Gjimnazi "Ismail Qemali" Kamenicë

Gjimnazi "Ismail Qemali" Kamenicë Gjimnazi ''Ismail Qemali'' Kamenicë

31/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar nxënës dhe prindër,

Ju njoftojmë se mësimi në Gjimnazin “Ismail Qemali”, për vitin shkollor 2026/2027, do të zhvillohet në orarin e paradites, nga ora 08:00 deri në 12:50, në objektin e ri të shkollës.

Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve u dëshirojmë shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vitin e ri shkollor 2026/2027!

NJOFTIMTë nderuar mësimdhënës,Ju njoftojmë se më 31.08.2026, në ora 19:00, në Amfiteatrin e Qytetit, do të mbahet takimi...
28/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar mësimdhënës,

Ju njoftojmë se më 31.08.2026, në ora 19:00, në Amfiteatrin e Qytetit, do të mbahet takimi i Kryetarit të Komunës me mësimdhënësit.

Pjesëmarrja e të gjithë mësimdhënësve është e mirëseardhur.

https://www.facebook.com/share/p/19gtSXJ69w/?mibextid=wwXIfr

📅 E hënë, 31.08.2026
🕖 Ora 19:00
📍 Amfiteatri i Qytetit

Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur dhe e rëndësishme!

Furnizim me mjete dhe pajisje për shkollën tonë!Në kuadër të mbështetjes për përmirësimin e kushteve të punës dhe funksi...
25/08/2026

Furnizim me mjete dhe pajisje për shkollën tonë!

Në kuadër të mbështetjes për përmirësimin e kushteve të punës dhe funksionimit të institucioneve arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka realizuar furnizimin me mjete dhe pajisje të nevojshme për Gjimnazin “Ismail Qemali”.

Furnizimi përfshin mjete për pastrim, mirëmbajtje dhe nevoja të tjera të institucioneve shkollore, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të pastër, më të mirëmbajtur dhe më funksional për nxënësit dhe stafin.

https://www.facebook.com/share/p/19GMugA6sv/?mibextid=wwXIfr

Njoftohen të gjithë nxënësit se afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore është zgjatur deri më 24.08.2026, në ...
20/08/2026

Njoftohen të gjithë nxënësit se afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore është zgjatur deri më 24.08.2026, në ora 11:00.

https://www.facebook.com/share/p/1EeuGSYPb6/?mibextid=wwXIfr

NJOFTIM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë nxënësve të aplikojnë, afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore zgjatet deri të hënën, më 24.08.2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet në të njëjtën ditë, deri në orën 12:00.

Deri më tani kanë aplikuar 4,650 nxënës, ndërsa bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1,000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit nuk kanë aplikuar ende.

Për këtë arsye, zgjatja e afatit konsiderohet e nevojshme për të siguruar që të gjithë kandidatët potencialë të kenë mundësinë të përfshihen në procesin e aplikimit.

_________________________________

OBAVEŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava da se, u cilju pružanja mogućnosti svim učenicima da apliciraju, rok za prijavu za Državni maturski ispit produžava do ponedeljka, 24.08.2026. godine, do 11:00 časova, dok će se odobravanje prijava izvršiti istog dana, do 12:00 časova.

Do sada se prijavilo 4.650 učenika, dok se na osnovu rezultata iz junskog roka procenjuje da oko 1.000 učenika koji imaju pravo da polažu ispit još uvek nije apliciralo.

Iz tog razloga, produženje roka se smatra neophodnim kako bi se osiguralo da svi potencijalni kandidati imaju priliku da budu obuhvaćeni procesom prijave.

__________________________________

ANNOUNCEMENT

The Ministry of Education and Science informs that, in order to provide all students with the opportunity to apply, the application deadline for the State Matura Exam is extended until Monday, August 24, 2026, at 11:00 AM. The approval of applications will be carried out on the same day, until 12:00 PM.

So far, 4,650 students have applied. Based on the results of the June session, it is estimated that around 1,000 students who are eligible to take the exam have not yet applied.

For this reason, the extension of the deadline is considered necessary to ensure that all potential candidates have the opportunity to be included in the application process.

19/08/2026

Njoftim për nxënësit e pranuar në klasën e 10-të

Njoftohen të gjithë nxënësit e pranuar në klasën e 10-të në Gjimnazin “Ismail Qemali” se duhet të paraqiten në shkollë më 20.08.2026 (e enjte), në ora 10:00, për të bërë matjen e uniformave shkollore.

Ju lutemi të jeni të pranishëm në kohën e caktuar.

Suksese në vitin e ri shkollor!

13/08/2026

Të nderuar nxënës,
Ju njoftojmë se është hapur konkursi plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të.
Konkursi do të jetë i hapur në datat 17.08.2026, 18.08.2026 dhe 19.08.2026, nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Ftojmë të gjithë kandidatët që të paraqiten brenda afatit të përcaktuar me dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.
Për detaje të konkursit, ju lutemi t’i gjeni më poshtë.

https://kamenice.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/08/23612.pdf?fbclid=IwY2xjawTqoz1wZG9mAWV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR6kZA8pMEtoHAsTb0fivBwIFeRRBf5kP1_cgEa6DgkhxIOd0uAbhi_s_KJPsA_aem_gGrQ_W_W90F6onSUiLX20Q

15/07/2026

Mesazh ngushëllimi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë të nderuar prof. Petrit Kallaba.

Në emrin tim personal dhe në emër të Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, nxënësve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të.

Kontributi i Petritit në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave do të mbetet një trashëgimi e çmuar dhe do të kujtohet me respekt e mirënjohje.

Në këto çaste të vështira, jemi pranë familjes dhe ndajmë dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Qoftë i përhershëm kujtimi për prof. Petritin dhe u prehtë në paqe.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Me respekt,
Selami Klaiqi
Drejtor i Arsimit

Të nderuar nxënës,Ju njoftojmë se është hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të.Konkursi do të jetë...
06/07/2026

Të nderuar nxënës,

Ju njoftojmë se është hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të.

Konkursi do të jetë i hapur në datat 07.07.2026, 08.07.2026 dhe 09.07.2026, nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Ftojmë të gjithë kandidatët që të paraqiten brenda afatit të përcaktuar me dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

Për detaje të konkursit, ju lutemi t’i gjeni më poshtë.

Të nderuar nxënës dhe prindër,Në vazhdim gjeni materialin informues me udhëzimet orientuese për regjistrimin e nxënësve ...
02/07/2026

Të nderuar nxënës dhe prindër,

Në vazhdim gjeni materialin informues me udhëzimet orientuese për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (X) për vitin shkollor 2026/2027 në Gjimnazin "Ismail Qemali" Kamenicë.

Në këtë material mund të informoheni rreth:
- Kritereve të regjistrimit bazuar në suksesin shkollor;
- Pikëve nga Testi i Arritshmërisë;
- Drejtimeve që ofron gjimnazi ynë
- Informacione të përgjithshme për shkollën dhe kontaktet.

Afatet e regjistrimit, dokumentacioni i nevojshëm dhe kriteret zyrtare do të publikohen pas shpalljes së konkursit nga Drejtoria Komunale e Arsimit.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e Gjimnazit "Ismail Qemali", një shkollë me traditë, cilësi dhe përkushtim në përgatitjen e nxënësve për studime universitare.

Rezultatet e Testit të Maturës Shtetërore 2026Nxënësit e Gjimnazi "Ismail Qemali" – Kamenicë kanë arritur një kalueshmër...
29/06/2026

Rezultatet e Testit të Maturës Shtetërore 2026

Nxënësit e Gjimnazi "Ismail Qemali" – Kamenicë kanë arritur një kalueshmëri prej 90.63% në Testin e Maturës Shtetërore 2026, ndërsa rezultati maksimal i arritur është 95 pikë.
Ky rezultat është dëshmi e punës dhe përkushtimit të nxënësve, mësimdhënësve dhe mbështetjes së prindërve.

Urime të gjithë maturantëve dhe suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm! 🎓

Address

Kamenicë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Ismail Qemali" Kamenicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category