17/02/2026
Nxënësit e Shkollës Fillore “Avni Zhabota” – Shtupel/Kërnicë, me rastin e Festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizuan një program festiv madhështor dhe dinjitoz, të përgatitur me përkushtim të veçantë. Përmes recitimeve, këngëve dhe pikave artistike, ata nderuan këtë ditë të shënuar historike, duke shprehur dashurinë dhe respektin për atdheun.
Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës! 🇽🇰