SHFMU "Kadri Beba" Ribar i Madh

SHFMU "Kadri Beba" Ribar i Madh Faqja Zyrtare E SHFMU "Kadri Beba" Ribar i Madh"
Ribari i Madh.Lipjan.Kosovë

7 shtator 2026 - Ribar i Madh🤝 Takim dhe bashkëpunim me YAHRSot, në shkollën tonë, patëm kënaqësinë të mirëpresim në një...
07/09/2026

7 shtator 2026 - Ribar i Madh

🤝 Takim dhe bashkëpunim me YAHR

Sot, në shkollën tonë, patëm kënaqësinë të mirëpresim në një takim drejtorin e OJQ YAHR-Programi për rini në Lipjan, z. Bekim Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, aktivitetet dhe projektet e realizuara në shkollën tonë, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në funksion të nxënësve dhe komunitetit shkollor.
Një ndër temat kryesore ishte edhe projekti “Këndi i Ndihmës së Parë”, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin e nxënësve për rëndësinë e ndihmës së parë, kujdesit për shëndetin dhe gatishmërisë për të reaguar në situata emergjente.
Takimi ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide, për të vlerësuar rezultatet e arritura dhe për të diskutuar hapat e mëtejmë drejt realizimit të iniciativave të reja që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe zhvillues për të gjithë nxënësit.
Falënderojmë z.Bekim Krasniqi dhe ekipin e YAHR-it për vizitën, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj shkollës sonë.

! 🌱📚

Me respekt!
Nehat Tërpeza
Drejtor i shkollës

31/08/2026

📚✨ URIME FILLIMI I VITIT TË RI SHKOLLOR 2026–2027! ✨📚

Të dashur nxënës, prindër dhe kolegë mësimdhënës,

Me shumë gëzim dhe entuziazëm, nesër hapim dyert e shkollës për të nisur së bashku një vit të ri shkollor, të mbushur me dije, shpresa, ëndrra dhe mundësi të reja. 🎓📖

Çdo fillim i ri sjell me vete sfida, por edhe mundësi për të mësuar, për t'u zhvilluar dhe për të arritur suksese të reja. Urojmë që viti shkollor 2026–2027 të jetë një vit i mbarë, i suksesshëm dhe i mbushur me rezultate të mira për të gjithë nxënësit dhe komunitetin tonë shkollor.

📌 NJOFTIM PËR ORARIN E MËSIMIT

🏫 Në shkollën amë – Ribar i Madh

Procesi i rregullt mësimor për klasat I–IX zhvillohet në një ndërrim:

🕗 Fillimi i mësimit: 08:00
🕐 Përfundimi i mësimit: 13:05

👧👦 Parafillorët do të vijojnë mësimin sipas këtij orari:

1️⃣ Grupi i parë – edukatorja Blerina Kozhani
🕗 08:00 – 10:30

2️⃣ Grupi i dytë – edukatorja Kaltrina Terpeza
🕥 10:30 – 13:00

🏫 Paralelja e ndarë fizike në Zllakuqan

🕣 Fillimi i mësimit: 08:30
🕧 Përfundimi i mësimit: 12:40

⏰ Të gjithë nxënësit janë të obliguar të jenë të pranishëm në shkollë 15 minuta para fillimit të mësimit:

📍 Ribar i Madh – 07:45
📍 Zllakuqan – 08:15

👕 Gjithashtu, nxënësit duhet të bartin me vete uniformën e shkollës.

Të dashur nxënës, ju urojmë një vit të mbushur me dije, punë, përkushtim, miqësi dhe suksese. Besojmë se me përpjekje, vullnet dhe bashkëpunim do të arrijmë edhe më shumë.

Të nderuar mësimdhënës, ju urojmë punë të mbarë, frymëzim dhe suksese në misionin tuaj fisnik.

Të dashur prindër, ju falënderojmë për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i jepni shkollës dhe fëmijëve tuaj.

🌟 Le të jetë ky një vit shkollor ku puna, përkushtimi dhe përpjekja shpërblehen me rezultate, suksese dhe gëzim!

📚 Suksese të gjithëve në vitin e ri shkollor 2026–2027!

🤲 Na priftë e mbara!

Nehat H. Tërpeza
Drejtor i Shkollës

VITIT SHKOLLOR 2026–2027Kalendari i vitit shkollor 2026–2027, me datat kryesore që do të shoqërojnë nxënësit, mësuesit d...
17/08/2026

VITIT SHKOLLOR 2026–2027

Kalendari i vitit shkollor 2026–2027, me datat kryesore që do të shoqërojnë nxënësit, mësuesit dhe prindërit gjatë vitit shkollor;

🔔 Mësimi fillon me 1 shtator 2026

📖 Gjysmëvjetori i parë: 1 shtator 2026 – 24 dhjetor 2026
📖 Gjysmëvjetori i dytë: 11 janar 2027 – 21 qershor 2027

PUSHIMET SHKOLLORE
🍂 Pushimi vjeshtor: 28 – 30 tetor 2026
❄️ Pushimi dimëror: 28 dhjetor 2026 – 8 janar 2027
🌸 Pushimi pranveror:5 – 8 prill 2027
Suksese në vitin shkollor 2026–2027!

12/08/2026

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike:
[email protected];
[email protected]

Mirënjohje për donacionin e GNTC Group - GorenjeMe kënaqësi ju njoftojmë se SHFMU "Kadri Beba" ka pranuar një donacion t...
17/07/2026

Mirënjohje për donacionin e GNTC Group - Gorenje

Me kënaqësi ju njoftojmë se SHFMU "Kadri Beba" ka pranuar një donacion të çmuar nga GNTC Group-Gorenje, i cili përfshin 7 kondicionerë dhe 4 aparate për ujë.
Ky donacion është rezultat i komunikimit dhe bashkëpunimit të mirë ndërmjet shkollës sonë dhe kompanisë GNTC Group-Gorenje Departament Store, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e partneritetit në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin tonë.
Pajisjet e dhuruara do të kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të rehatshëm, më të shëndetshëm dhe më funksional për procesin edukativo-arsimor.
Në emër të nxënësve, stafit dhe komunitetit të shkollës, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë më të sinqertë për GNTC Group – Gorenje për këtë akt bujarie dhe përgjegjësie sociale. Besojmë se bashkëpunime të tilla janë një shembull i shkëlqyer i kontributit që bizneset mund të japin për arsimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Faleminderit GNTC Group – Gorenje për mbështetjen dhe besimin tuaj!





Me respekt!
Nehat Tërpeza
Drejtor i shkollës

8 korrik 2026 - Ribar i MadhSot, në ShFMU "Kadri Beba", u mbajt ceremonia solemne e përurimit të klasës së re të parashk...
08/07/2026

8 korrik 2026 - Ribar i Madh

Sot, në ShFMU "Kadri Beba", u mbajt ceremonia solemne e përurimit të klasës së re të parashkollorëve, investim i realizuar me mbështetjen e kontingjentit Turk të KFOR-it
Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë komandanti i kontingjentit Turk të KFOR-it, kolonel Harun Elitaş, kryetari i komunës së Lipjanit, z.Imri Ahmeti, nënkryetari z.Diamant Bytyqi, drejtori i DKA-së z.Rasim Hasani dhe drejtori i DKRS-së z.Astrit Buja, përfaqësues të BI në Lipjan ef.Zaim Baftiu, Refik Bahtiri e Muhib Kozhani, mësimdhënës, prindër, nxënës dhe mysafirë të tjerë.
Ky investim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve tanë, duke krijuar një mjedis më modern, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për nxënësit e vegjël.
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Republikês së Turqisë për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj komunitetit tonë, për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.
Besojmë se kjo klasë do të jetë një hapësirë ku fëmijët do të mësojnë, do të rriten dhe do të ndërtojnë kujtimet e para të rrugëtimit të tyre arsimor.
Faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan në realizimin e këtij projekti me vlerë për shkollën dhe komunitetin tonë.

Me respekt!
Nehat Tërpeza
Drejtor i shkollës

07/07/2026

F T E S Ë

Të nderuar prindër, bashkëpunëtorë dhe miq të shkollës,

Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në ceremoninë e përurimit të klasës së parafillorëve në SHFMU "Kadri Beba", një investim i realizuar me mbështetjen e KFOR-it Turk.
Ceremonia do të nderohet me praninë e përfaqësuesve të KFOR-it Turk, Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, Komunës së Lipjanit, si dhe mysafirëve të tjerë institucionalë.

📅 Data: 08 korrik 2026
🕒 Ora: 11:00
📍 Vendi: SHFMU "Kadri Beba"
Prania juaj do t'i japë vlerë kësaj ngjarjeje të rëndësishme për shkollën dhe fëmijët tanë.

Mirë se vini!

Me respekf!
Stafi i shkollës
"Kadri Beba" - Ribar i Madh

Projekti Kundër Diskriminimit: Bashkë përmes Sportit dhe Edukimit u finalizua me sukses dhe nga ky projekt shkolla jonë ...
02/07/2026

Projekti Kundër Diskriminimit: Bashkë përmes Sportit dhe Edukimit u finalizua me sukses dhe nga ky projekt shkolla jonë jo vetëm që fitoj 5000 euro vlerë monetare, por edhe u bë model për të tjerët
Faleminderojmë organizatën dhe BE-në, Francën

Facebook:SHFMU "Kadri Beba" Ribar i Madh

27/06/2026

Përmbyllja e projektit “Kundër Diskriminimit: Bashkë përmes Sportit dhe Edukimit”

Në një ceremoni solemne e në prani të Ambasadorit të Francës, z. Olivier Guérot dhe përfaqësuesve të tjerë të BE-së, u përmbyllën me sukses një sërë projektesh të mbështetura nga organizata PL4Y International.
Në këtë ngjarje, nxënësit e shkollës sonë, me përkrahjen e drejtorit të shkollës, prezantuan raportin e të arriturave të projektit “Kundër Diskriminimit: Bashkë përmes Sportit dhe Edukimit”, duke ndarë rezultatet, aktivitetet dhe ndikimin pozitiv që projekti pati në promovimin e barazisë, bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes.
Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për mbështetjen e vazhdueshme, drejtori i shkollës sonë i ndau Mirënjohje organizatës , për kontributin e çmuar në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative e sportive.

Falënderojmë për partneritetin dhe besimin e dhënë, si dhe nxënësit e mësimdhënësit tanë për përkushtimin dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë.

Me respekt!
Nehat Tërpeza
Drejtor i shkollës

Përmbyllja e projektit “Kundër Diskriminimit: Bashkë përmes Sportit dhe Edukimit”Në një ceremoni solemne e në prani të A...
27/06/2026

Përmbyllja e projektit “Kundër Diskriminimit: Bashkë përmes Sportit dhe Edukimit”

Në një ceremoni solemne e në prani të Ambasadorit të Francës, z. Olivier Guérot dhe përfaqësuesve të tjerë të BE-së, u përmbyllën me sukses një sërë projektesh të mbështetura nga organizata PL4Y International.
Në këtë ngjarje, nxënësit e shkollës sonë, me përkrahjen e drejtorit të shkollës, prezantuan raportin e të arriturave të projektit “Kundër Diskriminimit: Bashkë përmes Sportit dhe Edukimit”, duke ndarë rezultatet, aktivitetet dhe ndikimin pozitiv që projekti pati në promovimin e barazisë, bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes.
Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për mbështetjen e vazhdueshme, drejtori i shkollës sonë i ndau Mirënjohje organizatës , për kontributin e çmuar në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative e sportive.

Falënderojmë për partneritetin dhe besimin e dhënë, si dhe nxënësit e mësimdhënësit tanë për përkushtimin dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë.

Me respekt!
Nehat Tërpeza
Drejtor i shkollës

Address

Ribari I Madh
Lipjan
14000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Kadri Beba" Ribar i Madh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category