SHFMU '' Fehmi Agani '' Turjakë

SHFMU '' Fehmi Agani '' Turjakë Edukim

Fehmi Agani (1932 në Gjakovë - 6 maj 1999 në Prishtinë, Kosovë) filozof, sociolog dhe politikan i doktoruar, akademik, gazetar dhe Hero shqiptar i Kosovës.

📢 NJOFTIM Viti i Ri Shkollor 2026/2027Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,Me  kënaqësi ju njoftojmë se ...
31/08/2026

📢 NJOFTIM

Viti i Ri Shkollor 2026/2027

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,
Me kënaqësi ju njoftojmë se nesër, e martë, më 1 Shtator 2026, shkolla jonë hap dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027. Drejtoria e shkollës, mësimdhënësit, stafi teknik dhe DKA-Malishevë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet që nesër t'ju mirëpresim në një ambient të ngrohtë, të pastër dhe funksional.

⏰ ORARI I MËSIMIT
Ndërrimi i I-rë (Paradite) | Ora 08:00
Klasat: VI – IX
Ndërrimi i II-të (Pasdite) | Ora 13:00
Parafillorja & Klasat: I – V

📚 PAJISJA ME TEKSTE SHKOLLORE
Klasat I – IX: Financimi i librave bëhet nga Ministria e Arsimit përmes rimbursimit në platformën e-Kosova. Koordinatorët tanë kanë procesuar dhe aprovuar aplikimet e deritanishme. Shënim: Ekipi ynë ka kontaktuar direkt edhe 6 prindërit e fundit që nuk kishin aplikuar ende, për t'u ofruar ndihmën e nevojshme teknike.
Klasa Parafillore: Tekstet dhe mjetet shkollore sigurohen nga prindërit (pa rimbursim). Edukatorja do t'ju njoftojë në ditët në vijim për pakon e saktë që duhet të bleni.

Disiplina e nxënësve, përkushtimi i mësimdhënësve dhe bashkëpunimi i ngushtë me prindërit janë garancia jonë për një vit të mbushur me suksese!

Ju urojmë të gjithëve një vit të mbarë, me shëndet e arritje të larta, në veçanti për fëmijët e parafillores dhe nxënësit e klasës së parë!

Me respekt,
Agron Zogaj, drejtor i shkollës.

20/08/2026
Katalogu i LIBRAVE për vitin shkollor 2026/2027Të nderuar prindër, Aktivet Profesionale përkatëse të shkollës sonë me ko...
18/08/2026

Katalogu i LIBRAVE për vitin shkollor 2026/2027

Të nderuar prindër, Aktivet Profesionale përkatëse të shkollës sonë me kohë kanë bërë përzgjedhjen e teksteve shkollore me të cilat nxënësit tanë do të mësojnë në vitin shkollor 2026/2027. Andaj, kërkojmë nga ju që t’i siguroni/bleni librat e përzgjedhura vetëm nga mësimdhënësit tanë (shih katalogun më poshtë sipas klasave), jo ato të rekomanduara nga librarët.

Koordinatorët e shkollës sonë janë duke i shqyrtuar me korrektësi aplikimet e prindërve për subvencionimin e teksteve. Sipas tyre deri më tani 95% e prindërve kanë aplikuar.

Këtë vit shkollor do të mësohet me libra të reja nga klasa 1 - 9 dhe subvencionohen nga Ministria e Arsimit. Kurse, për fëmijët e librat sigurohen nga prindërit.

Ju uroj shëndet dhe suksese!

Me respekt,
Agron Zogaj, drejtori i shkollës.

👇🏻

27/07/2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Dëftesat për kl.IX-taSot, në shkollën tonë, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së dëftesave për nxënësit që përfunduan ...
06/07/2026

Dëftesat për kl.IX-ta

Sot, në shkollën tonë, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së dëftesave për nxënësit që përfunduan arsimin e mesëm të ulët, duke shënuar kështu një etapë të rëndësishme në rrugëtimin e tyre arsimor.

Me krenari përcjellim gjeneratën e dy paraleleve të klasës së nëntë, të udhëhequra me përkushtim nga kujdestaret e klasave, Ilire Kastrati dhe Albulenë Krasniqi, të cilat me punën, angazhimin dhe mbështetjen e tyre kanë qenë pranë nxënësve gjatë këtij rrugëtimi.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë nxënësit për përkushtimin, angazhimin dhe sukseset e tyre. Ju urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugëtimin e mëtejmë drejt arsimit të mesëm të lartë. Besoni në veten tuaj, ndiqni ëndrrat dhe synimet tuaja me vendosmëri.

Një falënderim i veçantë u takon prindërve për bashkëpunimin, mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm ndaj shkollës sonë.

Po ashtu, falënderoj nga zemra të gjithë mësimdhënësit që gjatë katër viteve të fundit kanë ndarë me përkushtim dijen, përvojën dhe vlerat e tyre, duke kontribuar në formimin akademik dhe edukativ të kësaj gjenerate.

Me respekt,
Drejtoria e shkollës.

Mbledhja e KDSH-sëSot  u mbajt Mbledhja e Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSH), e udhëhequr nga Kryetari i KDSH-së, z. ...
25/06/2026

Mbledhja e KDSH-së

Sot u mbajt Mbledhja e Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSH), e udhëhequr nga Kryetari i KDSH-së, z. Besnik Bytyqi. Për këtë mbledhje paraprakisht, ishte njoftuar edhe DKAE-ja në Malishevë.

Në këtë mbledhje, drejtori i shkollës, z.Agron Zogaj para Këshillit raportoi për zhvillimin e procesit mësimor për vitin shkollor 2025/2026, duke prezantuar të arriturat, rezultatet dhe sfidat gjatë këtij viti shkollor. U theksua suksesi i përgjithshëm me notë mesatare në nivel shkolle 3.8, vijueshmëria me 3.7 mungesa mesatare për nxënës në muaj, si dhe realizimi i planprogramit mësimor në 97%. Gjithashtu u vlerësua zhvillimi i një numri të madh të aktiviteteve jashtëkurrikulare që kanë kontribuar në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe angazhimit të nxënësve.

Në vazhdim, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi Vlerësimin e Brendshëm të Shkollës (VBSH) në të pesë fushat e cilësisë, ku rezultati përfundimtar ishte: Shkalla e Cilësisë – Performancë e Mirë. Ky proces u realizua nga ekipi i vlerësimit në përbërje: znj.Agreta Kastrati (kryesuese), znj.Shkurte Kastrati (anëtare) dhe znj.Ilire Kastrati (anëtare).

Po ashtu, u shqyrtua dhe u miratua përzgjedhja e lëndëve me zgjedhje për vitin shkollor 2026/2027 për kl. I - IX. Ky proces u realizua nga komisioni në përbërje: z.Ramadan Kastrati (kryesues), z.Agim Paçarizi (anëtar), znj.Albulenë Krasniqi (anëtare), z. Egzon Bytyqi (anëtar – përfaqësues i prindërve) dhe Dea Kastrati (anëtare – përfaqësuese e nxënësve).

Shkolla mbetet e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë. 🎓📚

Me respekt,
Këshilli Drejtues i Shkollës.

 -ta 2026📆 Data e organizimit: 26 qershor 2026Qendra e testimit për nxënësit e shkollë sonë është:  SHFMU “Ibrahim Mazre...
23/06/2026

-ta 2026

📆 Data e organizimit: 26 qershor 2026
Qendra e testimit për nxënësit e shkollë sonë është: SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë📍
Suksese!
Udhëzuesi 👇🏻

Përfundimi i vitit shkollor 2025/2026Sot, në shkollën tonë u bë komunikimi i suksesit për nxënësit e klasave I – VIII, s...
22/06/2026

Përfundimi i vitit shkollor 2025/2026

Sot, në shkollën tonë u bë komunikimi i suksesit për nxënësit e klasave I – VIII, si dhe u mbajtën njëkohësisht mbledhjet e Këshillave të Prindërve. Kjo ishte një mundësi e mirë për të reflektuar mbi punën, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë vitit shkollor 2025/2026 si dhe për të forcuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet shkollës dhe prindërve.

Një moment i veçantë i kësaj dite ishte shpërndarja e 👨‍🎓👩🏼‍🎓për nxënësit të _të_V-ta, të cilët me sukses përfunduan shkollën fillore. Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre arsimor dhe një moment krenarie për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e tyre; Miftar Kastrati dhe Luljetë Kastrati.

I përgëzoj të gjithë nxënësit për angazhimin dhe sukseset e treguara gjatë vitit shkollor! Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët me përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre kanë dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e fëmijëve tanë!

Nxënësve që përfunduan klasën e pestë ju uroj suksese të vazhdueshme në shkollën e mesme të ulët, ndërsa të gjithë nxënësve pushime të këndshme dhe të mbushura me gëzime!

Me respekt,
Agron Zogaj, drejtori i shkollës.

🎓 Përfundimi me sukses i klasës parafillore 🎓Sot, u shënua me gëzim dhe krenari përfundimi i klasës parafillore për 15 f...
19/06/2026

🎓 Përfundimi me sukses i klasës parafillore 🎓

Sot, u shënua me gëzim dhe krenari përfundimi i klasës parafillore për 15 fëmijët tanë të mrekullueshëm.

Me këtë rast, edukatorja Luljete Kastrati ndau certifikata për të gjithë fëmijët që përfunduan me sukses këtë etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre edukativ.

I përgëzojmë nxënësit për angazhimin dhe suksesin e treguar gjatë këtij viti, ndërsa prindërve dhe edukatores u shprehim mirënjohjen për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm.

Ju dëshirojmë shumë suksese në hapat e ardhshëm drejt bankave shkollore! 🌟📚

F E S T A   E   A B E T A R E S🎉Sot, nxënësit e klasave të para nën udhëheqjen e mësueseve të tyre, znj.Shkurte Kastrati...
01/06/2026

F E S T A E A B E T A R E S🎉

Sot, nxënësit e klasave të para nën udhëheqjen e mësueseve të tyre, znj.Shkurte Kastrati dhe znj.Arlinda Kastratit në bashkëpunim me Këshillin e prindërve të këtyre klasave kremtuan Festën e Abetares. Me këtë rast nxënësit të përgatitur nga mësueset e tyre shfaqen një program të pasur kulturor - artistik, me këngë, valle e recitime.
I përgëzojmë mësueset për punën, angazhimin dhe përkushtimin e treguar me nxënës. Dhe që këtyre fëmijëve u dhanë çelsin e dijes - abetaren!

Poashtu, i falënderojmë prindërit për përkrahjen dhënë fëmijëve të tyre dhe bashkëpunimin e treguar me shkollën! Suksesi i nxënësve është fryt i bashkëpunimit prindër-mësues.

Në këtë ditë festuam me gëzim, krenari dhe shpresë për rrugëtimin e bukur që i pret këta nxënës në vitet që vijnë.

Në fund për nxënës u ndanë mirënjohje për suksesin e tyre në përvetsimin e shkrim-leximit!

Festa u përmbyll me një koktej të pasur me ushqime tradicionale, të përgatitura nga prindërit.

Urime festa e Abetares!
Gëzuar 1 Qershori!

Me respekt,
Agron Zogaj, drejtori i shkollës.

Address

Rruga ‘Drejtësia’ Turjakë, Nr. 106
Malisevo
24000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38349820507

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU '' Fehmi Agani '' Turjakë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU '' Fehmi Agani '' Turjakë:

Shortcuts

Share

Category