03/04/2026
Shfmu"Avni Zhabota"
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shfmu"Avni Zhabota", School, Shtupel/Kerrnice, Klina.
03/04/2026
NJË JETË NË SHËRBIM TË DIJES
Sot i themi faleminderit një figure të veçantë të shkollës sonë.
Pas mbi 30 viteve përkushtim të palodhur, mësimdhënësja jonë e respektuar, Hasime Dautaj, mbyll një kapitull të gjatë e të çmuar në shërbim të arsimit.
Ajo ka qenë shumë më tepër se një mësuese – një udhërrëfyese, një mbështetje dhe një shembull për breza të tërë nxënësish. Përkushtimi, durimi dhe dashuria e saj për dijen kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin tonë.
Sot, me mirënjohje të thellë, e falënderojmë për gjithçka që ka dhënë ndër vite dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe qetësi në këtë fazë të re të jetës.
Faleminderit për gjithçka, mësuesja Hasime. Gjurmët tuaja do të mbeten gjithmonë këtu.
25/03/2026
Veprim skandaloz: Dëmtohet tabela e dëshmorit Avni Zhabota në Shtupel, reagim i fortë nga OVL-UÇK Klinë
Tabela e rrugës me emrin e dëshmorit Avni Zhabota është dëmtuar në Shtupel, në një veprim që po konsiderohet si akt i rëndë vandalizmi.
Për këtë ka reaguar OVL-UÇK në Klinë, duke e cilësuar këtë si goditje ndaj kujtesës historike. Ata tutje kanë kërkuar që institucionet të veprojnë menjëherë për identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Sot, në kuadër të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, me nxënësit folëm për rëndësinë e kësaj dite dhe për historinë e saj në arsimin shqip. Gjatë orës mësimore u ndalëm te roli dhe kontributi i mësuesve në edukimin dhe formimin e brezave.Kjo ditë u shënua edhe me një atmosferë të bukur në klasë, ku nxënësit shprehën respektin dhe mirënjohjen e tyre për mësuesit.Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit për të gjithë mësuesit! 🌸📚
Në shkollën tonë përkujtuam me shumë respekt dhe krenari Epopenë e UÇK-së. Në datat 5, 6 dhe 7 mars kujtojmë heroizmin dhe sakrificën e madhe të familjes Jashari, që u bë simbol i lirisë së Kosovës. Nxënësit tanë, me zemra të pastra dhe plot dashuri për atdheun, mësuan për trimërinë, sakrificën dhe vlerën e lirisë që gëzojmë sot. Me mirënjohje të thellë, nderojmë familjen Jashari dhe të gjithë heronjtë që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë.
02/03/2026
Gjatë pushimit javor, nxënësit e SHFMU “Avni Zhabota” morën pjesë në aktivitete sportive dimërore në Brezovicë, ku përjetuan ditë të mbushura me energji, disiplinë dhe frymë garuese.
Gjatë trajnimeve në ski, nxënësit treguan përkushtim, guxim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Përveç zhvillimit të aftësive sportive, këto aktivitete ndikojnë drejtpërdrejt në forcimin e vetëbesimit, përgjegjësisë dhe shëndetit fizik të tyre.
Me krenari njoftojmë se nxënësit tanë u vlerësuan me mirënjohje dhe medalje për arritjet e tyre, duke përfaqësuar denjësisht shkollën tonë.
Falënderojmë mësimdhënësin Kushtrim Bojaj për organizimin dhe përkujdesjen e vazhdueshme ndaj nxënësve, si dhe prindërit për mbështetjen. SHFMU “Avni Zhabota” mbetet e përkushtuar në promovimin e aktiviteteve sportive dhe zhvillimin e gjithanshëm të nxënësve.
17/02/2026
Momente nga programi festiv i 17 Shkurtit – SHFMU “Avni Zhabota”
Programi festiv i 17 Shkurtit në SHFMU “Avni Zhabota“
Në skenën e shkollës sonë, 17 Shkurti mori jetë përmes zërave, hapave dhe fjalëve të nxënësve tanë. Gjithçka nisi me “Gardën e Ushtrisë”, ku më të vegjlit sollën krenarinë dhe pastërtinë e dashurisë për atdheun. Më pas, tingujt e “Drenica ime” dhe fjala e ndjerë e esesë na rikthyen te rrënjët dhe kujtesa jonë, ndërsa vallet “Lugisht e Hasit” dhe “Zogu” sollën në skenë ritmin dhe shpirtin e traditës.
Në mes të kësaj atmosfere, monologu dhe kënga “Pavarësia” përcollën emocionin e një historie që jeton në secilin prej nesh. E në fund, përmes filmit “Gjurmët që flasin”, u kujtuam se e kaluara jonë vazhdon të flasë përmes brezave që vijnë.
Këto janë momentet e një feste që nuk u pa vetëm në skenë, por u ndje në çdo duartrokitje.
Falënderojmë me mirënjohje nxënësit për përkushtimin dhe talentin e tyre, mësimdhënësit për udhëheqjen dhe përkushtimin, si dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme.
Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰
Sot, me respekt dhe mirënjohje të veçantë, përcollëm në pension mësuesin tonë të nderuar, Izver Dautaj, pas një kontributi shumëvjeçar dhe të palodhur në arsim.
Me përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë për nxënësit, ai ka lënë gjurmë të thella në shkollën tonë dhe në breza të tërë që pati fatin t’i edukojë. Puna dhe shembulli i tij do të mbeten gjithmonë frymëzim për kolegët dhe nxënësit.
E falënderojmë përzemërsisht për gjithçka që ka dhënë ndër vite dhe i urojmë shëndet, qetësi dhe shumë suksese në këtë kapitull të ri të jetës.
Faleminderit për gjithçka, mësuesi Izver!
Aktivitetet e fundvitit në SHFMU „Avni Zhabota“
Me rastin e festave të fundvitit, në SHFMU „Avni Zhabota“ u realizuan aktivitete të ndryshme me fëmijët, të cilat sollën gëzim, angazhim dhe një atmosferë pozitive në ambientet e shkollës. Përmes punimeve kreative, lojës dhe bashkëpunimit, fëmijët shprehën entuziazmin dhe kreativitetin e tyre gjatë këtyre ditëve.
Një falënderim i veçantë u drejtohet mësimdhënësve për përkushtimin dhe punën e tyre, si dhe prindërve për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtyre aktiviteteve.
Nxënësve, prindërve dhe stafit të shkollës u urojmë pushime të mbara dhe një vit të ri të mbarë.
17/12/2025
Shkolla jonë shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për Kompania Mirusha, e cila me bujari ka dhuruar 120 dhurata për nxënësit tanë, duke sjellë gëzim, buzëqeshje dhe atmosferë festive në ambientet e shkollës.
Ky gjest i vlefshëm tregon përgjegjësi sociale dhe përkushtim ndaj edukimit dhe fëmijëve, vlera që meritojnë respekt dhe vlerësim publik.
Po ashtu, falënderojmë edhe Kompania Benita për dhurimin e 20 pakove dhurata për klasën parashkollore, një kontribut i çmuar për më të vegjlit tanë.
Në emër të nxënësve, stafit dhe shkollës sonë, ju falënderojmë për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Shtupel/Kerrnice
Klina
32000