SHFMU "Dy Dëshmorët" Dobrajë e Madhe

SHFMU "Dy Dëshmorët" Dobrajë e Madhe Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Dy Dëshmorët" Dobrajë e Madhe, Education Website, Dobrajë e Madhe, Lipjan.

31/08/2026

NJOFTIM

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Pas pushimeve verore, shkolla jonë është përsëri gati të gjallërohet me zërat, buzëqeshjet dhe energjinë e nxënësve tanë.

Me kënaqësi ju njoftojmë se nesër, më 1 shtator 2026, e martë, fillon viti shkollor 2026/2027 në SHFMU “Dy Dëshmorët” – Dobrajë e Madhe.

Shkolla jonë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe pret me kënaqësi nxënësit dhe mësimdhënësit, për të nisur së bashku një rrugëtim të ri me dije, përkushtim, punë, bashkëpunim dhe rezultate sa më të mira.

Me rastin e fillimit të mësimit, nxënësve tanë ju dëshirojmë shëndet dhe suksese gjatë këtij viti.

⏰ Orari i mësimit:

🔹 Ndërrimi i parë (kl. 6–9): 08:00
🔹 Ndërrimi i dytë (kl. 1–5): 13:00
🔹 Parafillorët: 08:30

Me respekt,
Drejtoresha e shkollës
Ardita Krasniqi

Dje me respekt dhe mirënjohje të veçantë përcjellim në pension mësimdhënësen tonë të dashur Peme Bërbatovci e cila për s...
23/06/2026

Dje me respekt dhe mirënjohje të veçantë përcjellim në pension mësimdhënësen tonë të dashur Peme Bërbatovci e cila për shumë vite me përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm kontriboi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra të nxënësve.

Në emër të shkollës sonë, e falënderojmë për punën e palodhur, përkushtimin dhe gjurmët e pashlyeshme që ka lënë në institucionin tonë.

I urojmë shëndet të mirë, lumturi, gëzime familjare dhe shumë vite të mbushura me qetësi e kënaqësi në këtë kapitull të ri të jetës.

Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për shkollën dhe nxënësit tanë!

Me respekt, Drejtoresha dhe kolektivi i shkollës.

Sot, në ShFMU “Dy Dëshmorët”, patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim ish-nxënësin tonë, Amër Bahtiri, i cili me bujar...
09/06/2026

Sot, në ShFMU “Dy Dëshmorët”, patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim ish-nxënësin tonë, Amër Bahtiri, i cili me bujari dhe përkushtim ndaj arsimit dhuroi për bibliotekën e shkollës disa libra me vlera të rëndësishme edukative arsumore.
Ky gjest i çmuar dëshmon dashurinë për dijen dhe respektin ndaj shkollës ku hodhi hapat e parë të formimit të tij. Njëkohësisht, ai shërben si shembull frymëzues për nxënësit tanë, duke treguar se sukseset e arritura nuk e zbehin kurrë lidhjen me vendin ku fillon rrugëtimi i dijes.
Falënderojmë përzemërsisht Amërin për këtë kontribut të vlefshëm dhe për kujdesin e treguar ndaj shkollës sonë.
Të urojmë suksese të mëtejshme në çdo hap të jetës dhe karrierës, Amër! 📚👏

Sot, së bashku me disa mësimdhënës dhe nxënës, bëmë homazhe pranë varrit të dëshmorit Lulzim Llugiqi. Me respekt dhe mir...
05/06/2026

Sot, së bashku me disa mësimdhënës dhe nxënës, bëmë homazhe pranë varrit të dëshmorit Lulzim Llugiqi. Me respekt dhe mirënjohje kujtuam sakrificën dhe veprën e tij për lirinë që gëzojmë sot.

Këto momente na rikujtojnë se dëshmorët mbeten gjithmonë krenaria dhe frymëzimi ynë. Lavdi e përjetshme dëshmorit Lulzim Llugiqi dhe të gjithë të rënëve për atdhe!

Sot është një ditë e veçantë dhe plot gëzim për nxënësit e klasës së parë të ShFMU "Dy Dëshmorët". Festa e Abetares shën...
30/05/2026

Sot është një ditë e veçantë dhe plot gëzim për nxënësit e klasës së parë të ShFMU "Dy Dëshmorët". Festa e Abetares shënon përfundimin e hapit të parë në rrugëtimin e dijes, ku fëmijët tanë mësuan shkronjat, fjalët dhe bukurinë e leximit e të shkrimit.
Me përkushtim, dashuri dhe punë të palodhur, ata hodhën themelet e dijes që do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës. Kjo festë është një moment krenarie për nxënësit, prindërit dhe mësuesit, të cilët së bashku ndanë gëzimin e këtij suksesi.
Urime të gjithë nxënësve të klasës së parë! Urojmë që rruga juaj drejt dijes të jetë gjithmonë e mbushur me suksese, ëndrra dhe arritje të reja.
Falënderim i veçantë për mësuesit dhe prindërit që bashkëpunuan me përkushtim, duke i udhëhequr nxënësit në hapat e tyre të parë drejt dijes. Me punën dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm, ata bënë që çdo shkronjë e mësuar të kthehet në një sukses dhe çdo sfidë në një arritje. Mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Urime Dita e Shkollës! Dje, shkolla jonë u vesh me petkun festiv të një programi artistik të mrekullueshëm, të përgatitu...
09/05/2026

Urime Dita e Shkollës!

Dje, shkolla jonë u vesh me petkun festiv të një programi artistik të mrekullueshëm, të përgatitur me shumë pasion e përkushtim. Atmosfera e mbushur me emocione, ngjyra dhe gjallëri ishte pasqyrimi më i mirë i punës së palodhshme të nxënësve dhe mësimdhënësve tanë.

Gjatë këtij manifestimi, pikat artistike dhe talenti i shfaqur në skenë treguan vlerat që kultivohen çdo ditë në vatrën tonë të dijes. Ky bashkëpunim mes nxënësve dhe kolektivit tonë dëshmon se përkushtimi i përbashkët sjell gjithmonë rezultate të shkëlqyera dhe emocione të paharrueshme.

Falënderojmë secilin që kontriboi në realizimin e këtij programi, prindërit për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që e nderuan shkollën tonë me pjesëmarje. Këto aktivitete pasurojnë jetën tonë shkollore dhe mbeten pjesë e kujtimeve tona të përbashkëta.

Address

Dobrajë E Madhe
Lipjan
14000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Dy Dëshmorët" Dobrajë e Madhe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share