Xhamia Muhaxhere-Hodonoc

Xhamia  Muhaxhere-Hodonoc Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Xhamia Muhaxhere-Hodonoc, Education, Brigada 125 Remzi Ademi, Kosovo.

Urime dhe për shumë vite Festa e Fiter Bajramit, qofshin të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, lutjet ...
21/04/2023

Urime dhe për shumë vite Festa e Fiter Bajramit, qofshin të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, lutjet dhe sakrificat nga ana e Zotit të Madhërishëm.Paqja dhe Meshira e Allahut qoftë mbi Ju dhe mbi Familjet e juaja🙏🏻

21/04/2023

Urime dhe për shumë vite Festa e Kurban Bajramit, qofshin të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, lutjet...
09/07/2022

Urime dhe për shumë vite Festa e Kurban Bajramit, qofshin të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, lutjet dhe sakrificat nga ana e Zotit të Madhërishëm.Paqja dhe Meshira e Allahut qoftë mbi Ju🙏🏻

Urime Festa e Fiter Bajramit. Paqja   dhe Allahu qoftë mbi ju dhe Familjet tuaja. Allahu ju begatoft me te gjitha te mir...
02/05/2022

Urime Festa e Fiter Bajramit. Paqja dhe Allahu qoftë mbi ju dhe Familjet tuaja. Allahu ju begatoft me te gjitha te mirat ju dhe familjen tuaj.🙏🏻

Urime festa e Kurban Bajramit. Paqja dhe meshira e Allahut qoftë mbi ju dhe Familjet tuaja. Allahu ju begatoft me te gji...
20/07/2021

Urime festa e Kurban Bajramit. Paqja dhe meshira e Allahut qoftë mbi ju dhe Familjet tuaja. Allahu ju begatoft me te gjitha te mirat ju dhe familjen tuaj.

Urime festën e Eid- Al Fiter Bajrami.ALLAHU اللهju bekoftë, ju udhëheqtë dhe ju shëndritë rrugën e suksesit dhe ju sjell...
13/05/2021

Urime festën e Eid- Al Fiter Bajrami.

ALLAHU الله
ju bekoftë, ju udhëheqtë dhe ju shëndritë rrugën e suksesit dhe ju sjelltë lumturi në zemrat dhe shtëpitë e juaja, ju dhashtë shendet dhe te mirat e Dunjajes dhe Ahiretit In Shaa Allah.

الله ALLAHU
ju shperbleftë me Xhennetin Al Firdeus dhe jua pranoftë Agjerimin, lutjet dhe Namazin.

Me Respekt
Nga:Staffi i Xhamis Muhaxhere-Hodonoc❤

“Xhamitë janë të Allahut, prandaj mos adhuroni me Allahun askënd tjetër”. (Xhinn: 18)Xhamitë janë shtëpitë e Allahut xh....
13/09/2020

“Xhamitë janë të Allahut, prandaj mos adhuroni me Allahun askënd tjetër”. (Xhinn: 18)

Xhamitë janë shtëpitë e Allahut xh.sh, prandaj kush e do Allahun, do edhe shtëpitë e Tij dhe falet sa më shpesh në to. Allahu xh.sh thotë në Kur’an: “Xhamitë janë të Allahut, prandaj mos adhuroni me Allahun askënd tjetër”. (Xhinn: 18)

Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudrij r.a se Pejgamberi a.s ka thënë duke transmetuar nga Zoti xh.sh: “Shtëpitë e Mia në tokë janë xhamitë dhe vizitorët e Mi janë ata që kujdesen për to dhe falen. Lum për atë njeri, i cili pastrohet në shtëpinë e tij, pastaj më viziton Mua në shtëpinë Time. është detyrë për pritësin të nderojë dhe respektojë vizitorin e tij”. (trans. Ebu Neim).

Përsëri nga Ebu Seid El-Hudrij r.a transmeton se Pejgamberi a.s ka thënë: “Në qoftë se shikoni një njeri, i cili përherë shkon në xhami, atëherë dëshmoni për të se ai është besimtar. Zoti xh.sh ka thotë në Kur’an: “Për xhamitë e Allahut kujdesen ata të cilët i kanë besuar Allahut dhe Ditës së Gjykimit...”. (trans. Tirmidhiu).

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se Pejgamberi a.s ka thënë: “Shtatë persona do të jenë nën mbrojtjen e Allahut, në ditën ku nuk ka mbrojtje tjetër, përveç mbrojtjes së Tij, prje tyre është, një njeri zemra e të cilit është e lidhur për xhamitë e Allahut xh.sh”. (trans. Buhariu dhe Muslimi).

Përsëri nga Ebu Hurejre r.a, ka thënë Pejgamberi a.s: “Kush shkon në xhami në mëngjes e darkë, Allahu xh.sh i ka përgatitur atij shtëpi në xhenet sa herë që shkon në xhami”. (trans. Buhariu dhe Muslimi).

Xhamitë janë shtëpitë e Allahut azze ve xhel, në të cilat myslimani gjen qetësi dhe prehja nga zhurma, lodhja dhe streset e jetës materiale. Ato janë kopshte te xheneteve në të cilat besimtari gjen rahatinë e tij duke përmendur Allahun xh.sh, duke lexuar Kur’an, duke falë namaz, duke rënë salavat përmbi të Dërguarin alejhi salatu ve selam, duke dëgjuar vas dhe këshilla të mira...etj.

Ebu Hurejre r.a transmeton se i Dërguari i Allahut a.s ka thënë: “Sa herë që njerëzit mblidhen në një shtëpi prej shtëpive të Allahut për të lexuar librin e Allahut dhe për ta mësuar atë me njëri-tjetrin, atyre u zbresin melekët, i kaplon mëshira, i rrethojnë me krahët e tyre melekët dhe Allahtu i përmend te melekët që rrinë rreth Tij”. (trans. Muslimi).

Duke ditur se miku ka të drejtë të nderohet dhe respektohet, atëherë edhe ai ka detyrë të mësojë se si duhet të përgatitet dhe të sillet për vizitën në shtëpinë e mikut të tij. Prandaj secili njeri që shkon në xhami duhet të dijë se ai po shkon në shtëpinë e Allahut azze ve xhel dhe e ka për detyrë të sillet me edukatën e duhur, duke madhëruar dhe lartësuar Atë, ashtu siç e meriton Madhëria dhe Lartësia e Allahu xh.sh.

EDUKATA ISLAME E XHAMIVE, SHTËPIVE TË ALLAHUT XH.SH:

1. Dashuria ndaj xhamisë dhe vlerësimi i saj, duke respektuar madhështinë dhe shenjtërinë e saj, sepse ajo është shtëpia e Allahut xh.sh, e cila është ndërtuar për të përmendur dhe adhuruar Atë, për të lexuar Kur’an dhe për të transmetuar mesazhet e tij...etj. Allahu xh.sh thotë në Kur’an: “Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave”. (Haxh: 32). “Në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t'i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as sh*tblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet”. (Nur: 36-37). Pejgamberi a.s ka thënë: “Xhamitë janë shtëpitë e çdo të devotshmi. Allahu i ka garantuar çdo personi, i cili xhaminë e konsideron shtëpi të Tij, për falje, mëshirë dhe kalimin e urës së Siratit për te kënaqësia e Allahut në xhenet”. (trans. Tabarani dhe Bezzari).
2. Puna dhe kujdesi për ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e xhamijave. Transmeton Ibn Abasi r.a se Pejgamberi a.s ka thënë: “Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, sado të vogël qoftë, Allahu i ndërton atij njeriu një shtëpi në xhenet”. (trans. Ahmedi dhe Ibn Hibbani). Nga Enesi r.a transmetohet se ka thënë: “Kush ndriçon xhamitë me drita, melekët kërkojnë falje për atë person, sa herë që dritat e tij ndriçojnë xhaminë”.
3. Ardhja në xhami, edhe sikur xhamia të jetë larg shtëpive, apo rruga për në xhami të jetë e lodhshme, me vapë, me ftohtë, me shi, me errësirë etj. Nga Ebu Hurejre r.a transmetohet se Pejgamberi a.s ka thënë: “Përgëzoni me dritë të plotë në ditën e kiametit ata të cilët ecin në errësirën e natës për në xhami”. (trans. Ebu Davudi dhe Tirmidhiu). Nga Ebu Musa r.a transmetohet se Pejgamberi a.s ka thënë: “Shpërblimin më të madhe në namaz e ka ai njeri që e ka më larg xhaminë. Ai njeri që pret namazin deri që ta falin me imam, ka shpërblim më të madh se ai që e fal namazin dhe pastaj flenë”. (trans. Buhariu dhe Muslimi).
4. Përgatitja për të shkuar në xhami, duke u pastruar dhe duke marrë abdes mirë, duke veshur rroba të pastra dhe duke rregulluar flokët dhe, duke u lyer me eroma të mira. Allahu xh.sh thotë në Kur’an: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje),...” (Araf: 31). Nga Ebu Hurejre r.a transmetohet se Pejgamberi a.s ka thënë: “Kush pastrohet në shtëpinë e tij, pastaj shkon në një shtëpi prej shtëpive të Allahut për të falur një farz prej farzeve të Allahut, njëri hap i fshin një të keqe, ndërsa hapi tjetër e lartëson një gradë më lart”. (trans. Muslimi).
5. Hyrja në xhami me këmbën e djathtë dhe duke thënë: Bismilahi, Allahumme sal’li ala sejjidina Muhammed. O Zoti im, më hap dyert e mëshirës Tënde.
6. Daljam nga xhamia me këmbën e majtë, me qetësi, duke mbajtur këpucët përpara tij dhe duke thënë: Allahumme sal’li ala sejjidina Muhammed. O Zoti im, unë të kërkoj Ty prej mirësive Tuaja. Transmetohet nga Ebu Usejdi r.a se i Dërguari a.s ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të hyj në xhami le të bjerë salavat përmbi të Dërguarin e Allahut alejhi selam, pastaj të thotë: “O Zoti im, më hap dyert e mëshirës Tënde” dhe kur të dalë nga xhamia le të thotë: “O Zoti im, unë të kërkoj Ty prej mirësive Tuaja”. (trans. Muslimi dhe Ebu Davudi).
7. Të falë dy rekatë namaz, përpara se të ulet ndenjur, n.q.s nuk është duke u falur ndonjë namaz farz, ose nuk është kohë e ndaluar për tu falur (si në kohën kur dielli është duke lindur, përpara namazit të drekës dhe kur dielli është duke perënduar). Ebu Katade r.a transmeton se Pejgamberi a.s ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, të mos ulet ndenjur pa falë dy rekatë namaz”. (trans. Buhariu dhe Muslimi).
8. Kujdesi për pastërtinë e rrobave, çorapeve etj, në mënyrë që të mos ndotet tapeti dhe sexhadet e xhamisë.
9. Të mos hymë në xhami n.q.s kemi ngrënë qepë ose hudhra, apo gjëra të tjera, të cilat ka erëra të këqija, deri sa të largohet era e keqe. Transmeton Xhabiri r.a se Pejgamberi a.s ka thënë: “Kush ka ngrënë hudhër ose qepë, le të largohet prej nesh, ose të mos vij në xhami”. (trans. Buhariu dhe Muslimi). Në një transmetim tjetër Pejgamberi a.s ka thënë: “Kush ka ngrënë hudhër, qepë, ose pras, të mos i afrohet xhamisë sonë, sepse melekët ndihen keq prej erërave, ashtu siç edhe njerëzit ndihen keq”. (trans. Buhariu dhe Muslimi).
10. Largimi nga fjalët e kota, lojërat, vrapimi, zhurmat, ngritja e zërit, qoftë edhe duke lexuar Kur’an n.q.s bezdis dikën që po falet, po përmend Allahun, ose po mëson dituri...etj. Transmetohet nga Saib in Jezid r.a se ai ka thënë: Një ditë isha në xhami dhe dikush më preku për rrobe dhe, ky njeri ishte Umer ibnul Hatabi. Më tha: Shko tek ata dy personat atje dhe mi sill këtu. Shkova i mora dhe ia solla. Umeri iu tha: Nga jeni ju të dy? I thanë: Jemi nga Taifi. Iu tha: Sikur të ish*t nga ky vend (banorë të Medinës) do t’ju kisha dënuar. Ngrini zërat tuaj në xhaminë e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem!”. (trans.Buhariu). Ebu Seid El-Hudrij r.a transmeton se Pejgamberi a.s bëri itikaf në xhami dhe dëgjoi njerëzit që po lexonin Kur’an me zë të lartë. Hapi perden dhe iu tha: “Secili prej jush po flet me Zotin e tij, prandaj mos shurdhoni njëri-tjetrin dhe mos ngrini zërat me njëri-tjetrin duke lexuar”. (trans. Nesaiu dhe Ahmedi).
11. Largimi nga ngatërresat, problemet e dynjasë, sh*tblerjet, kërkimi i gjësë së humbur, recitimi i poezive jo të hijshme, ndërsa poezi që kanë përmbajte të mirë dhe urtës nuk ka problem...etj. Ibn Umeri r.a ka thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka ndaluar të sh*tet ose të blihet në xhami, të recitohen poezi, ose të kërkohet gjëja e humbur”. (trans. Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe). Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se Pejgamberi a.s ka thënë: “N.q.s shikoni një njeri që shet ose blen në xhami, atëherë thoni: Mos të dhashë Allahu bereqet në tregtinë tënde. Dhe n.q.s shikoni një njeri që kërkon diçka të humbur në xhami, thoni: Mos ta ktheftë Allahu kurrë gjënë e humbur”. (trans. Tirmidhiu). Seid ibn Musejjib ka thënë: “Kush qëndron në xhami, ai qëndron me Zotin e tij, prandaj e ka për detyrë që të mos flasë, përveç se fjalë të mira”.
12. Të mos lëvizë me gishta, të mos i kërcasë etj në xhami gjatë pritjes së faljes së namazit. Ebu Seidi r.a transmeton se: Hyra në xhami me Pejgamberin a.s dhe ndërkohë një njeri ishte ulur në mes të xhamisë me duar të lidhura për këmbë. Pejgamberi a.s ia bëri me shenjë, por ai nuk e vuri re. Atëherë Pejgamberi a.s u soll nga ai dhe i tha: “Kur ndonjëri prej jush është në xhami, të mos i lidh duart, sepse lidhja e duarve (shuplakat me njëri-tjetrën) është prej shejtanit. Njeri vazhdon të jetë në namaz, sa kohë që ai ndodhet në xhami, ose derisa të dalë nga xhamia”. (trans. Ahmedi).
13. Largimi nga ngrënia në xhami, fjetja, pushimi, nga gibeti (përgojimi i njerëzve), gënjeshtra ...etj.
14. Ruajtja e pastërtisë së xhamisë, librave dhe e pajisjeve të saj etj. Nga Aisheja r.a transmetohet se Pejgamberi a.s ka urdhëruar të ndërtohen xhamijat afër shtëpive dhe të mbahen pastër e të pastrohen”. (trans. Ahmedi dhe Ebu Davudi). Gjithashtu Enesi r.a ka thënë: Pejgamberi a.s ka thënë: “Mu shfaqën shpërblimet e ummetit tim; madje edhe një papastërti që dikush e largoi xhamia”. (trans. Tirmidhiu dhe Ebu Davudi).
15. Ruajtja e xhamisë nga fëmijë e vegjël, njerëzit me të meta mendore dhe praktikimi i fëmijëve mbi shtatë vjeç në xhami për të falë namaz dhe për tua bërë të dashur xhaminë, namazin dhe edukatën që lidhet me këto dy punë të mëdha.
16. Mos largimi nga xhamia pa falë namazin pasi është thirr ezani, përveç se me ndonjë arsye. Ebu Shathaë transmeton se: Një ditë isha i ulur në xhami me Ebu Hurejren r.a. Thirri ezani dhe një njeri u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë. Ebu Hurejre e ndoqi me sy derisa personi doli nga xhamia. Atëherë Ebu Hurejre tha: “Me këtë veprim ky njeri ka kundërshtuar Pejgamberin a.s”. (trans. Muslimi).
17. Zilet dhe muzika e celularëve etj. Gjithashtu duhet të kemi kujdes dhe të ruajmë qetësinë dhe rregullin e xhamisë nga zhurmat e ndryshme, dhe veçanërisht nga zilet dhe muzika e celularëve, që jo rrallë herë po bëhen shqetësuese, si gjatë namazit, por edhe gjatë kohës së qëndrimit në xhami.
ME RRESPEKT: STAFI XHAMIS❤🕌❤

23/04/2020

Eid Mubarak Ramazan
Falemenderimi i takon Allahut që na muncoi të jem gjall të arrijm këtë muaj te shejt te Ramazanit.
Ky Ramazan na gjen në mese të pandemis lutjet tona do jen qe te gjith te jemi shendosh e mir edhe këtë pandemi ta kalojm sa ma shpejt 🤲🏻🤲
Me rrespekt :
Stafi i Xhamis Muhaxhere-Hodonoc🕌

E Xhuma Elhamdulilah 🙏🕌
25/10/2019

E Xhuma
Elhamdulilah
🙏🕌

🙏🕌
11/01/2019

🙏🕌

Urime muaji i shenjte i Ramazanit, muaji i meshires, sakrifices dhe begatise. Urime per te gjithe motrat dhe vellezerit ...
15/05/2018

Urime muaji i shenjte i Ramazanit, muaji i meshires, sakrifices dhe begatise. Urime per te gjithe motrat dhe vellezerit musliman

Uroj qe ne kete muaj te mbreteroje paqja, perkushtimi ndaj Zotit dhe solidariteti ne mes njerezve. Uroj qe Ramazani t'ju sjelle çdo te mire ne jete, harmoni, mireqenie dhe dashuri ne familjet tuaja.

E lusim Allahun qe te na pranoje dhe te na e lehtesoje agjerimin, te na pranoj lutjet dhe ibadetet tona.
🙏🏻☝🏻

Address

Brigada 125 Remzi Ademi
Kosovo

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhamia Muhaxhere-Hodonoc posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Xhamia Muhaxhere-Hodonoc:

Shortcuts

Share

Category