Çerdhja ''Zërat e Ëmbël'' Malishevë

Çerdhja ''Zërat e Ëmbël'' Malishevë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Çerdhja ''Zërat e Ëmbël'' Malishevë, Community College, ''Hamdi Berisha'', Malishevë.

13/09/2026

Pushimet mbaruan, aventura vazhdon 🥰

Grup-mosha:4-5 vjeç 🙂
Edukatoret: Sabrie-Florie.

11/09/2026

Pushimet mbaruan, aventura vazhdon 🥰

Grup-mosha:5-6 vjeç 🙂
Edukatoret: Kymete&Shera

11/09/2026

Pushimet mbaruan, aventura vazhdon 🥰

Grup-mosha:5-6 vjeç 🙂
Edukatoret: Bahte, Blerina & Arta

NJOFTIMTë nderuar prindër,Në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, si dhe pas përfundimit të pr...
27/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,

Në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, si dhe pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes dhe vlerësimit të aplikimeve, ju njoftojmë se janë përcaktuar fëmijët e pranuar në IP “Zërat e Ëmbël” në Malishevë.

Bashkëngjitur këtij njoftimi gjeni fotografitë me emrat e fëmijëve të pranuar.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju urojmë mirëseardhje në IP “Zërat e Ëmbël”.

Çerdhja “Zërat e Ëmbël” – Malishevë

26/08/2026

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se çerdhja “Zërat e Ëmbël” në Malishevë do të fillojë punën nga data 27.08.2026.

Pas pushimit veror, ju mirëpresim përsëri dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

Ju urojmë mirëseardhje dhe një fillim të mbarë!

Me respekt,
Stafi i çerdhes “Zërat e Ëmbël” Malishevë

24/07/2026

Njoftim!

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se Çerdhja “Zërat e Ëmbël” në Malishevë dhe paralelja në Kijevë do të jenë të mbyllura për pushimin veror, duke filluar nga 27.07.2026 deri më 27.08.2026.

Në përfundim të këtij viti, ju falënderojmë për besimin, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj. Ishte kënaqësi të ishim pjesë e përkujdesjes, rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve tuaj.

Ju urojmë pushime të mbara, ditë të mira pranë familjeve tuaja, shëndet e mbarësi, dhe mezi presim të takohemi sërish pas pushimit veror.

Me respekt,
Stafi i Çerdhes “Zërat e Ëmbël” – Malishevë dhe Kijevë.

10/07/2026

Në cilësinë e Drejtoreshës së Kopshtit “Zërat e Ëmbël”, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për Komunën e Malishevës, UNDP-në dhe OJQ “Miqësia” për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti ndërgjenerues – mbjelljen e luleve së bashku me fëmijët dhe gjyshërit.

Ky aktivitet nuk ishte vetëm një mbjellje lulesh, por një ditë e mbushur me dashuri, respekt dhe vlera. Buzëqeshjet e fëmijëve pranë gjyshërve dëshmuan edhe një herë rëndësinë e lidhjes mes brezave.

Faleminderim të gjithë gjyshërve për pjesëmarrjen dhe stafit të kopshtit për përkushtimin në organizimin e këtij aktiviteti.

Së bashku po mbjellim jo vetëm lule, por edhe dashuri për natyrën, përgjegjësi dhe respekt për njëri-tjetrin.

Faleminderit për kontributin tuaj në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë!

Me respekt dhe mirënjohje,
Drejtoresha e Kopshtit “Zërat e Ëmbël” - Malishevë

06/07/2026

Të nderuar prindër,

Në cilësinë e drejtoreshës së çerdhes “Zërat e Ëmbël” në Malishevë, ju njoftoj se të enjten, më 09.07.2026, në oborrin e çerdhes, në orën 10:00, do të realizohet aktiviteti i mbjelljes së luleve, ku secili fëmijë do të marrë pjesë individualisht së bashku me gjyshen ose gjyshin e tij/saj.

Po ashtu, për secilin fëmijë do të realizohet një fotografi e vendosur në një kornizë të dizajnuar me lule verore.

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i aktivizimit social dhe forcimi i lidhjes ndërmjet brezave, duke krijuar momente të veçanta mes fëmijëve dhe gjyshërve të tyre.

Ky aktivitet organizohet nga Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me UNDP-në, Bashkimin Evropian (BE) dhe Organizatën “Miqësia”.

Me respekt,
Drejtoresha e çerdhes

27/06/2026

Aktivitetet e zhvilluara gjate javës 🥰
Grup-mosha:4-5 vjeç😊
Edukatoret: Fatime-Adelina-Hava.

27/06/2026

Aktivitetet e zhvilluara gjatë javës 😊
Grup-mosha: 2-3 vjeç 🥰
Edukatoret: Egzona & Florentina

Address

''Hamdi Berisha''
Malishevë

Telephone

+38345985055

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Çerdhja ''Zërat e Ëmbël'' Malishevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share