26/05/2026
Sot, më 26.05.2026, SHFMU “Fan S. Noli” organizoi piknikun me nxënësit e klasave I–V, një ditë e mbushur me buzëqeshje, gëzim dhe energji pozitive. Ishte kënaqësi të shihje nxënësit aq të lumtur, entuziastë dhe të sjellshëm, duke kaluar momente të bukura së bashku me shokët dhe mësimdhënësit e tyre.
Falë Zotit, edhe moti ishte shumë i përshtatshëm, gjë që e bëri këtë aktivitet edhe më të veçantë dhe më të këndshëm për të gjithë pjesëmarrësit.
Një falënderim i veçantë shkon për mësueset dhe mësuesit për përkushtimin, punën dhe edukatën që përcjellin çdo ditë tek nxënësit tanë, sepse tek ta shihej qartë kultura, sjellja dhe gëzimi i vërtetë fëmijëror.
Po ashtu, falënderojmë drejtorin z. Selami Klaiqi për aprovimin dhe mbështetjen e këtij aktiviteti.
Suksese të mëtejshme nxënësve dhe mësimdhënësve tanë në çdo aktivitet dhe arritje!