11/09/2026
📐⚛️ Olimpiada e Matematikës dhe e Fizikës
Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe për nxitjen e talentit të nxënësve, u zhvillua përzgjedhja e nxënësve për Olimpiadën e Matematikës dhe të Fizikës në nivel shkolle.
Përmes kësaj veprimtarie synojmë të identifikojmë dhe të mbështesim nxënësit me prirje dhe rezultate të veçanta në këto dy fusha, duke i inkurajuar ata drejt sfidave të reja dhe arritjeve të mëtejshme.
👏 Urime të gjithë nxënësve për angazhimin dhe sukseset e tyre, ndërsa nxënësve të përzgjedhur u urojmë shumë suksese në nivelet e ardhshme të Olimpiadës!
🏆 Suksesi fillon me përkushtim, dije dhe guxim për të sfiduar veten!