02/07/2020
Hapen aplikimet për punësim të Infermierëve në Gjermani
Të gjithë ju që dëshironi të bëheni pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim në Kolegjin AAB, për të siguruar një vend pune në klinikat më të njohura në Gjermani, ju ftojmë të aplikoni në pkp-aab.com ose të na vizitoni në zyrën e Programit për Karrierë dhe Punësim në Kolegjin AAB.
Duke u bërë pjesë e këtij Programi ju pajiseni me certifikatën e gjuhës gjermane të nivelit B2.
Programi për Karrierë dhe Punësim u ka hapur dyert studentëve të Fakultetit të Infermierisë për një karrierë të suksesshme jashtë vendit. Prandaj të gjithë ju që jeni të aftë dhe të motivuar për të ushtruar profesionin si Infermier në Gjermani ju ftojmë të aplikoni tani.
19/07/2019
Fillon praktika profesionale e studentëve të Infermierisë të AAB-së në Gjermani
Janë dy studentët e parë të Fakultetit të Infermierisë, Drilona Lumi dhe Muhamed Hasani, të cilët me ftesë të partnerit të Kolegjit AAB, Sana Kliniken, nesër do të udhëtojnë në Gjermani ku për një javë do të kryejnë praktikën profesionale. Studentët tanë do të realizojnë punën praktike në Klinikën e Kirurgjisë së Zemrës, Sana Herzchirurgie Stuttgart GmbH.
Ndryshe, Drilona Lumi dhe Muhamed Hasani, përveç suksesit të shkëlqyeshëm në studime, përmes Programit të Karrierës dhe Punësimit, i cili
është unik dhe i vetëm në Kosovë e që ofrohet nga Kolegji AAB me partnerë gjermanë, kanë nënshkruar kontrata pune me Sana Kliniken, rrjetin më të madh të spitaleve dhe klinikave shëndetësore në Gjermani.
Kolegji AAB dhe Fakulteti i Infermierisë, Drilonës dhe Muhamedit u dëshirojnë suksese në profesionin e tyre ndërsa jemi të bindur se me dijen dhe shkathtësitë e fituara profesionale në AAB, do të jenë shembull edhe atje!
05/07/2019
Oferta më e mirë deri më sot vetëm në Kolegjin AAB, eja dhe regjistrohu gjatë muajit korrik, përfito Autoshkollen FALAS.
Apliko online: https://aab-edu.net/apliko-online/
Tel: +383 38 600 005
Mob: +383 45 284 797
01/07/2019
APLIKO TANI!
Tel: +383(0) 38 600 005; +383 45 284 797
https://aab-edu.net/apliko-online/
16/05/2019
SHKOLLA PËRGATITORE PËR TESTIN E MATURËS 2019
Kolegji AAB me degët e tij në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, fton të gjithë maturantët e interesuar të ndjekin FALAS kurset përgatitore për testin e maturës 2019. Kurset përgatitore fillojnë nga data 27 maj 2019 – 31 maj 2019.