SHFMU "Ismail Luma"

SHFMU "Ismail Luma" shfmu "Ismail Luma" Lipjan

Pas konfirmimit të donacionit nga GNTC Gorenje Group, para tri ditësh, sot në shkollën tonë arritën edhe 15  klimat e dh...
07/09/2026

Pas konfirmimit të donacionit nga GNTC Gorenje Group, para tri ditësh, sot në shkollën tonë arritën edhe 15 klimat e dhuruara.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve edhe më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.

Tani mbesim me shpresë dhe besim se do të gjenden mundësitë për montimin e tyre, në mënyrë që ky donacion të vihet sa më shpejt në funksion të shkollës.

Mirënjohje për GNTC - Gorenje Group për këtë mbështetje dhe kontribut të çmuar për shkollën tonë.

07/09/2026
𝐍𝐣𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞̈𝐬Sot, shkolla jonë u pasurua me një donacion të rëndësishëm prej 15 klimave,...
03/09/2026

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞̈𝐬

Sot, shkolla jonë u pasurua me një donacion të rëndësishëm prej 15 klimave, të dhuruara nga GNTC – Gorenje Group, për të krijuar kushte edhe më të përshtatshme për nxënësit dhe stafin e shkollës.

Me rastin e pranimit të donacionit dhe nënshkrimit të marrëveshjes, së bashku me përfaqësuesit e Bordit të Fondacionit Humanitar GNTC – Gorenje Group, shprehëm mirënjohjen tonë për këtë mbështetje të çmuar.

Shkolla jonë kishte filluar më herët pajisjen e klasave me klima, ndërsa me këtë donacion bëhet i mundur pajisja e të gjitha klasave dhe zyrave të administratës së shkollës me klima.

Ky është një kontribut i drejtpërdrejtë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për mësim, punë dhe mirëqenie, duke dëshmuar edhe një herë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore dhe komunitetit të biznesit mund të sjellë rezultate konkrete për nxënësit tanë.

Mirënjohje të veçantë për GNTC – Gorenje Group dhe Fondacionin Humanitar për këtë donacion dhe për gatishmërinë për të mbështetur arsimin.

Një shkollë më e mirë ndërtohet çdo ditë, me punë, përkushtim dhe bashkëpunim.

Njoftim me rëndësi për prindërit:

Donacioni i pranuar përfshin vetëm aparatet e klimave, ndërsa montimi dhe pjesët përcjellëse nuk janë të përfshira. Për t'i bërë këto klima të funksionueshme në kabinete, nevojitet bashkëpunimi dhe kontributi ynë i përbashkët për mbulimin e kostos së montimit.

Me respekt
Driton Sadiku
Drejtor i shfmu”Ismail Luma” Lipjan



🏫 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈  𝐞 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ - 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐢 𝐫𝐢, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐛𝐮𝐤𝐮𝐫! Sot hapëm dyert e shkollës për nxënësit ...
01/09/2026

🏫 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ - 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐢 𝐫𝐢, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐛𝐮𝐤𝐮𝐫!

Sot hapëm dyert e shkollës për nxënësit tanë më të rinj, të cilët nisën rrugëtimin e tyre në klasën e parë. 🎒📚

Dita e parë e shkollës ishte e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe shumë entuziazëm. Për ta, ky është fillimi i një kapitulli të ri, ndërsa për ne është kënaqësi t’i shoqërojmë në hapat e tyre të parë drejt dijes dhe zhvillimit. 🌱

Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe plot kujtime të bukura për të gjithë nxënësit tanë. ❤️

Mirë se erdhët në shkollën tuaj të re! 🏫

𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐄𝐝𝐮𝐤𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐊𝐨𝐫𝐫𝐞𝐤𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐢𝐩𝐣𝐚𝐧 Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, vizitova Qendr...
01/09/2026

𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐄𝐝𝐮𝐤𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐊𝐨𝐫𝐫𝐞𝐤𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐋𝐢𝐩𝐣𝐚𝐧

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, vizitova Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan, ku funksionon edhe paralelja e ndarë e SHFMU „Ismail Luma“.

Gjatë vizitës u prita nga drejtori i Qendrës Fitim Bërbatovci së bashku me bashkëpunëtorët si dhe stafi i mësimdhënësve të shkollës sonë. Vizituam ambientet e punës dhe klasat, të cilat janë meremetuar, investuar dhe përgatitur me përkushtim për të krijuar kushte sa më të mira për punë dhe zhvillimin e procesit mësimor.

Me këtë rast, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të veçantë për drejtuesit, bashkëpunëtorët dhe të gjithë stafin e Qendrës për punën, angazhimin dhe kujdesin e treguar në përgatitjen e ambienteve për fillimin e vitit të ri shkollor.

Jam i bindur se këto kushte të përmirësuara do të ndikojnë pozitivisht në punën e mësimdhënësve dhe në krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për mësim, edukim dhe zhvillim.

Bashkëpunimi ynë i mirë institucional do të vazhdojë edhe më tej, në të mirë të nxënësve dhe të procesit edukativo-arsimor.

Suksese dhe një vit të mbarë shkollor!

Driton Sadiku
Drejtor i SHFMU „Ismail Luma“ – Lipjan

📚🎉 Dita e parë e shkollës – fillimi i një rrugëtimi të bukur! 🎉📚Sot, në PNF “Jeta e Re”, klasa parafillore dhe klasa e p...
01/09/2026

📚🎉 Dita e parë e shkollës – fillimi i një rrugëtimi të bukur! 🎉📚

Sot, në PNF “Jeta e Re”, klasa parafillore dhe klasa e parë u pritën me shumë dashuri, buzëqeshje dhe emocione në ditën e tyre të parë të shkollës.

Kjo ditë e veçantë u shoqërua me emocione të bukura, gëzim dhe entuziazëm, duke shënuar fillimin e një viti të ri plot mësime, shoqëri dhe kujtime të paharrueshme. ✨

Një pritje e ëmbël dhe e ngrohtë për fëmijët tanë nga edukatorja Teutë dhe mësuesja Hajrije.

Të dashur fëmijë, ju urojmë nga zemra shumë suksese, ditë të lumtura dhe një vit shkollor të mbushur me arritje! 📖

Mirë se erdhët në vitin e ri shkollor!

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔-𝟐𝟎𝟐𝟕Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Me rastin e fillimit t...
31/08/2026

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔-𝟐𝟎𝟐𝟕

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, ju njoftojmë se SHFMU “Ismail Luma” ka përfunduar përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor në shkollën amë, në paralelet e ndara në Jeta e Re, si dhe në Qendrën Edukuese Korrektuese.

Pas angazhimeve dhe përgatitjeve të bëra gjatë periudhës para fillimit të vitit shkollor, shkolla është e gatshme për të nisur procesin mësimor në mënyrë të organizuar dhe në përputhje me planifikimet për vitin e ri shkollor.

Orari i fillimit të mësimit:

Shkolla amë
* Paradite: 08:00
* Pasdite: 13:35

PNF “Jeta e Re”
* Paradite: 08:30
* Pasdite: 13:30

Qendra Edukuese Korrektuese
* Fillimi i mësimit: 08:00

Me këtë rast, të gjithë nxënësve u urojmë një fillim të mbarë dhe suksese në vitin e ri shkollor, ndërsa prindërve dhe mësimdhënësve u dëshirojmë bashkëpunim të suksesshëm dhe përkushtim të vazhdueshëm në funksion të edukimit dhe arsimimit të nxënësve.

Mirë se vini në vitin e ri shkollor 2026/2027!

Drejtori i SHFMU “Ismail Luma”
Driton Sadiku

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐢 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐯𝐞 - 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔-𝟐𝟎𝟐𝟕Në kuadër të përga...
28/08/2026

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐢 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐯𝐞 - 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔-𝟐𝟎𝟐𝟕

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027, sot në shkollën tonë u mbajt takim pune me stafine mësimdhënësve dhe stafin profesional të shkollës, në të cilin mori pjesë edhe drejtori i shkollës.

Gjatë takimit, Ekipi për Sigurimin e Cilësisë me Bazë në Shkollë prezantoi të dhëna dhe analiza lidhur me punën dhe rezultatet e shkollës gjatë vitit shkollor 2025–2026. Në këtë kuadër, u prezantua dhe u miratua suksesi i nxënësve për vitin shkollor 2025–2026, duke u analizuar fhe krahasuar rezultatet e arritura dhe tregues të tjerë të rëndësishëm të procesit edukativo-arsimor me vitin paraprak shkollor 2024-2035.

Në takim u diskutuan gjithashtu realizimi i programeve mësimore, mungesat dhe disiplina e nxënësve, si dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua organizimit të punës për vitin shkollor 2026–2027, përfshirë përgatitjet e komisioneve, ndarjen e fondit të orëve mësimore, raportimin e komisioneve për planigikimin e aktoviteteve jadhtëkurrikulare, zhvillimit profesional, dhe kujdestarive të klasave, si dhe formimin e komisioneve për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Takimi i sotëm shënoi një tjetër hap në përgatitjet e shkollës për një fillim të organizuar, efikas dhe cilësor të vitit të ri shkollor, me angazhim të përbashkët të drejtorisë dhe stafit të shkollës.

Address

Rruga: Sami Frasheri Nr. 24
Lipjan
14000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:30
Tuesday 08:00 - 17:45
Wednesday 08:00 - 17:30
Thursday 08:00 - 17:30
Friday 08:00 - 17:30

Telephone

+38338582052

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Ismail Luma" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Ismail Luma":

Shortcuts

Share

Category