SH F M U “ Salih Bytyçi “ në Shkozë

SH F M U “ Salih Bytyçi “ në Shkozë

Share

Faqja zyrtare e SHFMU "Salih Bytyçi“ në Shkozë administrohet nga drejtori Arben Bytyçi

04/05/2026

Photos from SH F M U “ Salih Bytyçi “ në Shkozë's post 04/05/2026

Nxënësit tanë me shumë përkushtim dhe entuziazëm morën pjesë në aktivitetin dhe në garat kombëtare të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i shëndetësisë Publike me temën “Të rinjtë për një Kosovë pa duhan” 🚭

Përmes këtij organizimi, ata patën mundësinë të shprehin idetë, kreativitetin dhe qëndrimet e tyre kundër përdorimit të duhanit, duke promovuar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të vetëdijshme.

Kjo pjesëmarrje dëshmon se të rinjtë tanë janë zëri i ndryshimit dhe ambasadorë të një të ardhmeje më të mirë për shoqërinë tonë.

Falënderojmë nxënësit e klasave VIII dhe IX-ta për angazhimin e tyre, si dhe mësimdhënësen Besartë Sopaj për mbështetjen dhe udhëheqjen në këtë aktivitet të rëndësishëm, gjithashtu ju urojmë shumë suksese në garë! 👏👏👏



Shkozë, më 04.05.2026
Me respekt, drejtori Arben Bytyçi

Photos from SH F M U “ Salih Bytyçi “ në Shkozë's post 23/04/2026

OLIMPIADA E PËRBASHKËT E GJUHËS SHQIPE KOSOVË-SHQIPËRI, KLASA 9 2025/2026

Më 20.04.2026 është mbajtur gara në lëndën e gjuhës shqipe “Gjuhëtari i ri” në kuader të olimpiadës së përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Tre fituesit e parë në nivel shkolle janë çertifikuar nga Drejtoria e shkollës:

1. Erinë Bekim Bytyçi ( IX/2 ), vendi parë
2. Qendresë Elmi Sopaj ( IX/1), vendi i dytë
3. Dafinë Jahir Bytyçi ( IX/2 ), vendi i tretë

Nxënësit fitues në nivel shkolle do të marrin pjesë në garat komunale të cilat do të mbahen të shtunën, më 25.04.2026 nga ora 10:00-12:00 në ShFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Drejtoria e shkollës falenderon për punën dhe angazhimin e tyre komisionet në përbërje nga mësimdhënësit e shkollës:

Komisioni Mbikqyrës:

1. Visar Bytyçi
2. Muhamet Bytyçi
3. Arinetë Sopaj

Komisioni Vlerësues:

1. Rifat Bytyçi
2. Meritë Kastrati
3. Liridonë Morina-Bytyçi

Urime, shëndet dhe suksese në garat komunale!

Shkozë, më 23.04.2026
Me respekt, drejtori Arben Bytyçi

Photos from SH F M U “ Salih Bytyçi “ në Shkozë's post 20/04/2026

Sot, nxënësit tanë realizuan një vizitë shumë të vlefshme në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë për Orientim në Karrierë.

Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të informohen më nga afër për profesionet e ndryshme, mundësitë e arsimimit dhe rëndësinë e zgjedhjes së drejtë të karrierës në të ardhmen. Nxënësit u njohën me fusha të ndryshme profesionale dhe u inkurajuan të ndjekin interesat dhe talentet e tyre.

Kjo përvojë ishte mjaft motivuese dhe ndihmoi në zgjerimin e njohurive të tyre për botën e punës dhe zhvillimin personal.

Falënderojmë stafin e Qendrës për mikpritjen dhe bashkëpunimin dhe kujdestarin e klasës IX/1 Visar Bytyqi për punën dhe angazhimin!

Shkozë, më 20.04.2026
Me respekt, drejtori Arben Bytyçi

Photos from SH F M U “ Salih Bytyçi “ në Shkozë's post 03/04/2026

Falënderim për donacionin

Shkolla jonë shpreh mirënjohjen më të sinqertë për shoqatën Bereqeti në Malishevë për donacionin e çmuar – dhurimin e dy aparateve për ujë dhe 50 bidonëve me ujë për nxënësit dhe stafin e shkollës.

Ky gjest human dhe solidar kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve në shkollë dhe në mirëqenien e përditshme të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Faleminderit për përkrahjen dhe kujdesin tuaj të vazhdueshëm ndaj arsimit dhe komunitetit tonë!

Respekt dhe mirënjohje për shoqatën Bereqeti në Malishevë dhe kordinatorin e shoqatës z. Afrim Bytyçi! 💧📚

Shkozë, më 03.04.2026
Me respekt, drejtori Arben Bytyçi

02/04/2026
Photos from SH F M U “ Salih Bytyçi “ në Shkozë's post 02/04/2026

Falënderim për donacionin në Ditën e Shkollës

Me rastin e Ditës së Shkollës sonë, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për dhurimin e një donacioni të vlefshëm prej 5 laptopësh për nevojat e shkollës sonë nga firma S.I.B96-Djemt e Isak Kadri Bytyçi

Ky kontribut i çmuar do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e procesit mësimor dhe në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë.

Gjeste të tilla janë dëshmi e përkushtimit dhe mbështetjes ndaj arsimit dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj! 👏👏

Së bashku për një arsim më cilësor! 💻📚

Shkozë, më 2 Prill 2026
Me respekt, drejtori Arben Bytyçi

Want your school to be the top-listed School/college in Malisevo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Malisevo
24000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00