SHFMU "Kuvendi i Verrave të Llukës"

SHFMU "Kuvendi i Verrave të Llukës" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Kuvendi i Verrave të Llukës", Education Website, Llukë E Epërme.

20/06/2026

Festa e abetares dhe përfundimi i klasës së parë🥰

03/06/2026

🌞🎈 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 🎈🌞

Sot, në kuadër të festimit të 1 Qershorit, shkolla jonë organizoi një piknik të veçantë për nxënësit tanë, me qëllim që kjo ditë të mbetet një kujtim i bukur plot gëzim, lojëra dhe buzëqeshje.

Falënderojmë përzemërsisht të gjithë mësuesit dhe mësueset për përkushtimin, angazhimin dhe kujdesin e treguar në organizimin dhe realizimin e këtij aktiviteti. Kontributi juaj bëri që kjo ditë të ishte e veçantë për çdo fëmijë.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për prindërit, të cilët na mbështetën dhe bashkëpunuan me gatishmëri për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Fëmijët janë gëzimi dhe e ardhmja jonë. Urojmë që çdo ditë e tyre të jetë e mbushur me dashuri, lumturi dhe suksese!

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! ❤️

23/05/2026

Nxënësit e ciklit të ulët nga klasa 1 deri në klasën 5 realizuan një vizitë edukative në Prishtina Mall, ku patën mundësinë të shohin nga afër ekspozitën e veçantë të astronomisë “Kids on the Moon”.

Kjo vizitë ishte një përvojë shumë interesante dhe frymëzuese për nxënësit, të cilët përmes aktiviteteve kreative, punimeve dhe prezantimeve u njohën më shumë me botën e hapësirës, planetët, yjet dhe misteret e universit. Nxënësit treguan kureshtje, entuziazëm dhe imagjinatë të jashtëzakonshme gjatë gjithë ekspozitës.

Përmes kësaj eksperience, ata jo vetëm që mësuan gjëra të reja rreth astronomisë, por edhe zhvilluan kreativitetin, bashkëpunimin dhe dashurinë për dijen dhe shkencën. Vizita në ekspozitën “Kids on the Moon” do të mbetet një kujtim i bukur dhe motivues për të gjithë nxënësit. Prishtina Mall

Sot shkollës sonë iu dha një donacion nga bashkëfshatari ynë që jeton dhe punon në mërgim, Leonis Qerim Mulaj. Në emër t...
21/05/2026

Sot shkollës sonë iu dha një donacion nga bashkëfshatari ynë që jeton dhe punon në mërgim, Leonis Qerim Mulaj. Në emër të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve e falënderojmë me zemër.

Klasat 6-9 ne Diten Sportive!
19/05/2026

Klasat 6-9 ne Diten Sportive!

19/05/2026

Dita sportive në SHFMU “Kuvendi i Verrave të Llukës”

NJOFTIM Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë.
18/05/2026

NJOFTIM

Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë.

30/04/2026

Vendi i dytë në Olimpiadën e Gjuhës shqipe në gara komunale

Nxënëses së shkollës sonë Elona Sutaj i urojmë suksese!

22/04/2026

Me rastin e Ditës së Tokës, nxënësit së bashku me mësueset e ciklit 1-5 realizuan aktivitete të ndryshme artistike si ngjyrosje dhe pikturime me ngjyra të frymëzuara nga natyra dhe planeti ynë. Përmes këtyre punimeve kreative, ata shprehën dashurinë dhe kujdesin për Tokën, duke përcjellë mesazhe për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e një ambienti të pastër.🌍🌱

17/02/2026

🇽🇰 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë
Në shkollën tonë sot u shënua me krenari Dita e Pavarësisë së Kosovës përmes një programi festiv të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit. Përmes pikave artistike, nderuam historinë, sakrificën dhe rrugëtimin e shtetit tonë.
Le të vazhdojmë ta duam dhe ta ndërtojmë Kosovën me dije e përkushtim.
🇽🇰 Gëzuar 17 Shkurti!

Address

Llukë E Epërme

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Kuvendi i Verrave të Llukës" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share