07/09/2026
Nxënësit e klasës V/1 të SHFMU "Ismet Rraci", Klinë mbajtën orë edukativo-arsimore me temën"Liria ka emër"
Ata u njohën me idealet e UÇK-së, të cilat ishin liria, atdhedashuria dhe e drejta për të jetuar të lirë në vendin e vet.
Liria kujtohet me krenari, ndërsa drejtësia kërkohet me dinjitet.
Andaj urojmë që çlirimtarët, të cilët janë duke u gjykuar në Hagë, të lirohen dhe të kthehen në Kosovë ballëhapur dhe krenar sepse është duke i pritur me padurim një popull i tërë.