Xhamia E Banullës

Xhamia E Banullës Xhamia Mulla Aziz Haziri
”Banullë”

17/08/2026

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Sadik Raif Sadiku, nga fshati Banullë.

Varrimi bëhet më 17.08.2026 (e hënë), pas namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Banullë, Lipjan.

Allahu e mëshiroftë, ia faltë gjynahet dhe e shpërbleftë me Xhenet!
Ngushëllime familjes dhe të afërmve!

11/08/2026

Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi.

Ju njoftojmë se:
Ka ndërruar jetë Ajshe Jashari gruaja e Bislim Jasharit nga fshati Banullë.
Varrimi bëhet me datën 11.08.2026 ditë e marte pas namazit te kindisë në fshatin Banullë-Lipjan.

Zoti e mëshiroftë me xhennet.

10/08/2026
24/07/2026

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi!

Njoftim për të pame:
Sefë dhe Azem Bajrami në emër të familjes së tyre hapin të pame për hallen e tyre Arife Bajrami Salihu.
E pamja mbahet ditën e diele me datë 26.07.2026 te Oda e të pamës te Xhamia në Banullë

Allahu e mëshiroftë!

11/07/2026

Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi.

Ju njoftojmë se:
Ka ndërruar jetë Ibush Zejnullahu nga fshati Banullë.
Varrimi bëhet me datën 11.07.2026 ditë e shtunë në ora 19:00 (varrezat e lagjes) në fshatin Banullë Lipjan.

Zoti e mëshiroftë me xhennet.

Ju mirëpresim!
05/07/2026

Ju mirëpresim!

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Me ndihmën e Allahut të Madhëruar është realizuar rregullimi i anësorev...
28/06/2026

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Me ndihmën e Allahut të Madhëruar është realizuar rregullimi i anësoreve rreth e rrotull Xhamisë së Banullës, duke vendosur zall dekorativ dhe duke rregulluar hapësirën përreth objektit të xhamisë.

Kostoja totale e këtij projekti ka qenë 520€, ndërsa më poshtë janë bashkëngjitur fotografitë e punimeve dhe faturat përkatëse, në shenjë transparence ndaj xhematit dhe të gjithë kontribuesve.

Lusim Allahun e Madhëruar t’i shpërblejë të gjithë ata që kanë kontribuar me pasuri, mund dhe angazhim në mirëmbajtjen dhe zbukurimin e shtëpisë së Tij.

Allahu i shpërbleftë të gjithë bamirësit dhe ua shumëfishoftë shpërblimin në dynja dhe ahiret. Amin.

25/05/2026

Nesër, ditë e martë, është Dita e Arafatit

Të nderuar besimtarë,

Nesër është njëra ndër ditët më të mëdha dhe më të vlefshme tek Allahu i Madhëruar – Dita e Arafatit. Ditë e faljes, mëshirës dhe pranimit të lutjeve.

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Agjërimi i ditës së Arafatit shpresoj tek Allahu që i fal gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen.”
(Transmeton Muslimi)

Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me:
• agjërim
• dua dhe istigfar
• lexim të Kur’anit
• dhikër dhe vepra të mira

📍 Syfyri: 02:54
📍 Iftari: 20:08

Mos e le me të ikur kjo mundësi e madhe për falje, sepse ndoshta nuk na kthehet më një Arafat tjetër.

Allahu na i pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat tona të mira.

25/05/2026
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.Me kënaqësi ju njoftojmë se xhamia jonë është pajisur me një kosë bari f...
21/05/2026

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Me kënaqësi ju njoftojmë se xhamia jonë është pajisur me një kosë bari falë një donacioni nga një bamirës, i cili ka dëshiruar të mbetet anonim.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta shpërblejë me të mira të shumta, t’ia pranojë sadakanë dhe ta bëjë këtë vepër në peshoren e veprave të mira në Ditën e Gjykimit.

Po ashtu falënderojmë të gjithë ata që vazhdimisht kontribuojnë dhe ndihmojnë xhaminë tonë në forma të ndryshme.

“Allahu është në ndihmën e robit përderisa robi është në ndihmën e vëllait të tij.”
— Transmeton Muslimi

Allahu i shpërbleftë të gjithë bamirësit tanë.

Me rrespekt,
Imami i xhamisë

Address

Https://maps. App. Goo. Gl/vLf4xfRBCL9TEx64A?g_st=ipc
Lipjan
14000

Telephone

046155289

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhamia E Banullës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category