06/06/2025
Urime Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët!
Sot kremtojmë një nga festat më të rëndësishme islame, Kurban Bajramin, ditën që na kujton sakrificën e Profetit Ibrahimit (a.s.) dhe bindjen e tij të palëkundur ndaj urdhërit të Allahut. Sakrifica e kurbanit nuk është vetëm një ritual, por shprehje e devotshmërisë së thellë dhe përkushtimit të sinqertë.
Në Kuran, Allahu thotë:
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj.” (El-Haxh, 22:37)
Ky ajet na mëson se vlera e vërtetë e kurbanit qëndron në sinqeritetin dhe bindjen e zemrës, jo vetëm në aktin fizik të therjes. Është devotshmëria dhe qëllimi me të cilin kryhet që e bën këtë sakrificë të pranueshme para Zotit.
Le ta përdorim këtë festë për të reflektuar mbi vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe ndihmës ndaj të nevojshmëve. Uroj që kurbanët tuaj të pranohen dhe familjet tuaja të mbushen me paqe, begati dhe mirësi.
Allahu na udhëzoftë në rrugën e drejtë dhe na bekoftë gjithmonë.
Gëzuar Kurban Bajramin!