IAAP "Andrea Durrsaku"

IAAP "Andrea Durrsaku" Mirese vini ne faqen zyrtare te shkolles se mesme teknike "Andrea Durrsaku"

🎓 1 Shtatori – Fillimi i Vitit të Ri Shkollor 2026/2027Sot, më 1 shtator 2026, në IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë, fil...
01/09/2026

🎓 1 Shtatori – Fillimi i Vitit të Ri Shkollor 2026/2027

Sot, më 1 shtator 2026, në IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë, filluam një kapitull të ri me energji, entuziazëm dhe besim për një vit shkollor të suksesshëm.

🏫 Shkolla u gjallërua nga zërat dhe buzëqeshjet e nxënësve, të cilët rikthyen atmosferën e bukur të jetës shkollore. Bashkë me ta, stafi mësimor dhe drejtues u angazhuan për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.

📚 Le të jetë viti shkollor 2026/2027 një vit i dijes, bashkëpunimit, përkushtimit dhe arritjeve të reja.

Mirë se vini, nxënës të dashur!
Ju urojmë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot rezultate! 🌟

IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë
1 Shtatori 2026 | Viti shkollor 2026/2027

31/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar nxënës dhe prindër,

Ju njoftojmë se mësimi në IAAP “Andrea Durrsaku”, për vitin shkollor 2026/2027, do të zhvillohet nga ora 08:00 deri në 13:25.

Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve u dëshirojmë shumë suksese në vitin e ri shkollor 2026/2027!

Drejtoria e shkollës

Mbledhja e Këshillit të MësimdhënësveNë IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve,...
29/08/2026

Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve

Në IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë u
mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor për vitin shkollor 2026-2027.

Gjatë takimit u trajtuan tema të rëndësishme si përgatitja e plan-programeve mësimore, organizimi dhe zbatimi i Mësimit Dual, si dhe bashkëpunimi me bizneset lokale, me qëllim krijimin mundësive sa më të mira për zhvillimin e aftësive profesionale të nxënësve.

Gjithashtu, u diskutua për koordinimin e mëtejshëm të punës së stafit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe partnerëve të saj, në funksion të një arsimi profesional cilësor dhe të orientuar drejt kërkesave të tregut të punës.

🏫 IAAP “Andrea Durrsaku” – KamenicëFaleminderit DKA Kamenicë për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!Institucioni...
28/08/2026

🏫 IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë

Faleminderit DKA Kamenicë për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!

Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Andrea Durrsaku” në Kamenicë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) – Kamenicë, për mbështetjen dhe angazhimin në përmirësimin e kushteve të punës dhe të mësimit në shkollën tonë.

Një falënderim i veçantë i dedikohet drejtorit të DKA-së, z. Selami Klaiqi, për bashkëpunimin, përkushtimin dhe gatishmërinë për të mbështetur nevojat e institucioneve arsimore.
Vendosja e perdeve në klasa , kabinete përmirëson kushtet , rritë mundësinë e përdorimit sa më efikas të teknologjisë por edhe rritjen e efikasitetit në mbajtjen e orëve mësimore.

Përmirësimi i ambienteve shkollore, krijimi i kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe investimi në një mjedis më funksional e bashkëkohor, janë hapa të rëndësishëm drejt një arsimi profesional më cilësor.

🤝 Bashkëpunimi ndërmjet shkollës dhe institucioneve lokale është çelësi për një arsim më të mirë dhe një të ardhme më të mirë për nxënësit tanë.

Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin!

📍 IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë

Furnizim me mjete dhe pajisje për shkollën  IAAP" Andrea Durrsaku!Sot shkolla jonë është furnizuar nga Ministria e Arsim...
25/08/2026

Furnizim me mjete dhe pajisje për shkollën IAAP" Andrea Durrsaku!

Sot shkolla jonë është furnizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mjete dhe pajisje të nevojshme për të përmirësuar kushtet e punës dhe mirëmbajtjen e një ambienti sa më të pastër.

Furnizimi përfshin mjete për pastrim, mirëmbajtje dhe nevoja të tjera të institucioneve shkollore, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të pastër, dhe plotësimin e nevojave të domosdoshme shkollore.

https://www.facebook.com/share/p/19GMugA6sv/?mibextid=wwXIfr

Njoftohen të gjithë nxënësit se afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore është zgjatur deri më 24.08.2026, në ...
20/08/2026

Njoftohen të gjithë nxënësit se afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore është zgjatur deri më 24.08.2026, në ora 11:00.

https://www.facebook.com/share/p/1EeuGSYPb6/?mibextid=wwXIfr

NJOFTIM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë nxënësve të aplikojnë, afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore zgjatet deri të hënën, më 24.08.2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet në të njëjtën ditë, deri në orën 12:00.

Deri më tani kanë aplikuar 4,650 nxënës, ndërsa bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1,000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit nuk kanë aplikuar ende.

Për këtë arsye, zgjatja e afatit konsiderohet e nevojshme për të siguruar që të gjithë kandidatët potencialë të kenë mundësinë të përfshihen në procesin e aplikimit.

_________________________________

OBAVEĹ TENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava da se, u cilju pružanja mogućnosti svim učenicima da apliciraju, rok za prijavu za Državni maturski ispit produžava do ponedeljka, 24.08.2026. godine, do 11:00 časova, dok će se odobravanje prijava izvršiti istog dana, do 12:00 časova.

Do sada se prijavilo 4.650 učenika, dok se na osnovu rezultata iz junskog roka procenjuje da oko 1.000 učenika koji imaju pravo da polažu ispit još uvek nije apliciralo.

Iz tog razloga, produženje roka se smatra neophodnim kako bi se osiguralo da svi potencijalni kandidati imaju priliku da budu obuhvaćeni procesom prijave.

__________________________________

ANNOUNCEMENT

The Ministry of Education and Science informs that, in order to provide all students with the opportunity to apply, the application deadline for the State Matura Exam is extended until Monday, August 24, 2026, at 11:00 AM. The approval of applications will be carried out on the same day, until 12:00 PM.

So far, 4,650 students have applied. Based on the results of the June session, it is estimated that around 1,000 students who are eligible to take the exam have not yet applied.

For this reason, the extension of the deadline is considered necessary to ensure that all potential candidates have the opportunity to be included in the application process.

19/08/2026

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË X-TA

Të nderuar nxënës,

Ju njoftojmë se më 20 gusht 2026 do të bëhet matja e uniformave shkollore për të gjithë nxënësit e klasave të X-ta.

Në IAAP"Andrea Durrsaku:"-Kamenicë nga ora 10:00.

Pjesëmarrja e të gjithë nxënësve të klasave të X-ta është e obligueshme, andaj ju lutemi që të jeni të pranishëm në kohën e caktuar.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Drejtoria e shkollës

🏫 Përkushtim dhe punë për një ambient më të mirë në shkollën tonëNë IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë, puna për përmirës...
18/08/2026

🏫 Përkushtim dhe punë për një ambient më të mirë në shkollën tonë

Në IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë, puna për përmirësimin e ambienteve shkollore po vazhdon me përkushtim dhe përgjegjësi. Punëtorët teknikë të shkollës janë angazhuar në rregullimin, mirëmbajtjen dhe freskimin e hapësirave të brendshme, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin e shkollës.
Falenderojmë DKA- në për ndarjen e mjeteve për realizimin e këtyre punëve aq me rëndësi për një pamje më të mirë të klasëve dhe ambientit të shkolles si tërësi.

Këto ditë, puna e tyre është përqendruar në përgatitjen dhe lyerjen e mureve, rregullimin e sipërfaqeve dhe mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta. Me punë të vazhdueshme dhe kujdes në çdo detaj, ata po kontribuojnë që klasat dhe korridoret e shkollës të kenë një pamje më të rregullt, më të pastër dhe më të këndshme.

🔧 Puna e punëtorëve teknikë shpesh zhvillohet në heshtje, por kontributi i tyre është i dukshëm në çdo hapësirë të mirëmbajtur të shkollës. Përveç punëve të përditshme teknike, angazhimi i tyre tregon se kujdesi për shkollën është një përgjegjësi e përbashkët dhe se një ambient i mirë shkollor kërkon punë, bashkëpunim dhe përkushtim.

👏 Falënderojmë punëtorët teknikë të IAAP “Andrea Durrsaku” për angazhimin, punën dhe përkushtimin e tyre!

Çdo punë e bërë sot është një investim në një ambient më të mirë për nxënësit tanë nesër.

Bashkë për një shkollë më të mirë, më të rregullt dhe më të bukur! 🏫🤝📚

📢 NJOFTIM – AFATI I DYTË I REGJISTRIMIT🏫 IAAP “Andrea Durrsaku” – KamenicëTë dashur nxënës dhe prindër,Ju njoftojmë se a...
13/08/2026

📢 NJOFTIM – AFATI I DYTË I REGJISTRIMIT

🏫 IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë

Të dashur nxënës dhe prindër,

Ju njoftojmë se afati i dytë i regjistrimit për vitin shkollor 2026/2027 do të zhvillohet më:

đź“… 17, 18 dhe 19 gusht 2026
🕗 Ora: 08:00 – 16:00

🎓 Profilet që do të hapen:

🔹 Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit – Dual
🔹 Metalpunues – Dual
🔹 Kuzhinier – Dual

📌 Rezultatet e konkursit do të publikohen më 20.08.2026.

Mos e humbisni mundësinë për t’u bërë pjesë e IAAP “Andrea Durrsaku” – Kamenicë dhe për të ndërtuar një profesion për të ardhmen!

🎓 Arsim cilësor – e ardhme e sigurt!

Address

Kamenica
62000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IAAP "Andrea Durrsaku" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category