30/07/2026
Me rastin e pensionimit të profesoreshës së arkitekturës, Emina Rexhiq, drejtoria e IAAP "Adem Gllavica" organizoi një ceremoni solemne në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në arsim.
Për shumë vite me radhë, profesoresha Emina Rexhiq dha një kontribut të çmuar në edukimin dhe aftësimin profesional të nxënësve, duke qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë.
Në këtë ceremoni, drejtori i shkollës i ndau një mirënjohje si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e palodhshme dhe angazhimin e saj ndër vite. Kolegët dhe drejtoria e falënderuan për gjithçka që ka dhënë për shkollën dhe i uruan shëndet, lumturi dhe një pension të qetë e të mbushur me gëzim pranë familjes së saj.
Faleminderit, profesoreshë Emina Rexhiq, për gjurmën e pashlyeshme që keni lënë në IAAP "Adem Gllavica". Kontributi dhe përkushtimi juaj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë.
Me respekt,
Drejtoria e IAAP "Adem Gllavica"