebook ose viber) me prindërit e fëmijëve të paralelës së vet. Në rast të mungesës së prindërve të një fëmije, mësuesi përfshinë në rrjet një të afërm ose kujdestar të fëmijës.
Përmes këtij rrjeti, mësuesi-mësuesja informon, komunikon, përcjellë, këshillon, dhe mbikëqyrë zhvillimin e mësimit online dhe angazhimin e fëmijëve. Në veçanti mësuesi/mësuesja do të kujdesen për kryerjen e detyrave të shtëpisë dhe pjesëmarrjes në mësim.
Mësuesi përcjellë orarin e mësimeve online dhe komunikon me prindërit për angazhimin e rregullt të nxënësve.
Kujdestarët e klasave (për klasat 6-9 dhe 10-12):
Janë të obliguar të vazhdojnë angazhimin në kryerjen e detyrave të veta profesionale për realizimin e mësimit online. Kujdestarët e klasave janë bërthama rreth së cilës organizohen mësimdhënësit në përpjekjet për lehtësimin e mësimit online në klasat e veta (6-12).
Kujdestarët e klasave organizojnë grupe virtuale me nxënësit e paralelës së vet. Të gjithë mësimdhënësit e angazhuar në punë me këtë klasë organizohen rreth kujdestarit të klasës.
Kujdestari i klasës përcjellë orarin e mësimeve online dhe komunikon me prindërit për angazhimin e rregullt të nxënësve.
Mësimdhënësit (1-12):
Janë të obliguar të vazhdojnë kryerjen e detyrimeve të veta profesionale duke u fokusuar në lehtësimin e realizimit të mësimit online.Këtë do ta realizojnë duke krijuar grupe virtuale me prindërit dhe nxënësit e vet.Detyra e mësimdhënësve është përcjellja e mësimit online, përkujdesja për aktivizimin e rregullt të nxënësve, përkujdesjen dhe përcjelljen e kryerjes së detyrave të shtëpisë, këshillimin e nxënsve për tejkalimin e sfidave, shpjegimin e pjesëve më të vështira, mbajtjen e evidencave e të tjera.Mësimdhënësit përcjellëin orarin e mësimeve online dhe komunikojnë me prindërit për angazhimin e rregullt të nxënësve.
Prindërit:
Prindërit, sidomos ata që kanë fëmijë të moshës së re (klasat 1-3), janë pikat kryesore për realizimin e mësimit online. Prindërit janë faktori më i rëndësishëm për realizimin e mësimit.Ata mbajnë kontakt të rregullt me mësimdhënësit/mësuesit dhe me kujdestarët e klasave për të siguruar realizim sa më serioz të mësimit online.
06/03/2020
Festat e Marsit në SHFMU " Hilmi Hoti" u manifestuan me disa aktivitete.
U mbajt një orë letrare me krijimet e nx. me ç' rast u shpërblyen tri vendet e para me nga një dhuratë modeste. Nx.fitues janë: Ervesë Hoti, nx.e kl. së VIII/ 2, Kaltrinë Thaçi, nx.e kl. IX/2 dhe Dijamant Gashi, nx.i kl.VI/2.
Edhe mēsimdhënësit e nivelit fillor dhe parafillor zhvilluan aktivitete të ndryshme me nxënësit e tyre.
Poashtu gjatë paraditës së sotme kolektivi i shkollës bën homazhe dhe vendosën lule mbi varrezat e mēsuesve.
Urime Festat e Marsit!
14/02/2020
Sot për nder të Festës së 17 Shkurtit- Festës së Pavarësisë së Kosovës nx. e shkollës sonë dhanë një program kulturoro- artistik.
Urime 12- vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
Lavdi Dëshmorëve!
21/01/2020
Para shtëpisë së Kulturës "Tahir Sinani" në Malishevë, me rastin e marrjes së shpërblimeveme nxënësit fitues të Garave Nacionale të Diturisë si dhe Garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në nivel komunal e republikan. Urime nxënës dhe mësimdhënës!
02/12/2019
Falendërojmë Muharrem Gashin nga Shkarashniku, i cili javën e kaluar dhuroi dy komplete rrobash për fëmijët e klasës parashkollore, kuptohet për fëmijët e familjeve me ndihmë sociale. Faleminderit!
26/11/2019
24/11/2019
Falënderojmë Këshillin e Prindërve të shkollës sonë, veçanërisht Ramiz e Naser Thaçin për iniciativën që kanë ndërmarrë për pastrimin e oborrit të shkollës nga ferrat dhe shkurret e tepërta. Këtij aksioni iu bashkuan edhe një grup të rinjsh të lagjeve përreth.
Faleminderit të gjithëve!
22/11/2019
Aktivitet i zhvilluar gjatë një ore mësimore me nx. e klasës së katërt, me mësuesit Baki Krasniqi e Fatmire Hoti, " Si të ushqehemi shëndetshëm, pemet dhe frutat kanë vitamina".
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Carrallukë
Malishevë
KOSOVË