SHFMU "Habib Berisha" Gurbardh

SHFMU "Habib Berisha" Gurbardh Faqja zyrtare e shkolles fillore te mesme te ulet "Habib Berisha" Gurbardh Deri në vitin 2008 kanë vijuar afro 650 nxënës nga fshati Burim dhe Gurbardh.

Edukimi dhe shkollimi në fshatin tonë në retrospektivë është bërë në baza vullnetare nga autodidaktet e fshatit tonë nëpër oda dhe shtëpi private. Kurse për herë të parë procesi edukativo-arsimor formal ka filluar në vitin 1948 me mësuesin e parë të asaj kohe z.Fehmi Alushi. Në vitin 1964 për herë të parë ndërtohet objekti shkollor me kontributin e bashkëfshatarëve. Kjo shkollë ishte triklasëshe dhe më vonë bëhet paralele e ndarë e shkollës së Dragobilit, Lumishtës dhe së fundi atë të Malishevës. Në vitin 1996 shkolla jonë pavarësohet si paralele e ndarë dhe merr emrin e shquar të personalitetit të albanologjisë shqiptare z.Eqrem Çabej. Kurse në vitin 2012 shkolla jonë riemërtohet me emrin e dëshmorit të kombit Habib Berisha. Përgjatë kësaj periudhe mbi 60 vjeçare shkolla jonë ka kryer me sukëses shumë misione vitale të kohës në shërbim të komunitetit dhe kombit në përgjithësi. Në këtë shkollë kanë kaluar shumë gjenerata të brumosur me ideale të pastërta kombëtare, morale, atdhetare dhe profesionale. Ndërsa sot shkolla jonë përveq këtij misioni ka edhe vizionin për të qenë një shkollë konkuruese për të nxjerrë kuadro që janë kompetente, profesionale në shërbim të shoqërisë dhe krijimit të shtetit të dijes në vendin tonë. Ka edhe vizionin e kultivimit të nxënësëve të talentuar dhe të aftë në shërbim të forcimit të demokracisë, lirisë dhe vlerave globale.

31/08/2018
Sot në shkollën tonë për nder të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit është organizuar një orë letrare. Më këtë rast drejtori...
26/11/2015

Sot në shkollën tonë për nder të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit është organizuar një orë letrare. Më këtë rast drejtoria uron të gjithë nxënësit dhe arsimtarët këtë festë madhështore.
Urime të gjithë Shqiptarëve Dita e Flamurit!

Në javën e kaluar për nder të festës së 28 Nëntorit janë organizuar garat në futboll të vogël. Fitues i këtyre garave do...
23/11/2015

Në javën e kaluar për nder të festës së 28 Nëntorit janë organizuar garat në futboll të vogël. Fitues i këtyre garave dolën klasa IV 1 në ciklin e ulët dhe klasa e IX 1 në ciklin e lartë. Drejtoria e shfmu "Habib Berisha" në Gurbardh uron fituesit dhe ju dëshiron suksese të mëtutjeshme.

Fituesit e Krosit Vjeshtor!
23/11/2015

Fituesit e Krosit Vjeshtor!

Me nxënës në Mehmet Akif Kolegj!
23/11/2015

Me nxënës në Mehmet Akif Kolegj!

18/11/2015

Të dashur nxënës të cilët keni marrë pjes ne garen nacionale në lëndën e Kimisë per kete vit keto jane rezultatet:

1.Shkurte Berisha klasa VIII 1- 4.5%
2.Valentina Berisha klasa VIII 2 - 8%
3.Mirjona Berisha klasa IX 1 - 6.5%
4.Drenusha Berisha klasa IX1 - 3.5 %

Fusha e sportit.
24/09/2015

Fusha e sportit.

18/09/2015

LETËR ÇDO PRINDI
-Fëmiu yt gënjen shumë, sepse ti e llogaritë ashpër.
– Fëmiu yt nuk ka besim në vete, sepse ti nuk e inkurajon.
- Fëmiu yt flet dobët, sepse ti nuk komunikon shpesh me të.
-Fëmiu yt vjedh, sepse ti nuk e ke edukuar të japë dhe shpenzojë.
-Fëmiu yt frikacak, sepse ti e mbronë atë.
- Fëmiu yt nuk respekton të tjerët, sepse ti nuk ulë zërin me atë.
- Fëmiu yt qëndron i nervozuar çdo herë, sepse ti nuk e lavdëron.
- Fëmiu yt është koprrac, sepse ti nuk e ndihmon.
-Fëmiu yt është i dhunshëm me të tjerët, sepse ti e keqtrajton. -Fëmiu yt xhelozon, sepse ti e neglizhon.
- Fëmiu yt të pengon, sepse ti nuk e puthë e përqafon.
- Fëmiu yt nuk të dëgjon, sepse ti shpesh nga ai kërkon.
- Fëmiu yt rri i mbyllur, sepse ti je i nxënë.
-Fëmiu yt shpeshëherë sillet se me qenë ‘prindi yt’, sepse gjyshi i tij nuk respektohet nga ti.
-Fëmiu yt është egoist, sepse ti altruizmin e shprehë me të tjerët dhe jo me atë.
-Fëmiu yt nuk lexon, sepse ti i servon lojëra kompjuterike.
Prindër, bëni kujdes se si silleni me fëmijët. Ata i keni amanet.

17/09/2015

MESAZH NGUSHËLLIMI !

E dashur familje e Haki Berishës!

Sot me dhimbje të thellë i dham lamtumiren e fundit bijës suaj Fetie Berishës për në botën tjetër.

Në këto çaste të dhimbjes së thellë për bijen tuaj, lutemi që të gjeni forcë dhe kurajo në përballimin e kësaj vdekje të rëndë.

Bashkohemi me ngushëllimet e të gjithëve për ty dhe familjen tënde.

Mbani me krenari kujtimin e saj!
U preftë në paqë dhe qetësi, bija juaj e dashur!

Ngushëllime të thella nga drejtoria, nxënësit dhe kolektivi i shkollës sonë!

Një foto tjetër e kolektivit të shkolles fillore "Eqrem Çabej" në Gurbardh.
16/09/2015

Një foto tjetër e kolektivit të shkolles fillore "Eqrem Çabej" në Gurbardh.

Fotografi e kolektivit të shkollës fillore "Eqrem Çabej" në Gurbardh në vitin shkollor 1996-1997.
15/09/2015

Fotografi e kolektivit të shkollës fillore "Eqrem Çabej" në Gurbardh në vitin shkollor 1996-1997.

Address

Gurbardh
Malishevë
24000

Telephone

+38344492812

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Habib Berisha" Gurbardh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Habib Berisha" Gurbardh:

Shortcuts

Share