Faqja zyrtare e shkollës Lasgush Poradeci në Kijevë. Puna e kesaj shkolle është zhvilluar nëpër disa etapa sa te veshtira po aq të lavdishme kohore.
SHKOLLA E MESME E LARTË,,LASGUSH PORADECI’’KIJEVË
HISTORIKU I SHKURTER I SHKOLLËS
Shkolla e jonë u themelua si rezultat i kerkesës së banorve te Kijevës dhe lokaliteteve tjera rreth saj,me një vendim te Kuvendit Komunal te Klines ,ne vitin shkollor 1970/71,kur edhe filloj punën.Fillimisht si paralele e ndarë e gjimnazit,,Luigj Gurakuqi,, te Klinës.Atë botë kishte 4 par
alele me 120 nxënës nga te gjitha lokalitetet ne afërsi te Kijevës.Përgjegjes i parë I kesaj paralele te shkollës ishte emruar Ismail Gashi. I-Periudha e viteve 70-80 ishte ishte periudha e zhvillimit te hovshem të saj.Vullneti i banorve për arsimim ishte i jashtezakonshem.Numri i nxënësve u shtua vrullshëm,dhe ata vershuan nga te gjitha drejtimet.Vinin nxënës nga fshatrat e Skenderajt.Klines,Drenasit,dhe te Malisheves.Numri i nxeënësve kishte arritur shifren 1000.Afërsia me rrugën magjistrale te Kijevës kishte afruar mundesin qe ne Kijevë te vinin e te punojnë kuader i lartë dhe i kualifikuar nga te gjitha viset e Kosoves.Permendim ketu profesoret e nderuar,Lazim Kaba ,Emin Kabashi etj.Ne këtë kohë punuan profesoret e devotshem te cilet I lane vulen e pashlyeshme arsimit shqip si.Hamit Dobruna,Sokol Kryeziu,Deme Toplana,Hamit Krasniqi,Bilall Kryeziu,Tafil Kelmandi,Prend Buzhala ,Xheve Krasniqi etj.Shume prej tyre te debuar nga puna e te burgosur nga regjimi shovenist serb ne fundvitet e 80-ta .Perveq ketyre ne ketë kohë kanë punuar edhe shumë mesimdhenes tjere si.Mark Dushi,Tahir Foniqi,Hamit Krasniqi,Azem Syla,Prend Buzhala,Sakol Kryeziu,Hamit Dobruna,Dastan Neziri,Ibush Gashi,Deme Toplana,Bilall Kryeziu,Anton Kola,Asllan Krasniqi,Gustin Berisha,Tushe Mahmutaj,Sylejman Gashi,Tafil Kelmendi,Asllan Nuhaj,Bali Haxha,Musli Hasanaj,Rexhep Raci,Hamdi Mala,Gjeve Ladrovci,Fadil Kelmendi,Ramadan Krasniqi,Leke Lekaj, Mehmet Kryeziu,Gani Zogaj, Bardhec Prenaj etj. Punëtorë te administrates ishin.Miftar Bogiqi dhe Haki Gashi. II-Periudha e viteve 80-90 shenon kohën e rritjes se presionit serb mbi shkollën shqipe.Tashme vetedija e shqiptarve per te pasur shtetin e tyre ishte bërë himn.Ata gjithandej Kosoves ishin ngritur ne demonstrata kunder shtetit serb dhe diskriminimit te shqiptarve.Demonstratat tashme shperthyen edhe ne kijeve nga nxenesit me shpirte revolucionar te pergatitur mire nga mesimdhenesit atdhetar.Pas kesaj masat shtrenguese te regjimit serb ishen te ashpra.Shumë nga profesoret dhe nxënësit u burgosen dhe u larguan nga puna.Profesore te burgosur ishin Hamit Dobruna,Sokol Kryeziu,Bilall Kryeziu,Azem Syla etj.Nga nxenesit poashtu pati shume te rrahur e te burgosur. Në mesin e tyre mund ti përmendim:Shefqet Kryeziu, Halit Krasniqi,Haki Morina,Sahit Morina,Regjep Toplana,Vezire Maloku,Teute Maloku,Asllan Gashi,Maliq Kryeziu,Regjep Krasniqi,Ganimete Demaku, Sokol Bashota etj.Ne kete plejade profesoresh ishin edhe profesoret qe punojne edhe sot e kesaj dite si:Haki Kryeziu,Nike Gashi,Mustafe Gashi,Asllan Krasniqi ,Haki Gashi etj.Dhuna mbi arsimin shqip u intensifikua shume me kalimin e kohes.Tashme shkolla jone ne Kijeve shihej si burim rreziku nga banoret serb te Kijevës te cilet kerkuan mbylljen e saj.Kjo kërkesë gjeti mbeshtetjen edhe te disa pushtetar shqiptar sherbetor te pushtetit serb.Dhe kjo kulmoj me mbylljen e shkolles ne vitin 1988,dhe rrenimin e objektit te saj e tipit montazh. III-Periudhe tjeter me plotë veshtirësi paraqet periudha e orgonizimit paralel te arsimit shqip dhe te shtetesise se Kosoves.Kjo eshte periudha e viteve1989/90.Tashme te gjendur ne situaten kur shkolla na ishte mbyllur dhunshem,kerkesat gjithepopullore te banorëve Kijevas u bene te fuqishme.Profesoret atdhetar dhe popullata u organizuan per rithemelimin e shkolles se Kijeves.Ne ketë kohe u themelua komisioni per themelimin e shkolles .Ne kete komision ishin Gani Zogaj,Mehedin Gashi ,Sefe Kryeziu ,Rame Thaqi ne kuader te kuvendit komunal te Malisheves etj. Ne kete kohe u more vendim per themelim te shkolles dhe puna e saj rifilloj ne lokalet e shkolles fillore ne Llazice dhe te asaj ne Drenoc.Tashme shkolla ishte e pavarur dhe numronte mbi 500 nxënës dhe ndiqnin mesimet ne drejtimet juridik dhe ekonomik.Drejtor u emrua Haki V.Gashi ne periudhen 1990-1993. Ndersa nga viti 1993-1995 drejtor shkolle ishte Mehedin Gashi.Ne Tere keto vite mesimdhënësit ishin shumë te perkushtuar për punë por edhe te motivuar për të mbajtur gjalle frymën e atdhedashurisë.Ne vitin 1995 drejtor shkolle u zgjodh Sami Toplana.Keto ishin vitet e qendreses dhe te mbijeteses se shkolles shqipe.Ishte periudhe e veshtirë e punës dhe e veprimtarise jetësore.Okupatori serb dhe terrori ishin bërë te padurueshme.Tashmë ishte e qartë se nje luftë për çlirim ishte e pashmangshme.Nxënësit dhe profesoret e kesaj kohe u bene ushtarët e ardhshem te lirisë se Kosoves.Ne kete periudhe kohore kanë punuar si mesimdhënës Mehedin Gashi,Sami Toplana,Haki Gashi,Gani Bashota,Sakol Kryeziu,Hamit Dobruna,Vlore Dobruna,Hisen Morina,Sali Morina,Agim Paqarizi,Sali Maliqi,Enver Gashi,Mustafe Gashi,Bali Thaqi,Sefedin Kozhani,Agron Gashi,Shpejtim Kryeziu,Ibrahim Gashi,Nuhi Toplana,Sanije Kelmendi,Nuhi Krasniqi,Istref Krasniqi,Ramiz Rrustaj,Rrahman Bashota,Mehill Prenaj,Nikë Gashi,Regjep Krasniqi,Ismet ismajli,Hasibe Avdullahu,etj. Vitet 1998/99 janë vitet vendimtare te historise sonë.Ato janë vitet e luftes se UÇK-së dhe vitet me te lavdishme te flijimit per lirine e Kosoves.Shumë profesor dhe nxenes te shkollës sonë u radhiten ne radhet e UÇK-së dhe shumë nga ata ranë heroikisht si: ish profesoreshe dhe nxenese Xheve Krasniqi-Lladrovci qe ra me pushke ne dore.U vrane mesimdhënësit.Sali Maliqaj,Rasim Maloku,Milaim Gashi , Enver Gashi dhe punetori i shkollës Murat Kryeziu.Rane heroikisht nxënës dhe ish nxënës si Mujë Krasniqi,Beqir Gashi,Mirush Dakaj,Mentor Gashi,Tahir Kryeziu,Fitim Jakupaj etj. Shkolla jone doli nga lufta e dermuar,pa objekt shkollor fillimisht mesimet u mbajten ne objektin e shkolles fillore te Kijeves deri ne vitin 2002.Ne kete kohe drejtor u zgjodh Ramiz Rrustaj 2000-2008. Fale nje donacioni te qeverise Japoneze dhe qeverise komunale te Malisheves ne vitin 2002 u ndertua godina shkollore ne te cilen I ndjekim mesimet sot. Ne vitet 2008/2014 drejtor shkolle ishte Bedri Javori. Gjate gjithe kesaj periudhe nga dyert e shkolles sone kane dale shumë kuadro te cilet kanë qenë dhe janë njerez te shkences dhe teknologjise ,janë emra te respektuar per punen e tyre dhe perkushtimin per te ardhmen e vendit tonë .Ata sot janë ne çdo cep te vendit dhe në te gjitha nivelet e organizimit shoqeror te shtetit te Kosovës.Shkolla sot e kesaj dite vazhdon punen me shume suksese.Ajo është shkolle me shumë profile dhe profesione mjaftë te kërkuara ne tregun e punës.Aktualisht qe nga data 15 gusht 2014 drejtor shkolle eshte Sami Toplana.
22/04/2022
. Njoftim
Njoftohen nxënësit ,mësimdhënësit dhe prindërit se nesër më 23.04.2022 (e shtunë) do të mbahet mësim
i rregullt sipas orarit të ditës së mërkurë.
Ju faleminderit!
Me respekt:
Drejtori Sami Toplana
11/04/2022
NJOFTIM
Të dashur nxënës,të nderuar mësimdhënës dhe ju prindër.
Nesër më 12.04.2022 fillon perioda e tretë mësimore.
Punë të mbarë dhe suksese !
Me respekt:
Sami Toplana,drejtor.
26/03/2022
Sot shkolla jonë mbajti Krosin Pranveror !
18/03/2022
NJOFTIM
Njoftojmë nxënësit , mësimdhënësit dhe prindërit se nesër më datë 19.03.2022(e shtunë) mbahet mësim(zëvëndësim)me orar të ditës e premte !
07/03/2022
Urime 7 Marsi !
09/01/2022
NJOFTIM
Të dashur nxënës,të nderuar mësimdhënës dhe ju prindër.
Nesër më 10.01.2022 ,fillon perioda e dytë e vitit shkollor 2021/2022.
Ju urojmë punë të mbarë,shëndet dhe suksese !
24/12/2021
Pjesa artistike e programit festiv të ditës së shkollës !
24/12/2021
Aktivitete ne shkollë me rastin e ditës së shkollës !
24/12/2021
Aktivitete me rastin e ditës së shkollës !
08/12/2021
Vendi i Parë në konkurencë komunale në Ping-pong !
Urime nxënës dhe mësimdhënës të shmp,,Lasgush Poradeci,, në Kijevë.
03/12/2021
Njoftim
Njoftojmë nxënësit ,mësimdhënësit dhe prindërit se të shtunën datë 04.12.2021 do të mbahet mësim i rregullt sipas orarit mësimor të ditës e premte.