Rinija daveti islam

Rinija daveti islam Rinija daveti islam

18/03/2017
Sot Xhumaja ne Lipjan Elhamdulila
17/03/2017

Sot Xhumaja ne Lipjan Elhamdulila

Dita e Xhumasë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e madhëronte, nderonte dhe e veçonte me adhurime të ndrysh...
16/03/2017

Dita e Xhumasë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e madhëronte, nderonte dhe e veçonte me adhurime të ndryshme Ditën e Xhumasë. Prej veçorive të kësaj dite është fakti se në këtë ditë gjendet një orë kur pranohen lutjet. Transmetohet nga Ebu Hurejreja radijall-llahu anhu, i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e përmendi Ditën e Xhumasë dhe tha: “Në këtë ditë gjendet një orë, nëse e takon një rob musliman duke u falur dhe kërkon prej All-llahut [subhanehu ve teala] diç, All-llahu [subhanehu ve teala] ia jep ate”. Mutefekun alejhi.

“Bëj sexhde dhe afrohu”. (El-Alk: 19) Ebu Hurejreja radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Robi është më afër Zotit të tij atëherë kur është në sexhde. Lutjuni sa më tepër (në këtë pozitë)”. Transmeton Muslimi.

Ebu Bekr Tartushi thotë: “Po e përfundojmë këtë kaptinë duke thënë se nuk është fekih ai që ka nevojë për All-llahun [subhanehu ve teala], e flen në fund të natës”. -

Kjo orë është pas namazit të ikindisë derisa të falet akshami, duke u bazuar në hadithin që e transmeton Xhabiri radijall-llahu anhu, i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Dita e Xhumasë ka dymbëdhjetë orë (midis të cilave) është një orë, në të cilën nuk ka musliman që kërkon diç prej All-llahut [subhanehu ve teala] e që Ai nuk ia jep. Kërkoni në orën e fundit pas ikindisë”. Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.

Sehl ibn Sa’di radijall-llahu anhu, thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Dy (lutje) nuk refuzohen: lutja pas ezanit dhe lutja në vështirësi, kur të përleshen një grup me tjetrin (në betejë)”. Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejjhi ve sel-lem], ka thënë: "Kërkoni pranimin e lutjes kur të takohen dy ushtritë, gjatë ikametit për namaz dhe kur bie shi”. Hadithi është sahih, transmeton Imam Shafiu në librin e tij “El-Ummu”.

Rregullat e lutjes
1- Marrja e abdestit, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur është kërkuar të lutet për ndonjë as’hab, ka marrë abdest e pastaj është lutur. Mutefekun alejhi. 2- Drejtohesh nga Kibleja: Abdull-llah ibn Mesudi radijall-llahu anhu, thotë: U drejtua nga Kibleja Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe bëri lutje kundër disa njerëzve prej kurejsh*tëve...”. Mutefekun alejhi. Kurse Imam Buhariu në librin e tij ka emërtuar një kaptinë të tërë: Kaptina: “Bërja e lutjes drejtuar Kibles”.

Të mos nxitojë në përgjigjen. Njeriu, natyrisht, është i ngutshëm, e kjo shkakton dëshpërim nëse nuk i pranohet lutja, dhe për këtë edhe i largohet lutjes. Ebu Hurejreja radijall-llahu anhu, thotë se I Dërguari i All-llahut [subhanehu ve teala] thotë: “I pranohet lutja një individi perderisa nuk ngutet e thotë: Unë u luta, mirëpo nuk m'u përgjigj, dhe për këtë e lë duanë”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Njeriu duhet vazhdimisht të bëjë dua, sa ma shumë që të mundet, e mos të mendojë se po i vonohet përgjigjja, ngase All-llahu [subhanehu ve teala] e ka marrë përsipër përgjigjen ndaj lutjes së tij.

Ebu Hurejreja radijall-llahu anhu thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “All-llahu [subhanehu ve teala] hidhërohet prej atij individi, i cili nuk e lutë Atë”. Transmeton Tirmidhiu, hadithi është sahih.

Nga libri,Realiteti i duasë (lutjes)

Address

Lipjan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rinija daveti islam posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category