SHFMU "18 Prilli" - Burim

SHFMU  "18 Prilli" - Burim Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "18 Prilli" - Burim, Elementary School, Burim, Malishevë.

FALËNDERIM PËR DONACIONINShkolla jonë shpreh mirënjohjen më të sinqertë për Shoqatën “Bereqeti” në Malishevë, për donaci...
07/09/2026

FALËNDERIM PËR DONACIONIN

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen më të sinqertë për Shoqatën “Bereqeti” në Malishevë, për donacionin e çmuar – dhurimin e një aparati për ujë për shkollën tonë.

Shoqata “Bereqeti” është dëshmuar vazhdimisht si një mbështetëse e rëndësishme e shkollës dhe komunitetit. Humanizmi, solidariteti dhe gatishmëria për të ndihmuar po ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve në shkollë dhe në mirëqenien e përditshme të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Një donacion i tillë, sado i thjeshtë në dukje, është një kontribut i rëndësishëm për krijimin e një ambienti më të mirë dhe më të përshtashëm për shkollën.

Faleminderit për përkrahjen, bujarinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe komunitetit tonë!

Respekt dhe mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Bereqeti” në Malishevë dhe koordinatorin e saj, z. Afrim Bytyçi, për kontributin dhe bashkëpunimin e treguar! 💧

📍Burim, 07.09.2026

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Afrim Morina

Faleminderit Kompania Pestova!Shkolla jonë shpreh mirënjohje dhe falënderim për kompanin në fjalë e cila dhuroj  80 prod...
01/09/2026

Faleminderit Kompania Pestova!

Shkolla jonë shpreh mirënjohje dhe falënderim për kompanin në fjalë e cila dhuroj 80 produkte Vipa Chips për të gjithë nxënësit nga niveli parafillor e deri në klasën e V-të.

Një gjest i tillë solli buzëqeshje te fëmijët dhe e bëri edhe me të veçant fillimin e vitit të ri shkollor.

Faleminderit për gëzimin që ua dhuruat nxënësve tanë!👏

Ju urojmë shumë suksese dhe mbarësi në punën tuaj!

Me mirënjohje,
Drejtoria e shkollës

📍Burim

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,Ju njoftojmë s...
31/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,

Ju njoftojmë se nesër, e martë, 1 shtator 2026, fillon viti i ri shkollor 2026/2027.

Me kohë janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë.

🛎️ Mësimi për ndërrimin e parë fillon nga ora: 08:00

Ndërsa ndërrimi i dytë nga ora: 13:00.

Andaj, me rastin e fillimit të një kapitulli të ri, ju urojmë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me dije, përkushtim, bashkëpunim dhe arritje të reja.

Një urim i veçantë shkon për nxënësit e vegjël, të cilët nesër nisin për herë të parë rrugëtimin e tyre shkollor.

Ju dëshirojmë shumë suksese dhe kujtime të bukura!

🌟

Me respekt, Afrim Morina, drejtor i shkollës

📍SHFMU “18 Prilli” – Burim

Me, 31.08.2026

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027
20/08/2026

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027

NJOFTIM!Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Suksese për të gjithë nxënësit!
27/07/2026

NJOFTIM!

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Suksese për të gjithë nxënësit!

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

REZULTATET E TESTIT TË ARRITSHMËRISË KL. IX 2026Urime për të gjithë nxënësit dhe shumë suksese në vazhdim!
06/07/2026

REZULTATET E TESTIT TË ARRITSHMËRISË KL. IX 2026

Urime për të gjithë nxënësit dhe shumë suksese në vazhdim!

23/06/2026
Përfundimi i vitit shkollor 2025/2026Klasa e IV-tëMësuese: Edionë Morina
22/06/2026

Përfundimi i vitit shkollor 2025/2026

Klasa e IV-të

Mësuese: Edionë Morina

MINIMATURA 2026Përfundimi i një kapitulli dhe fillimi i një etape të reSot, në një atmosferë të mbushur me emocione dhe ...
20/06/2026

MINIMATURA 2026

Përfundimi i një kapitulli dhe fillimi i një etape të re

Sot, në një atmosferë të mbushur me emocione dhe gëzim, nxënësit e klasës së V-të nën shoqërimin e mësueses së tyre Zymrije Morina përmbyllën me sukses një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre arsimor.

Ky moment i veçantë u shoqërua me kujtime të bukura dhe ndjenja mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e deritanishëm të të gjitha palëve. Andaj, një falënderim i veçantë shkon për të gjithë prindërit dhe mësuesen e klasës Zymrije Morina.

Njëkohësisht, nxënësit u pritën ngrohtësisht nga arsimtarët e ciklit vijues, të cilët u gjendën pranë dhe duke ju uruar atyre mirëseardhje dhe suksese në etapën e re të shkollimit.

Urojmë që ky kalim të jetë fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm, të mbushur me dije, arritje dhe përvoja të vlefshme edhe në të ardhmen.

Urime e shumë suksese!👏👏👏

Me respekt,
Drejtori i shkollës, Afrim Morina

📍 Burim, më 20.06.2026

Festa e Abetares 2026Sot në shkollën tonë u organizua me shumë sukses, gëzim dhe emocione Festa e Abetares, një aktivite...
05/06/2026

Festa e Abetares 2026

Sot në shkollën tonë u organizua me shumë sukses, gëzim dhe emocione Festa e Abetares, një aktivitet i veçantë kushtuar nxënësve të klasës së parë, të cilët përmbyllën me sukses hapat e tyre të parë në botën e shkronjave dhe leximit dhe duke bërë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e dijes.

Përmes recitimeve, këngëve dhe pikave të ndryshme artistike, nxënësit treguan njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë këtij viti shkollor, duke e bërë këtë festë edhe më madhështore dhe të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Falënderojmë mësuesin e klasës së parë Besart I. Morina, për përkushtimin e tij të vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e sinqert me të gjithë, si dhe prindërit për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Nxënësve tanë të dashur u urojmë suksese të mëtejshme në rrugën e dijes dhe shumë arritje në vitet që vijnë.

Urojmë që nxënësit të vazhdojnë të mësojnë me përkushtim dhe kureshtje, të ëndërrojnë me guxim dhe të ecin përpara me shumë besim.

Urime Festa e Abetares! 📚🎉✨

Me respekt,
Drejtori i Shkollës
Afrim Morina

📍Burim, 05.06.2026

Address

Burim
Malishevë
24000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "18 Prilli" - Burim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share