Shkolla fillore “Zenel Hajdini” Gadime

Shkolla fillore “Zenel Hajdini” Gadime Faqe zyrtare e shkollës fillore të mesme të ulët ''Zenel Hajdini'' Gadime, komuna e Lipjanit.

FALËNDERIM PUBLIK​Në emër të shkollës sonë, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për pronarin e Restaura...
14/09/2026

FALËNDERIM PUBLIK

​Në emër të shkollës sonë, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për pronarin e Restaurant HOME në Lipjan, z. Arsim Mehmeti.

​Z. Mehmeti na mbështeti me një donacion mjaft të qëlluar, duke na dhuruar 3 aparate uji si dhe një sasi të konsiderueshme uji, të cilat do të na lehtësojnë mjaft shumë përditshmërinë në ambientet e shkollës.

​Akte të tilla tregojnë se si bizneset vendore kujdesen me të vërtetë për institucionet arsimore dhe komunitetin.

​E vlerësojmë pa masë këtë mbështetje! Z. Arsim Mehmeti i urojmë shëndet e çdo të mirë dhe suksese të vazhdueshme në biznesin e tij!

31/08/2026

NJOFTIM

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Ju njoftojmë se nesër, më 1 shtator 2026, fillon viti i ri shkollor 2026/2027.

Pas përgatitjeve të bëra, SHFMU “Zenel Hajdini” – Gadime është e gatshme t’i mirëpresë nxënësit tanë për një vit të ri shkollor me plot punë, dije, angazhim dhe suksese.

Urojmë që ky vit të jetë i mbarë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, me shëndet, rezultate të mira, shumë suksese dhe momente të bukura gjatë gjithë vitit shkollor.

Me respekt,
Drejtoria e SHFMU “Zenel Hajdini” – Gadime

🎬 100 vjet në një rrëfim.Çdo shkollë ka historinë e saj, por disa histori bëhen trashëgimi.Ju ftojmë të ndiqni dokumenta...
21/06/2026

🎬 100 vjet në një rrëfim.

Çdo shkollë ka historinë e saj, por disa histori bëhen trashëgimi.

Ju ftojmë të ndiqni dokumentarin e shkurtër kushtuar 100-vjetorit të SHFMU “Zenel Hajdini”, ku pasqyrohet rrugëtimi i shkollës sonë ndër vite, si dhe zhvillimi dhe arritjet e saj sot.

Tashmë edhe në YouTube:

Ky është dokumentari i shkurtër i realizuar për 100-vjetorin e shko...

🎥 Përjetoni edhe një herë emocionet e 100-vjetorit! 📽️Ju ftojmë të ndiqni videon e organizimit të kremtimit të 100-vjeto...
18/06/2026

🎥 Përjetoni edhe një herë emocionet e 100-vjetorit! 📽️

Ju ftojmë të ndiqni videon e organizimit të kremtimit të 100-vjetorit të shkollës sonë SHFMU “Zenel Hajdini”, e cila është publikuar në YouTube.

Në këtë video janë përmbledhur momentet më të veçanta të këtij manifestimi madhështor, i cili shënoi një shekull histori, dije dhe sukses.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe përkrahjen!

100 vjetori i shkolles ZENEL HAJDINI NE GADIME

KREMTIM MADHËSHTOR I 100-VJETORIT TË SHKOLLËS SONË – NJË SHEKULL SAKRIFICE, EDUKIMI DHE SUKSESE NË SHFMU “ZENEL HAJDINI”...
16/06/2026

KREMTIM MADHËSHTOR I 100-VJETORIT TË SHKOLLËS SONË – NJË SHEKULL SAKRIFICE, EDUKIMI DHE SUKSESE NË SHFMU “ZENEL HAJDINI”

Falë një organizimi të shkëlqyer, elegant dhe të realizuar me përkushtim në çdo detaj, kremtimi i 100-vjetorit u shndërrua në një ngjarje madhështore e të paharrueshme, duke pasqyruar denjësisht historinë, traditën dhe vlerat që shkolla jonë ka kultivuar gjatë një shekulli. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, duke i dhënë këtij jubileu madhështor shkëlqimin që meritonte.

Për 100 vjet me radhë, shkolla jonë ka qenë vatër e dijes, edukimit dhe formimit të brezave të tërë. Ajo ka qëndruar e fortë dhe e palëkundur edhe në periudhat më sfiduese, falë përkushtimit, sakrificës dhe punës së palodhshme të mësimdhënësve, nxënësve, drejtuesve dhe gjithë komunitetit tonë. Ky jubile është një dëshmi e gjallë e rrugëtimit të gjatë dhe të lavdishëm të shkollës sonë, por edhe një homazh për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në ndërtimin e saj.

Ky tubim jubilar na bëri bashkë të gjithëve – përfaqësues të institucioneve komunale, stafin arsimor ndër vite, ish-drejtorët, mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, ish-nxënësit dhe bashkëvendasit – për të nderuar këtë përvjetor të madh të vatrës sonë të dijes.

Në shenjë mirënjohjeje, gjatë këtij përvjetori historik u ndanë vlerësime për:

• Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtorin z. Rasim Hasani, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
• Ish-drejtorët e shkollës sonë për vizionin dhe udhëheqjen e tyre ndër vite.
• Mësimdhënësit tanë të dalluar për kontributin e tyre të çmuar në edukimin e brezave.
• Nxënësit kampionë për sukseset dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë.

Programi artistik dhe kulturor ishte një festë e vërtetë emocionesh, ku recitimet, këngët korale e patriotike, vallet dhe paraqitjet artistike e gjallëruan skenën dhe sollën momente të paharrueshme. Një moment veçanërisht prekës ishte homazhi dhe poezia kushtuar ish-nxënësit tonë, Zejn Zejnullahu, i cili mbetet gjithmonë në kujtesën dhe zemrat tona.

Në përmbyllje të këtij manifestimi madhështor, u bashkuam për prerjen e tortës festive të 100-vjetorit, ekspozitën e artit dhe koktejin e organizuar në ambientet e shkollës, duke ndarë së bashku gëzimin dhe krenarinë e këtij jubileu historik.

Faleminderit nga zemra të gjithëve që me praninë dhe emocionet tuaja e bëtë këtë ditë të paharrueshme dhe kaq të veçantë. SHFMU “Zenel Hajdini” do të vazhdojë të mbetet përherë vatër e hapur e dijes, edukimit dhe sukseseve të reja.

Një falënderim i veçantë për kolektivin e shkollës dhe të gjithë bashkëpunëtorët e përfshirë, të cilët me përkushtim, angazhim dhe punë të palodhshme kontribuan në organizimin dhe realizimin e këtij manifestimi madhështor.

Gëzuar 100-vjetorin!

15/06/2026

🌟 KREMTIMI I NJË SHEKULLI DIJE DHE TRADITE – 100 VJET SHFMU "ZENEL HAJDINI" GADIME 🌟

Të nderuar nxënës, prindër, ish-nxënës, bashkëvendas dhe miq të shkollës sonë,
Një shekull më parë, në vitin 1926, në Gadime u ndez drita e dijes që do të ndriçonte breza të tërë. Që nga ajo kohë, SHFMU "Zenel Hajdini" është shndërruar në një vatër të arsimit, edukimit dhe formimit të qytetarëve të denjë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe zhvillimin e vendit tonë.

Nesër, me krenari dhe mirënjohje, shënojmë 100-vjetorin e themelimit të shkollës sonë – një jubile i veçantë që simbolizon një shekull përkushtimi, suksesi dhe tradite.

Edhe pse për këtë ngjarje madhështore janë shpërndarë ftesa zyrtare, ne dëshirojmë që kjo festë të jetë festë e të gjithëve. Prandaj, ftojmë përzemërsisht nxënësit, prindërit, ish-nxënësit, bashkëvendasit dhe të gjithë miqtë e shkollës që të bëhen pjesë e këtij momenti historik.

Dyert e shkollës sonë janë të hapura për secilin që dëshiron të ndajë me ne emocionet, kujtimet dhe krenarinë e një shekulli arritjesh.

📅 Data: 16.06.2026
🕥 Ora: 10:30
📍 Vendi: SHFMU "Zenel Hajdini" Gadime – Salla e Sportit

Prania juaj do ta nderojë dhe madhështojë edhe më shumë këtë përvjetor të rëndësishëm. Le të mblidhemi së bashku për të kujtuar rrugëtimin e lavdishëm të shkollës sonë dhe për të festuar trashëgiminë që na bashkon.

Mirë se vini!

Me respekt,
Drejtoria e SHFMU "Zenel Hajdini" – Gadime

NJË TJETËR REZULTAT I SHKËLQYER – VENDI I TRETË NË KUIZ! 🌟​Rrugëtimi i shkollës sonë në “Kuizin e Diturisë 2026”, i orga...
29/05/2026

NJË TJETËR REZULTAT I SHKËLQYER – VENDI I TRETË NË KUIZ! 🌟

​Rrugëtimi i shkollës sonë në “Kuizin e Diturisë 2026”, i organizuar nga SHFMU “Ismail Luma” dhe i mbështetur nga DKA-Lipjan, u përmbyll me sukses të plotë! Pas përballjeve të forta e me shumë emocion në fushën e dijes, ekipi i shkollës sonë ia doli të radhitet në top-treshen më të mirë në nivel komunal, duke siguruar vendin e tretë!

​Ky rezultat erdhi si rrjedhojë e njohurive të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të fortë që treguan nxënësit tanë në çdo etapë të garës.

​Përgëzime të përzemërta për të gjithë ekipin dhe mësimdhënësit që punuan me kaq përkushtim për këtë përfaqësim dinjitoz. Shkolla jonë krenohet me ju dhe me vlerat që treguat në këtë garë!

​Suksese të pafundme në sfidat e radhës!

🏆 VAZHDON TRADITA E SUKSESEVE – KUALIFIKIM NË ÇEREKFINALE! 🏆​Shkolla jonë po dëshmon se vendi i parë tashmë është bërë t...
16/05/2026

🏆 VAZHDON TRADITA E SUKSESEVE – KUALIFIKIM NË ÇEREKFINALE! 🏆

​Shkolla jonë po dëshmon se vendi i parë tashmë është bërë traditë! Pas triumfeve të njëpasnjëshme në garat e kaluara, ku nxënësit tanë rrëmbyen me meritë vendet e para, seria e sukseseve po vazhdon me të njëjtin ritëm edhe në “Kuizin e Diturisë 2026”, garë kjo e organizuar nga SHFMU “Ismail Luma” nën mbështetjen e DKA-Lipjan. 🌟

​Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin se ekipi ynë ka shënuar një fitore të radhës në raundin e parë, duke siguruar kalimin në fazën e çerekfinales! 📚👏

​Ky prezantim dinjitoz mban vulën e katër nxënësve tanë të shkëlqyer, të cilët treguan dije e bashkëpunim të jashtëzakonshëm:

​Esma Thaqi
​Alea Shabiu
​Tuana Agushi
​Eldion Aliu

​Pas këtij rezultati të shkëlqyer qëndron vullneti i madh i nxënësve tanë dhe puna e palodhshme e mësimdhënësve, të cilët me përkushtim maksimal po i përgatisin dhe po i udhëheqin ata drejt majave të suksesit. 👩‍🏫👨‍🏫✨

​Me mendje drejt finales dhe me besim të plotë në dijen e tyre, ju dëshirojmë shumë suksese në sfidat e radhës! Vazhdoni të na bëni krenarë, kampionë! 🥇💪🎓

Vazhdojmë me triumfe: Drejt Olimpiadës Shtetërore të Gjuhës Shqipe! 🏆🇽🇰​Jemi jashtëzakonisht krenarë që tradita e sukses...
30/04/2026

Vazhdojmë me triumfe: Drejt Olimpiadës Shtetërore të Gjuhës Shqipe! 🏆🇽🇰

​Jemi jashtëzakonisht krenarë që tradita e sukseseve në shkollën tonë po lartësohet dita-ditës! Pas rezultateve tona kulmore në nivel vendi, nxënëset tona dëshmuan sërish se jemi liderë të dijes.
​Në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe (niveli komunal), shkolla jonë dominoi podiumin nën mentorimin e mësimdhënëses së Gjuhës Shqipe, Nerxhivane Demiri:

​🥇 Esma Thaçi – Vendi i parë.
🥉 Agnesa Jetullahu – Vendi i tretë.

​Së bashku me Aulona Ukën (vendi i dytë) nga SHFMU “Vëllezërit Domaneku”, vajzat tona do të përfaqësojnë me dinjitet Lipjanin në garën shtetërore! 🇽🇰
​Për këtë arritje mbresëlënëse, fitueset u nderuan me një pritje të ngrohtë nga drejtori i DKA-së, z. Rasim Hasani. Ai vlerësoi lart frymën fituese të vajzave dhe u dha mbështetje të plotë për të vazhduar rrugën e shkëlqimit drejt suksesit në nivelin republikan.
​Urime Esmës, Agnesës dhe Aulonës! Besojmë fort se me këtë përgatitje dhe vullnet, emri i shkollës dhe i komunës sonë do të lartësohet edhe në mesin e më të mirëve të Republikës.
​Na priftë e mbara dhe suksese në përfaqësimin e radhës! 👏

Address

Lipjan

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla fillore “Zenel Hajdini” Gadime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share