11/09/2026
🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vlerësuar individë, biznese, përfaqësues/e të diasporës, figura publike dhe vullnetarë/e me kontribut jetësor që kanë sjellë ndryshim pozitiv në komunitet.
Si miq të vullnetarizmit, Kosova Makers League i bashkohet TOKA -s në këtë thirrje dhe ju ftojmë të nominoni të tjerët, apo të vetënominoheni për kontributin tuaj në vullnetarizëm.
*Vini re, do të vlerësohet kontributi i dhënë vetëm gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026 (përpos çmimit “Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit”).
📅 Afati i fundit për nominime/vetënominime është 25 tetor 2026.
🔗 Nomino përmes linkut:
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura.
Në Kosovë ka shumë ndryshimtarë që e shohin përmirësimin e komunitetit si përgjegjësi personale, andaj besojmë se kontributi i secilit duhet të vlerësohet dhe të shpërblehet, veçanërisht kur vjen në formën e punës vullnetare. Pas dy edicioneve të suksesshme të cilat kanë sjel....