SHFMU " Ernest Koliqi "

SHFMU " Ernest Koliqi " Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU " Ernest Koliqi ", School, Babush i Muhaxherve, Lipjan.

Të dashur nxënës, prindër dhe kolegë,Me shumë kënaqësi e nisëm këtë vit të ri shkollor në një ambient të rinovuar dhe më...
01/09/2026

Të dashur nxënës, prindër dhe kolegë,

Me shumë kënaqësi e nisëm këtë vit të ri shkollor në një ambient të rinovuar dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit tanë. 🏫✨ Renovimi i shkollës tashmë ka përfunduar dhe shkolla është gati për një fillim të ri, me më shumë hapësirë, ngrohtësi dhe kushte më të mira për mësim.

Një mirëseardhje e veçantë për nxënësit e klasave të para, të cilët sot hodhën hapin e parë në rrugëtimin e tyre shkollor. 📚🎒 Urojmë që kjo të jetë një fillim i bukur, plot buzëqeshje, shoqëri të reja dhe shumë suksese!

Të gjithë nxënësve dhe stafit të shkollës u urojmë një vit të ri shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje! 🌟

Qoftë ky një vit i mbushur me dije, përkushtim, miqësi dhe momente të bukura! ❤️📖

Me respekt drejtoresha e shkollës : Nexhmije Jashari Orana

NJOFTIMMinistria e Arsimit dhe Shkencës, njofton se nga sot, prindërit mund t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e t...
27/08/2026

NJOFTIM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njofton se nga sot, prindërit mund t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.
Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Me respekt,
Drejtoresha : Nexhmije Jashari Orana

🏆💛 U9 LIPJANI 01 KAMPION 💛🏆Urime shkollës së futbollit Lipjani 01 për triumfin në finalen e Rilindja Kids Tournament 202...
15/06/2026

🏆💛 U9 LIPJANI 01 KAMPION 💛🏆

Urime shkollës së futbollit Lipjani 01 për triumfin në finalen e Rilindja Kids Tournament 2026 .
Krenohemi që pjesë e këtij suksesi ishin edhe nxënësit e shkollës sonë, AJAN SAHITI , Noel Tasholli dhe ANUAR SAHITI, të cilëve u urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre sportiv.

👏 Një falënderim i veçantë shkon edhe për arsimtarin ASTRIT RRAHMANI , i cili është njëkohësisht edhe trajner i ekipit, për përkushtimin, punën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj futbollistëve të rinj. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm në arritjen e këtij suksesi. ⚽🏆💛

🏆⚽ Urime për nxënësit tanë!Me krenari ju njoftojmë se ekipi U15 i FC Lipjani 01 ka siguruar pjesëmarrjen në fazën Play-O...
03/06/2026

🏆⚽ Urime për nxënësit tanë!

Me krenari ju njoftojmë se ekipi U15 i FC Lipjani 01 ka siguruar pjesëmarrjen në fazën Play-Off, duke u renditur ndër 16 ekipet më të mira në Kosovë.

Në këtë sukses kanë kontribuar edhe tre nxënës të shkollës sonë, të cilët me përkushtim, disiplinë dhe talent po e përfaqësojnë denjësisht shkollën dhe klubin e tyre.

Nxënësit tanë që janë pjesë e këtij suksesi janë:
1. Erion Selamni
2.Diar Rrahmani
3. Sabri Drnogllava

Ju urojmë shumë suksese në ndeshjet e radhës dhe sa më shumë fitore në vazhdim! 👏⚽🏆

Urime futbollistëve tanë! 💙💛⚽

🖼️✨Vizitë edukative në Observatoriumin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës  ✨🖼️Sot, së bashku me nxënësit e klasës së ...
20/05/2026

🖼️✨Vizitë edukative në Observatoriumin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës ✨🖼️

Sot, së bashku me nxënësit e klasës së 9-të, realizuam një vizitë të veçantë tek Observatoriumi Kombëtar.
Nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth universit, yjeve, planetëve dhe rëndësisë së astronomisë në shkencë. 🌍🔭

Kjo eksperiencë ishte jo vetëm edukative, por edhe frymëzuese për të zgjuar kureshtjen dhe dashurinë ndaj shkencës tek të rinjtë tanë. 🌟

Falenderim për stafin e observatoriumit për mikpritjen dhe prezantimin interesant! 🙌

🏆 “KUIZI I DITURISË 2026” Shkolla jonë ka siguruar të drejtën për të garuar në çerekfinalen e edicionit të tretë të “Kui...
16/05/2026

🏆 “KUIZI I DITURISË 2026”

Shkolla jonë ka siguruar të drejtën për të garuar në çerekfinalen e edicionit të tretë të “Kuizit të Diturisë 2026”. Nxënësit tanë u treguan të saktë dhe të përgatitur në të gjitha përgjigjet, ndërsa me sukses kaluan edhe pyetjet shtesë, duke arritur kështu në çerekfinale👏📚

Urime dhe suksese për nxënësit:

* Rina Sylejmani
* Anela Maholli
* Zylfi Kaqara
* Olsa Dernogllava

Si dhe për arsimtaren mentore, Sebahate Qeriqi, për përkushtimin dhe punën e palodhur. Ju urojmë shumë suksese 🌟

Kuizi organizohet nga SHFMU “Ismail Luma”, me mbështetjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit – Lipjan.

Sot së bashku me nxënësit realizuam një vizitë edukative te ‘ Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve ‘ . Gjatë kësa...
13/05/2026

Sot së bashku me nxënësit realizuam një vizitë edukative te ‘ Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve ‘ . Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të shohim nga afër kristale dhe minerale të ndryshme, si dhe të mësojmë më shumë për historinë dhe rëndësinë e Trepçës.

Nxënësit treguan interes dhe entuziazëm të madh gjatë gjithë aktivitetit. Kjo ishte një përvojë shumë e bukur dhe edukative për të gjithë. ✨

Falenderojmë drejtorin e këtij institucioni Fidaim Sahiti, ciceronin Ibrahim Musa, gjeologun Shaip Blaqori për mikpritjen që na ofruan, respekt për angazhimin e tyre me përkushtim .

Në gjurmët e historisë – Vizitë në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari  🇽🇰Nxënësit e klasave të katërta ...
25/04/2026

Në gjurmët e historisë – Vizitë në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari 🇽🇰

Nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta, së bashku me mësimdhënëset e tyre, vizituan Prekazin– vendin që simbolizon qëndresën dhe lirinë.Kjo vizitë shërbeu si një mundësi për të përjetuar nga afër historinë, për të kuptuar sakrificën për liri dhe për të forcuar ndjenjën e dashurisë ndaj atdheut.

Dita e Tokës 🌍Me rastin e Ditës së Tokës, në shkollën tonë zhvilluam aktivitete të bukura. Nxënësit përreth shkollës dhe...
23/04/2026

Dita e Tokës 🌍

Me rastin e Ditës së Tokës, në shkollën tonë zhvilluam aktivitete të bukura. Nxënësit përreth shkollës dhe mbollën lule për ta bërë oborrin më të bukur. Ishte një ditë e gëzueshme për fëmijët dhe një kujtesë e bukur për t’u kujdesur për natyrën. 🌱🌸

Address

Babush I Muhaxherve
Lipjan
14000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU " Ernest Koliqi " posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category