Mehmet Akif School

Mehmet Akif School A Building With Four Walls And Tomorrow Inside Official page of Mehmet Akif College
(236)

Një ditë plot buzëqeshje, miqësi dhe kujtime të bukura!Sot, nxënësit tanë të ciklit fillor shijuan një ditë të mrekullue...
11/09/2026

Një ditë plot buzëqeshje, miqësi dhe kujtime të bukura!

Sot, nxënësit tanë të ciklit fillor shijuan një ditë të mrekullueshme në Gërmi. 🤍

Lojëra, të qeshura, shoqëri dhe momente të paharrueshme e bënë këtë piknik një ditë të veçantë për të gjithë.

Mes natyrës dhe atmosferës plot gëzim, fëmijët krijuan kujtime të bukura, ndanë çaste të veçanta me shokët e shoqet dhe shijuan së bashku bukurinë e një dite ndryshe nga rutina e përditshme. ☀️

Sepse fëmijëria bëhet edhe më e bukur kur luajmë, qeshim dhe krijojmë kujtime së bashku!

Sot, nxënësit e klasave të gjashta patën mundësinë të kalojnë një ditë të veçantë në natyrë, përmes një pikniku të organ...
10/09/2026

Sot, nxënësit e klasave të gjashta patën mundësinë të kalojnë një ditë të veçantë në natyrë, përmes një pikniku të organizuar me qëllim socializimin dhe krijimin e një atmosfere sa më pozitive në fillim të këtij viti të ri shkollor.🤍

Përmes lojërave, aktiviteteve të përbashkëta dhe kohës së kaluar së bashku, nxënësit patën mundësi të njihen më mirë me njëri-tjetrin, të krijojnë miqësi të reja dhe të forcojnë frymën e bashkëpunimit.

Një ditë e bukur, plot energji, buzëqeshje dhe kujtime të këndshme!

Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, u zhvillua mbledhja me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë, gjatë së ci...
10/09/2026

Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, u zhvillua mbledhja me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë, gjatë së cilës u bë zgjedhja e Këshillit të Nxënësve për vitin shkollor 2026/2027.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e përfshirjes aktive të nxënësve në jetën shkollore, përgjegjësitë e Këshillit të Nxënësve dhe rolin e tij në përfaqësimin e zërit, ideve dhe interesave të nxënësve.

Urime nxënësve të zgjedhur dhe shumë suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tyre!

09/09/2026

Duart e vogla, ide të mëdha! 🎨

Nxënësit e klasës 2A shprehën imagjinatën dhe krijimtarinë e tyre përmes ngjyrave dhe punimeve të bukura.
Me shumë përkushtim, dashuri dhe fantazi, ata krijuan punime që tregojnë sa e bukur është bota përmes syve të fëmijëve. 🤍

Kur numrat marrin formë, matematika bëhet lojë!Në klasën 2A, nxënësit përdorën blloqe për të ndërtuar numrat, duke formu...
04/09/2026

Kur numrat marrin formë, matematika bëhet lojë!

Në klasën 2A, nxënësit përdorën blloqe për të ndërtuar numrat, duke formuar dhjetëshe dhe duke dalluar njëshet nga dhjetëshet. 🧩

04/09/2026

Rikthimi ynë në klasën e tretë!

Sot, me duart mbi njëra-tjetrën dhe me shumë entuziazëm, bëmë Premtimin e Klasës – të jemi të sjellshëm, të respektueshëm, të përgjegjshëm, të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të japim më të mirën çdo ditë. 🤝

Një vit i ri shkollor, premtime të reja dhe shumë aventura që na presin!

Your future deserves more than a guess!MAPP is a career assessment that helps students discover their strengths, interes...
03/09/2026

Your future deserves more than a guess!

MAPP is a career assessment that helps students discover their strengths, interests, personality, and career paths that fit them best. 📚

Special Offer: €20 | September & October

For more information, contact the Career Counselor at the school.

02/09/2026

Disa momente që mbeten më shumë se thjesht kujtime…

Klasa e 5-të sjell me vete emocione të veçanta — një etapë e bukur, më shumë pjekuri, më shumë ëndrra dhe shumë buzëqeshje që mbushin çdo hapësirë të shkollës.

Të shohim nxënësit tanë duke u rritur, duke ndarë momente së bashku dhe duke krijuar kujtime të reja është një nga gjërat më të bukura. 🤍

01/09/2026

Mirë se vini në familjen tonë!🤍

Sot shkolla jonë u mbush me energji të re, buzëqeshje dhe emocionin e një fillimi të bukur. 📚

Jemi të lumtur që jeni pjesë e Mehmet Akif School.

01/09/2026

Një fillim i ri, plot energji dhe buzëqeshje!

Sot hapëm dyert për një tjetër rrugëtim të bukur shkollor. Korridoret u mbushën me zëra, emocione, miqësi të reja dhe shumë entuziazëm për gjithçka që na pret. 📚

Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me dije, suksese, kujtime të bukura dhe momente të paharrueshme!

Address

Mehmet Akif School
Lipjan
14000

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00
Saturday 09:00 - 14:00

Telephone

+38349770514

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mehmet Akif School posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Mehmet Akif School:

Shortcuts

Share