Faqja zyrtare SHMLM "Shaqir Hoxha" Shalë

Faqja zyrtare SHMLM "Shaqir Hoxha" Shalë Shkolla e Mesme e Lartë "Shaqir Hoxha " në Shalë është ndërtuar në vitin 2003 dhe mëvetësuar si shkollë në vete më 2008. Drejtori:Ali Shamolli

Përmbledhje për Shkollën
- Historiku i SHMLM "Shaqir Hoxha" në Shalë

Çdo skaj i vendit tonë ka një ngjajshmëri-analogji në rrugëtimin për dituri, në rrugën e gjatë të njohjes, edukimit, deri te finalizimi. Gjatë viteve të okupimit klasik të decenjës së fundit të shekullit të kaluar , siç dihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës u bë mbyllja e objekteve shkollore, e sidomos në vendet me nacionalitet të përzier me serb, siç ishte shkolla e mesme në Lipjan që rezultoi me mbylljen e dyerve të shkollës për nxënësit shqiptar. Populli ynë e sidomos elita intelektuale në këtë rast gjeti alternativë dhe në muajin prill të vitit 1991 organizoi mësimin në shkolla tjera të regjionit, në këtë rast për komunën e Lipjanit mësimi për nxënësit e shkollës së mesme u organizua në fshatrat apo punktet siç i thoshim atëherë: Gadime, Banullë, Rufc, Dobrajë, Babush dhe në Shalë të Drenicës që është regjioni më i largët nga komuna e Lipjanit më se njëzetepesë kilometra. Në këtë fshat vijonin mësimin një numër i konsiderueshëm i nxënësve nga fshatrat për rreth siç janë: Krojmiri, Baica, Resinovci, Fushtica e Ulët, Fushtica e Lartë, Mirena, Pjetershtica, Kleçka, Divjaka, si dhe nga fshati Nekoc. Mësimi zhvillohej në dy ndërrime dhe në gjashtë drejtime; Gjimnaz matematikor, gjuhësor; drejtimet teknike: maqineri,automekanik, saldues, elektroteknik. Pasi që objekti ishte i ngushtë për një numër të tillë të nxënësve (I ndërtuar me 1927) populli me vetkontribut adaptoi edhe një dhomë mësimi. Këtë shkollë-paralele e udhëheqte profesori veteran Hazir Rizani i cili disa herë merret në bisedë informative nga policia serbe. E njejta gjë ishte edhe për profesorët tjerë të Lipjanit që udhtonin për të zhvilluar mësimin në këtë shkollë, ndalje bastisje etj. Edhe gjatë periudhës së UÇK-së shkolla vazhdoi mësimin, ku disa nga mësimdhënësit ishin angazhuar në UÇK siç ishin :Elez Durmishi, Selatin Rizani, bibliotekisti Mustafë Shamolli, si dhe Ali Shamolli i cili edhe tani është drejtor i shkollës. Gjat ofanzivës së parë , korrik -1998 shkolla vetëm u granatua, ndërsa në ofanzivën e dytë prill 1999 iu vu zjarri ku u dogjën dyert dhe disa banka. Shkolla shpëtoi pa u djegur tërsisht falë disa ushtarëve me disa profesorë,Nexhmedin Xheladini, Ali Shamolli, Agim Kadriolli, Ilir Shala, dhe Xhevat Pajaziti të cilët pasi që e fikin zjarrin e tërheqin dokumentacionin. Duke parë rëndësinë si dhe historikun e kësaj shkolle të ndërtuar me 1927, nga iniciativa e patriotit të shquar të kësaj ane Banush Sedllarit i cili atëherë kishte dhënë pronën e tij bashk me Jetë Shamollin, ndërsa pas lufte përgjegjësi i kësaj shkolle Ali Shamolli së bashku me kolektivin e shkollës kontaktojnë me agjensi të ndryshme të cilat ndërtonin në Kosovë, por organizata qeveritare Amerikane USAID është ajo e cila e financon ndërtimin e këtij objekti të ri shkollor me sipërfaqe 1080 m, në sipërfaqën e oborrit prej 50 ari, dhe në mars të vitit 2003 shkolla inaugurohët nga shefi USAID-it amerikan Dell Fajfer. Me vendimin e MASHT në shtator të vitit 2008 shkolla mëvetsohët si shkollë e mesme e lartë-Mikse. Në këtë shkollë mësimin vijojnë 260 nxënës në drejtimet, gjimnaz i shkencave të natyrës, gjimnaz i shkencave shoqërore, drejtimi ekonomik si dhe drejtimi teknik i maqinerisë.

Takim pune me Policët Z:Naser Korpuzi dhe Shani Hoxha të angazhuar në sigurin e qytetarëve. Ju falemnderit për përkushti...
06/05/2026

Takim pune me Policët Z:Naser Korpuzi dhe Shani Hoxha të angazhuar në sigurin e qytetarëve. Ju falemnderit për përkushtimin tuaj ndaj qytetarëve. Ju uroi suksese në punë!

Address

Lipjan
14000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Faqja zyrtare SHMLM "Shaqir Hoxha" Shalë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category