Shkolla "Ismail Qemali" Bellanicë

Shkolla "Ismail Qemali" Bellanicë Shkolla fillore e mesme e ulët "Ismail Qemali" në Bellanicë

Edhe më të vegjlit ju mirëpresin!Mirë se vini Çlirimtarë!Liria ka emër!
14/09/2026

Edhe më të vegjlit ju mirëpresin!
Mirë se vini Çlirimtarë!
Liria ka emër!

Për fillim të mbarë!Ju njoftojmë se sot patëm vizitë nga zyrtarët komunal përkatësisht Ekipa e Vlerësimit për fëmijët me...
09/09/2026

Për fillim të mbarë!
Ju njoftojmë se sot patëm vizitë nga zyrtarët komunal përkatësisht Ekipa e Vlerësimit për fëmijët me nevoja të veçanta!
Falënderojmë prindërit mësimdhënësit dhe Drejtorinë e Arsimit nga komuna e Malishevës të cilët u dakorduan rreth punës dhe kujdesit ndaj kësaj kategorie të fëmijëve!
Poashtu për fillim të vitit shkollor falënderojmë DKA-në e cila ka rregulluar pjesërisht tualetet e nxënësve, pastaj falënderojmë Fondacionin Bellanica e cila na ndihmon për mirëmbajtjen e oborrit të shkollës si dhe prindërit si; Refki Zogaj, Elmi Sertolli, Zymer Hoxha të cilët na ndihmojnë për mirëmbajtjen e paisjeve teknike të shkollës.
Më posht po ju paraqes edhe Kalendarin shkollor për këtë vit shkollor duke ju uruar shëndet e suksese!

Së bashku për fëmijët tanë!
Me respekt drejtoria e shkollës!

Njoftim Të nderuar prindër ju rikujtojmë se afati për aplikim të subvencionimit të teksteve shkollore ishte i hapur deri...
14/08/2026

Njoftim
Të nderuar prindër ju rikujtojmë se afati për aplikim të subvencionimit të teksteve shkollore ishte i hapur deri më 9 gusht.
Duke parë se kanë aplikuar pak prindër, ne kemi bërë kërkesa që afati i aplikimit të shtyhet, nga kjo MASHTI ka pranuar kërkesat tona duke rihapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore për këtë vit shkollor!
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 24 gusht 2026.
Suksese!

Për më shumë keni linkun e aplikimeve!

https://www.facebook.com/share/p/1BC28dQTQn/

NjoftimJu njoftojmë se nga sot, e hënë 27 korrik, është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shk...
27/07/2026

Njoftim

Ju njoftojmë se nga sot, e hënë 27 korrik, është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (pra për klasat 1–9).
Vini re;
1. Në fund të muajit gusht shkolla do të bëj publike emrat e aplikuesve fëmijët e të cilëve aplikojnë në shkollën tonë e nuk janë nxënës të shkollës sonë!
2. Në fund të vitit shkollor, shkolla do të formojë një komision për pranimin e teksteve shkollore të përdorura gjatë vitit shkolllor 2026/27, pra tekstet duhet të kthehen në shkollë!

Për më shumë informata, më poshtë e keni postimin e plotë nga MASHT-i.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm:
Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!
Me respekt nga drejtoria e shkollës!

https://www.facebook.com/share/p/1CoededTyb/

Të dashur nxënës dhe ju të nderuar prindër, ju njoftomë se rezultatet e testit të Arritshmërisë të klasave të nënta sapo...
06/07/2026

Të dashur nxënës dhe ju të nderuar prindër, ju njoftomë se rezultatet e testit të Arritshmërisë të klasave të nënta sapo i morëm!
Nesër nga ora 8.00 nxënësit mund të vijnë në shkollë për të marrur Dëftesat!
Drejtoria e shkollës ju falënderon për sjelljet dhe sukseset e treguara gjatë shkollimit nëntëvjeçar!
Njëherit u urojmë rrugëtim të mbarë në rrugën e dijës!
Rezultatet e Arritshmerisë i keni në pasqyrën e shkollës!

Qershori muaji i fëmijëve! Edhe ky vit shkollor ishte me plot aktivitete, emocione e argëtime!Duke u ngjitur shkallëve t...
19/06/2026

Qershori muaji i fëmijëve!
Edhe ky vit shkollor ishte me plot aktivitete, emocione e argëtime!
Duke u ngjitur shkallëve të diturisë nxënësit tanë treguan maturi e suksese të shumta.
Përveç parafillorëve dhe klasave të nënta, sot edhe klasët e pesta e mbyllën një kapitull shkollimi!
Për sfidat e kaluara, angazhimet dhe sukseset e nxënësve falënderojmë përzemërsisht mësimdhënësit dhe komunitetin të cilët gjithmonë ishin brenda nesh!
Sot nxënësit tanë vizituan Lidhjen e Prizrenit dhe Kalanë e Prizrenit! Për mundësinë e kësaj vizite falënderojmë mësimdhënëset Behie Sertolli dhe Lendita Thaqi, prindërit e nxënësve si dhe kompaninë turistike Lindi Tours i cili çdo herë na përkrah drejt projekteve tona të përbashkëta!
Nxënësve u urojmë suksese, shëndet e pushime verore të këndshme!
Me respekt nga drejtoria e shkollës!

Me kënaqësi ju njoftojmë se falë punës së përbashkët sukseset nuk po na  mungojnë!Sot për nxënësit fitues të kuizit shko...
03/06/2026

Me kënaqësi ju njoftojmë se falë punës së përbashkët sukseset nuk po na mungojnë!
Sot për nxënësit fitues të kuizit shkollor për klasat 6-9, nga Këshilli Drejtues i Shkollës u ndanë vepra për pjesëmarrjën dhe arritjet e tyre në kuizin e diturisë!
Për librat e dhuruara për nxënësit fitues të kuizit shkollor u përkujdes shtëpia botuese Hamilton House PEMA të cilët drejtoria e shkollës i falënderon përzemërsisht!
Poashtu nga sukseset e garave sportive shkolla jonë ka fituar një qëndrim dy netë e tri ditë te pishat në Sllatinë në programin Drejt Malit nga Federata e Sportit Shkollor e Republikës sonë!
Ky shpërblim vie si rezultat i punës së pa lodhdhme të mësueses Suzana Sertolli!
Së bashku për të ardhmen e fëmijëve tanë!

1 Qershori Dita e Fëmijëve Sot në shkollën tonë pati plot befasi për më të vegjëlit! Fillimisht vajza e Avni S. Sertolli...
01/06/2026

1 Qershori Dita e Fëmijëve
Sot në shkollën tonë pati plot befasi për më të vegjëlit!
Fillimisht vajza e Avni S. Sertolli përkatësisht pronarja e Mimo Dresses, i lumturoi fëmijët me dhurata të preferuara për parafilloristët!
Më pastaj prindërit; Mentor Hoxha, Ardit Sertolli dhe Gani Kafexholli iu bashkangjiten me dhurata për nder të Ditës së Fëmijëve!

Pas kësaj me më të vegjëlit e shkollës sonë u vizituan;
Biblioteka e qytetit, institucioni komunal i Malishevës, Policia e Malishevës si dhe në sheshin e qytetit nxënësit tanë u relaksuan nga programet për fëmijë, përgatitur nga DKRS e komunës sonë!
Në fund të kësj agjende prof.Arton Kafexholli ishte donator i drekës së fëmijëve!
Zoti i shpërbleftë bamirësit!

Drejtoria e shkollës falënderon edukatoret, mësimdhënëset, prindërit dhe institucionet komunale të cilët bënë që fëmijët tanë të ndihen më të sigurt dhe më të motivuar!
Së bashku për fëmijët tanë!

Kur je i rrethuar nga njerëz të mirë, të mirat nuk mungojnë!Me këtë shkrim ju njoftojmë se sot me nxënësit tanë ishim në...
29/05/2026

Kur je i rrethuar nga njerëz të mirë, të mirat nuk mungojnë!
Me këtë shkrim ju njoftojmë se sot me nxënësit tanë ishim në Prishtina Mall në programin e koordinuar për fëmijët e moshës 10-12 vjeq, të quajtur "Destinacioni yt për në Hënë".
Duke parë video të ndryshme se si duket sistemi Diellor, si dhe figurat praktike të modeluara ku nxënësit përjetuan emocione të pa përshkrueshme!
Aty nxënësit përjetuan ndjesinë e të qenurit jasht planetit të Kaltër!
Për këtë falënderojmë stafin organizativ të Prishtina Mall për një mundësi të tillë, i cila edhe na siguroi transportin vajtje-ardhje gratis me kontraktuesin Arditi Tours!
Poashtu falënderojmë prindërit donator; prindin Zymer Hoxha pronar i ndërmarrjes "Diar Bau" si dhe Ramiz Enver Hoxha pronar i Ndërmarrjes ndërtimore "Ramiz Hoxha" për drekën e fëmijëve në Prishtina Mall, të cilët i bënë nxënësit që të ndihen të lumtur dhe të përkrahur!
Së bashku për të ardhmen e fëmijëve tanë!

Me kënaqësi ju njoftojmë se sot u mbajt Festa e Abetares, përgatitur nga mësimdhënëset Fazile Hoxha dhe Besianë Zogaj El...
28/05/2026

Me kënaqësi ju njoftojmë se sot u mbajt Festa e Abetares, përgatitur nga mësimdhënëset Fazile Hoxha dhe Besianë Zogaj Elshani.
Sot nxënësit përmes vargjeve poetike dhe vallëve kombëtare performuan para prindërve të tyre!
Në këtë rast fëmijët shprehen talentin e arritur!
Për këto rezultate falënderojmë mësimdhënëset dhe prindërit e tyre të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm!
Për fund të programit prindërit kishin përgatitur ushqime tradicionale nga më të ndryshmet.
Për gjitha këto drejtoria e shkollës falënderon përzemërsisht prindërit që na bëjnë më të lehtë realizimin e projekteve shkollore drejt rezultateve më të mira me nxënës!
Ndërsa yjeve të vegjël u urojmë shëndet e suksese në rrugën e dijes!

Address

Malisevo
24050

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla "Ismail Qemali" Bellanicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share