04/03/2024
Në ndërtim të retrospektivës...së Arsimit në Lipjan
Pavarësisht, shënimit të 7 marsit të vitit 1887 si fillesë e shkollimit në gjuhën shqipe, flakadani i arsimit shqip është ndezur shumë më herët.
Së fundi, kurrsesi nuk duhet parë e shkëputur prej periudhave të mëparshme, të dokumentuara, sepse nuk kemi një shkollë të parë shqipe, por disa shkolla të tilla. Shkollat e para shqipe nuk i kemi në shekullin XIX, por në shekujt XVI – XVII, të paktën 250 vjet më herët se shkolla e Korçës, që njihet zyrtarisht si e para.
Shkolla e Janjevës ishte shkolla e parë e kualifikuar dhe e pranuar nga Roma e Vatikanit, njëherit dëshmonë se fillet e arsimit tonë kombëtar i gjejmë në lashtësinë e shekujve. Pas Koncilit të Trentit (1545-1563) kisha lejoi mësimin e gjuhëve popullore. Padyshim se argumentat, faktet dhe dëshmitë që sjellin shkencëtarët e gjuhësisë, letërsisë dhe historisë, do të largojnë jo pak mjegullima mbi fillesat e shkollimit në gjuhën shqipe, me gjithë karakterin e tij fetar përpara periudhës së Rilindjes Kombëtare, çka është po në atë linjë logjike të rrugëtimit të arsimit dhe shkollës në mbarë botën.
Lidhur me shkollën e Janjevës janë ruajtur disa shënime të rëndësishme “...krye ipeshkvi i Shkupit, Andrea Bogdani i shkruan Romës (15.XI.1664) nga Janjeva, ku kishte rezidencën, duke i rekomanduar në letër Kongregatës Fide që mësues të shkollës në këtë vend të emërojnë shqiptarin Pjetër Mazrekun” dhe kjo kërkesë u aprovua.
Dëshmitë e gjurmuara, le të shërbejë si ngacmim për të thelluar mendimin shkencor, historik e gjuhësor, pedagogjik dhe letrar, për të synuar nxjerrjen nga mosha foshnjarake të gjuhës shqipe, tashmë si gjuhë e shkollimit, sidomos për t’i dhënë asaj vendin që i takon, deri aty ku përvijohen gjurmët historike, në fundit të shek. XVI dhe në pjesën e parë të shek. XVII, që fakton shkolla në truall të shqipes