Shfmu"Ditët e Minatorit"Kishnicë

Shfmu"Ditët e Minatorit"Kishnicë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shfmu"Ditët e Minatorit"Kishnicë, School, Katarina Josipi, Kisnica.

https://www.facebook.com/share/1JJhPGTRmM/
27/07/2026

https://www.facebook.com/share/1JJhPGTRmM/

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

✨🎓 Festë përmbyllëse e klasës së pestë 🎓✨Sot, nxënësit e klasës së pestë shënuan një moment të veçantë në rrugëtimin e t...
15/06/2026

✨🎓 Festë përmbyllëse e klasës së pestë 🎓✨

Sot, nxënësit e klasës së pestë shënuan një moment të veçantë në rrugëtimin e tyre shkollor, duke organizuar festën përmbyllëse së bashku me mësuesen e tyre, Arberie Gashi.

Kjo ditë ishte e mbushur me emocione, gëzim dhe kujtime të paharrueshme, duke reflektuar përkushtimin, punën dhe sukseset e arritura gjatë këtyre viteve.

Me shumë entuziazëm, ata po mbyllin një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre dhe po hapin një të ri, të mbushur me sfida, ëndrra dhe arritje të reja.

Urime nxënësve për këtë arritje dhe suksese në hapat e ardhshëm! 🌟

Falënderim i veçantë për drejtorin Vezir Bytyqi për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm në edukimin dhe suksesin e nxënësve.

U shënua Festa e Abetares 📚Sot në shkollën tonë u shënua me shumë gëzim dhe emocione Festa e Abetares, një moment i veça...
29/05/2026

U shënua Festa e Abetares 📚

Sot në shkollën tonë u shënua me shumë gëzim dhe emocione Festa e Abetares, një moment i veçantë për nxënësit tanë të vegjël, të cilët hodhën hapat e parë në botën e dijes.

Përmes një programi të pasur me recitime, këngë dhe aktivitete kreative, nxënësit treguan se tashmë kanë mësuar shkronjat dhe janë gati për rrugëtimin e tyre drejt dijes. Atmosfera ishte e mbushur me buzëqeshje, krenari dhe emocione, si për nxënësit ashtu edhe për prindërit dhe mësimdhënësit.

Një falënderim i veçantë për mësuesen Habibe Jashanica, për përkushtimin, durimin dhe dashurinë që ka treguar gjatë gjithë këtij rrugëtimi të rëndësishëm për nxënësit.

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj feste të bukur, si dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme.

Urime nxënësve për këtë arritje të rëndësishme!

🌍 Ambienti që na rrethon 🌸Me shumë përkushtim dhe kreativitet, nxënësit tanë realizuan një aktivitet të veçantë në natyr...
05/05/2026

🌍 Ambienti që na rrethon 🌸

Me shumë përkushtim dhe kreativitet, nxënësit tanë realizuan një aktivitet të veçantë në natyrë, duke shprehur dashurinë dhe kujdesin për ambientin që na rrethon. Përmes përdorimit të materialeve natyrore si lulet dhe bimët, ata krijuan punime artistike plot ngjyra dhe mesazhe të bukura për mbrojtjen e natyrës 🌼🐦

Ky aktivitet u realizua me udhëheqjen dhe përkushtimin e mësueseve tona të shkëlqyera Albana Abdullahu dhe Habibe Krasniqi, të cilat gjithmonë inspirojnë nxënësit drejt kreativitetit dhe vetëdijesimit për mjedisin 🌱💚

Le të kujdesemi së bashku për natyrën, sepse ajo është shtëpia jonë e përbashkët 🌍✨

🌸🌿
🌼🌱🌍

23/04/2026

🌟 Dita Ndërkombëtare e Vajzave në Shkencë 👩‍🔬💻

Në nder të kësaj dite të veçantë, në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë frymëzuese rreth arritjeve të vajzave, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar, në fushën e shkencës dhe teknologjisë. 🌍✨

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e vetëbesimit tek vajzat tona, duke i inkurajuar ato të besojnë në potencialin e tyre dhe të ndjekin ëndrrat pa hezitim. 💪💡

Gjatë aktivitetit, nxënëset prezantuan punimet e tyre në kodim, duke dëshmuar kreativitetin, aftësitë dhe përkushtimin e tyre në këtë fushë. 👩‍💻🚀

Në fund, u ndanë certifikata për suksesin dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë kohës në shkencë dhe teknologji, veçanërisht në kodim. 🏅📜

Arsimtarët tanë vazhdojnë të inkurajojnë dhe mbështesin vazhdimisht vajzat që të besojnë fuqishëm në vetvete, sepse ato munden dhe do t’ia dalin! 🌈👏








✨ 👩‍🔬💙

🌍 22 Prilli – Dita e Tokës 🌱Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, në shkollën tonë u realizua një varg aktivitetesh t...
22/04/2026

🌍 22 Prilli – Dita e Tokës 🌱

Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, në shkollën tonë u realizua një varg aktivitetesh të larmishme dhe kreative, të udhëhequra nga mësimdhënësit tanë të përkushtuar. Përmes orëve mësimore, punëtorive, diskutimeve dhe punimeve praktike, nxënësit patën mundësinë të reflektojnë mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, mbrojtjen e natyrës dhe rolin e tyre si qytetarë të përgjegjshëm 🌿

Këto aktivitete shërbyen jo vetëm si një formë mësimi, por edhe si një mënyrë për të ndërtuar vetëdije të qëndrueshme tek nxënësit për sfidat mjedisore dhe për të nxitur veprime konkrete në përditshmëri 🌎💚

👏 Drejtori i shkollës përgëzon mësimdhënësit dhe nxënësit për punën e palodhshme, përkushtimin dhe kreativitetin e treguar gjatë këtyre aktiviteteve!

🌍
📚
🏫
👩‍🏫👨‍🏫

🌱

🔧💡 Punë praktike vullnetare – Sistemi Hidraulik & Pneumatik 💡🔧Nxënës të klasës VIII kanë realizuar një punë praktike vul...
02/03/2026

🔧💡 Punë praktike vullnetare – Sistemi Hidraulik & Pneumatik 💡🔧

Nxënës të klasës VIII kanë realizuar një punë praktike vullnetare nga lënda e TIK-ut, ku kanë demonstruar në mënyrë kreative se si ndërveprojnë sistemi hidraulik dhe ai pneumatik mes vete.

Përmes modelit të ndërtuar dhe prezantimit të tyre, ata shpjeguan:
⚙️ Parimin e funksionimit të sistemit hidraulik
💨 Parimin e funksionimit të sistemit pneumatik
🔄 Ndërveprimin dhe dallimet mes këtyre dy sistemeve
🛠️ Zbatimin e tyre në jetën e përditshme

Punimet dhe prezantimet u realizuan nga:
👩‍🎓 Klea Ajeti
👩‍🎓 Engjull Mehukaj
👨‍🎓 Lorik Rexhi

👏 I përgëzojmë nxënësit për angazhimin, kreativitetin dhe punën ekipore!

🏫 Lënda: TIK

🚨Ligjëratë vetëdijësuese nga Policia e Kosovës Sot në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë informuese nga 👮‍♂️ Policia e ...
02/03/2026

🚨Ligjëratë vetëdijësuese nga Policia e Kosovës

Sot në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë informuese nga 👮‍♂️ Policia e Kosovës, me temën:
🔴 “Kujdes me lazerët – lojërat e rrezikshme nuk janë argëtim!”

Nxënësit u informuan për:
👁️ Rreziqet që lazeri mund t’i shkaktojë shikimit
✈️ Rrezikun serioz kur drejtohet ndaj aeroplanëve
🚔 Pasojat ligjore të keqpërdorimit
⚠️ Rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm

Ligjërata kishte për qëllim rritjen e vetëdijes dhe kujdesit tek nxënësit për sigurinë personale dhe atë të të tjerëve.

🙏 Falënderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe angazhimin në edukimin e nxënësve tanë.

✅ Siguria vjen gjithmonë e para!
💙🏫

Address

Katarina Josipi
Kisnica
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu"Ditët e Minatorit"Kishnicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shfmu"Ditët e Minatorit"Kishnicë:

Shortcuts

Share

Category