Math Kangaroo - Lipjan

Math Kangaroo - Lipjan

Share

Gara Kangaroo është Festa e Matematikës dhe konkursi më i popullarizuar në botë.

12/02/2026
31/01/2026

Së shpejti do të hapet konkursi për regjistrim në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2026.

Gara Kangaroo përbëhet nga një test i matematikës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, i ndarë sipas grupmoshave. Kjo garë organizohet çdo vit në pothuajse mbarë botën dhe përfshin mbi 6 milionë nxënës nga rreth 80 shtete të ndryshme, duke e bërë atë një nga aktivitetet më të mëdha dhe më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e matematikës.

Problemet e garës Kangaroo nuk janë probleme standarde të teksteve shkollore. Ato vijnë nga një spektër i gjerë temash matematikore dhe janë të dizajnuara për të nxitur të menduarit ndryshe. Përveç ideve frymëzuese, këmbënguljes dhe kreativitetit, këto probleme kërkojnë imagjinatë, aftësi themelore llogaritëse, mendim logjik të strukturuar dhe përdorimin e strategjive të zgjuara për zgjidhjen e problemeve.

Photos from Math Kangaroo - Lipjan's post 22/05/2025

“Momente të bukura në natyrë me nxënësit – pak ajër i pastër, shumë buzëqeshje dhe kujtime të vlefshme!” 🌿📸😊

Photos from Math Kangaroo - Lipjan's post 14/05/2025

Sot, me nxënësit me rezultatet më të larta në nivel komunal në garat më prestigjioze, u pritëm në Komunën e Lipjanit nga drejtori i DKA-së, z. Rasim Hasani.

Ai, si çdo herë, na priti me ngrohtësi dhe përkrahje, duke i inkurajuar nxënësit për arritjet e tyre dhe për përkushtimin e treguar në rrugëtimin e dijes. Mbështetja e tij e vazhdueshme është frymëzim për të gjithë ne – nxënës, prindër dhe mësimdhënës.

Tashmë, kjo është kthyer në një traditë të bukur: Komuna e Lipjanit, nën përkujdesjen e DKA-së, po organizon një ekskursion për nxënësit, ku bashkohen edhe disa mësimdhënës e prindër si mbikëqyrës. Ky aktivitet shërben si motivim dhe shpërblim për punën dhe suksesin e tyre.

Me respekt,
Koordinatori, Kangaroo & Hippo: Lip Salihu

06/05/2025

Të nderuar prindër,

Fillimisht, ju uroj një ditë të qetë dhe të mbushur me gëzim me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve!

Ashtu siç ju kemi njoftuar më herët, rezultatet e testit “Kangaroo” do të publikohen në fillim të muajit maj. Ju njoftoj se rezultatet tashmë janë të gatshme.

Ju mund t’i merrni:

Ditën e hënë, më 5 maj
Në SHFMU “Emin Duraku” (aty ku është mbajtur testimi)
Në këtë interval kohor: 12:00 – 13:00

Rezultatet janë vendosur në zarfa të mbyllur. Brenda zarfave do të gjeni rezultatin e nxënësit me pikët e fituara, si dhe çertifikatën e pjesëmarrjes.

Nxënësit me rezultatet më të larta për të gjitha kategoritë do të ftohen për të marrë mirënjohje në një ceremoni të veçantë.

Po ashtu, nxënësit me rezultatet më të larta për secilën kategori nga Komuna e Lipjanit do t’i njoftoj unë personalisht, dhe më pas, nëse na lejojnë mundësitë, do të organizojmë ndonjë aktivitet relaksues bashkë me ta.

Nëse nuk keni mundësi të vini atë ditë, rezultatet mund t’i merrni edhe në ditët në vijim. Ju lutem ta keni parasysh që kjo të mos bëhet gjatë orarit tim mësimor.

Për çdo sqarim apo pyetje, ndjehuni të lirë të më kontaktoni në numrin: 049 482 459

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

06/05/2025

KOMUNIKIMI I REZULTATEVE TË GARËS NDËRKOMBËTARE TË MATEMATIKËS "KANGAROO 2025"

Njoftohen të gjithë nxënësit pjesëmarrës në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo 2025” se rezultatet së bashku me certifikatat e pjesëmarrjes (në zarfa të mbyllur) do të jenë të gatshme për të gjithë pjesëmarrësit duke filluar nga dita e premte, më 02 maj 2025. Rezultatet e nxënësve nuk do të shpallen publikisht, por do t’ju komunikohen nxënësve (prindërve) individualisht.

Për formën, formatin dhe mënyrën e komunikimit të rezultateve individuale të testimit shihni specifikat varësisht prej qendrave të testimit në linkun në vijim:

https://kangaroo-ks.org/rezultatet-2025/

19/04/2025

Kosova gjithandej botës përmes matematikës!

Ekipi i vajzave i SHBA-së zuri vendin e dytë në Olimpiadën e 14-të Evropiane të Matematikës për Vajza (EGMO), të organizuar nga Kosova. Të katër anëtaret e ekipit amerikan fituan nga një medalje të artë duke u bërë ekipi i vetëm në botë që të gjithë garueset fituan medalje ari.

https://maa.org/news/us-team-earns-2nd-place-at-2025-european-girls-mathematical-olympiad/

Photos from Ministria e Arsimit dhe Shkencës's post 17/04/2025
Photos from EGMO 2025 - Kosova's post 17/04/2025
Mobile uploads 22/03/2025
Want your school to be the top-listed School/college in Lipjan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Lipjan
13