SHFMU " Vesel Pagarusha '' në Pagarushë

SHFMU " Vesel Pagarusha '' në Pagarushë Të shkollohen dhe edukohen nxënësit si qytetarë dinjiotz të vendit të tyre dhe të botës, të

DONACIONI I PARË, NË DITËN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027Një fillim i bukur i vitit të ri shkollor për shk...
01/09/2026

DONACIONI I PARË, NË DITËN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Një fillim i bukur i vitit të ri shkollor për shkollën tonë!

Në këtë ditë të veçantë, kur hapim dyert e shkollës për vitin e ri shkollor 2026/2027, kemi kënaqësinë të pranojmë edhe donacionin e parë, një piano, të dhuruar nga z. Muharrem Islam Krasniqi nga Pagarusha, i cili punon dhe jeton në Itali.

Në emër të të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe në emrin tim personal, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për Muharrem Islam Krasniqi për këtë donacion të çmuar.

Kjo piano do të jetë një pasuri e veçantë për shkollën tonë dhe do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë talentin, kreativitetin dhe dashurinë për muzikën.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Jeton Krasniqi,për kontributin e tij në sigurimin e transportit të pianos nga Peja deri në SHFMU “Vesel Pagarusha” në Pagarushë.

Ky është një fillim i mirë dhe një dëshmi se dashuria për shkollën, nxënësit dhe vendlindjen nuk njeh distancë.

Me respekt dhe mirënjohje,

Drejtori:
Astrit Krasniqi

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027🏫 SHFMU “Vesel Pagarusha” – PagarushëTë dashur nxënës, të nderuar p...
28/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

🏫 SHFMU “Vesel Pagarusha” – Pagarushë

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,

Ju njoftojmë se të martën, më 1 shtator 2026, fillon viti i ri shkollor 2026/2027.

🕗 Mësimi fillon në ora 08:00 dhe zhvillohet në një ndërrim, nga klasa parafillore deri në klasën e IX-të.

Ju urojmë një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm, me shëndet, përkushtim, rezultate dhe shumë arritje!

Mirë se vini në vitin e ri shkollor 2026/2027!

Me respekt,
Drejtori i SHFMU “Vesel Pagarusha” – Pagarushë
Astrit Krasniqi

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027https://mash.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/08/Udhezimi-Administrativ-me-nr-0...
20/08/2026

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027

https://mash.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/08/Udhezimi-Administrativ-me-nr-01-2026-Per-Kalendarin-e-vitit-shkollor.pdf

NJOFTIM👇
19/06/2026

NJOFTIM👇

SHFMU " Vesel Pagarusha '' në Pagarushë
12/06/2026

SHFMU " Vesel Pagarusha '' në Pagarushë

11/06/2026

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se nesër, më 12.06.2026, nuk do të mbahet mësim për nder të festës “Dita e Paqes”.

Po ashtu, njoftohen të gjithë mësimdhënësit se të shtunën, më 13.06.2026, do të mbahet mësim sipas orarit të ditës së hënë, për zëvendësimin e ditëve të humbura gjatë vitit shkollor.

Drejtori: Astrit Krasniqi

10/06/2026

Sot nxënësit e klasave të 9-ta përfunduan me sukses një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre shkollor.
Me këtë rast, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për kujdestaret e klasave, Arlinda Morina dhe Albana Kryeziu, për përkushtimin, punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm gjatë gjithë këtyre viteve.

Ju urojmë suksese të mëtejshme në punën tuaj dhe nxënësve të klasave të 9-ta shumë fat e arritje në hapat e ardhshëm të jetës dhe shkollimit të tyre.

Me respekt:
Drejtori: Astrit Krasniqi

DITA E SHKOLLËS NË SHFMU “VESEL PAGARUSHA” NË PAGARUSHË25.05.2026Sot, në ambientet e SHFMU “Vesel Pagarusha” në Pagarush...
25/05/2026

DITA E SHKOLLËS NË SHFMU “VESEL PAGARUSHA” NË PAGARUSHË

25.05.2026

Sot, në ambientet e SHFMU “Vesel Pagarusha” në Pagarushë, u kremtua Dita e Shkollës, në praninë e mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, mysafirëve dhe shumë të ftuarve të tjerë.

Në këtë manifestim u prezantuan sukseset dhe të arriturat e nxënësve gjatë vitit shkollor 2025/2026 në fusha të ndryshme, si në mësime, sport, aktivitete kulturore dhe gara të ndryshme shkollore, duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të nxënësve dhe stafit arsimor.

Me këtë rast, u ndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësit, për angazhimin, sukseset dhe kontributin e dhënë gjatë vitit shkollor 2025/2026, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të shkollës në aktivitete dhe gara të ndryshme.

Drejtori i shkollës falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar lart kontributin e mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve në sukseset e arritura të shkollës sonë.

Me respekt:
Drejtor: Astrit Krasniqi

📖 Festa e Abetares Sot në shkollën tonë u mbajt me shumë emocion dhe gëzim Festa e Abetares nga nxënësit e klasës së par...
23/05/2026

📖 Festa e Abetares

Sot në shkollën tonë u mbajt me shumë emocion dhe gëzim Festa e Abetares nga nxënësit e klasës së parë, të cilët me buzëqeshjet, recitimet dhe paraqitjet e tyre sollën një atmosferë të veçantë për të gjithë të pranishmit.

Kjo festë shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe mbetet një kujtim i paharruar për secilin fëmijë, prind dhe mësimdhënës.

Falënderim i veçantë për arsimtarët kujdestarë Enver Krasniqi dhe Avni Krasniqi për përkushtimin, punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm me nxënësit, duke bërë që kjo ditë të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Po ashtu, mirënjohje të sinqertë për të gjithë prindërit e nxënësve për angazhimin e pashoq, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e kësaj feste të bukur.

Urime të gjithë nxënësve Festën e Abetares! Ju dëshirojmë shumë suksese, shëndet dhe dituri në rrugëtimin tuaj shkollor.

Me respekt:
Drejtori: Astrit Krasniqi

Address

Malishevë
24000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU " Vesel Pagarusha '' në Pagarushë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU " Vesel Pagarusha '' në Pagarushë:

Shortcuts

Share