22/06/2026
SHFMU “Labinot Krasniqi” uron nxënësit e klasës së V për përfundimin me sukses të një etape të rëndësishme të arsimit të tyre.
Me punë, përkushtim dhe përpjekje të vazhdueshme, ata kanë përmbyllur këtë kapitull dhe janë gati të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt sfidave dhe arritjeve të reja.
Ju urojmë shumë suksese në vitet e ardhshme shkollore, shëndet, mbarësi dhe realizim të synimeve tuaja. Rruga juaj qoftë gjithmonë e ndriçuar nga dija, vlerat dhe puna e ndershme.
Suksese gjeneratës së klasës së V!
Suksese mësimdhënëses : Dafinë Morina- Thaçi .