SHFMU " Dëshmorët e Kombit " Kamenicë

SHFMU " Dëshmorët e Kombit " Kamenicë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU " Dëshmorët e Kombit " Kamenicë, Education, Abetarja, Kamenicë.

🍎 Aktivitet në natyrë – Vjelja e frutave sezonale 🌳Sot, nxënësit e klasave të 9-ta realizuan një aktivitet në natyrë, vj...
08/09/2026

🍎 Aktivitet në natyrë – Vjelja e frutave sezonale 🌳

Sot, nxënësit e klasave të 9-ta realizuan një aktivitet në natyrë, vjeljen e frutave sezonale, aktivitet i organizuar nga DKA.
Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve për rëndësinë e punës, solidaritetit dhe kujdesit ndaj komunitetit. Frutat e grumbulluara gjatë aktivitetit u dërguan në Kuzhinën Popullore.
Një falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës, z. Kadri Rahimaj, Nënkryetaren, znj. Arta Bajralia, dhe Drejtorin e Arsimit, z. Selami Klaiqi, për vizitën dhe mbështetjen e tyre gjatë zhvillimit të aktivitetit.
👏 Falënderojmë nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet me vlerë edukative dhe humanitare!

01/09/2026
31/08/2026
28/08/2026

📅 E hënë, 31.08.2026
🕖 Ora 19:00
📍 Amfiteatri i Qytetit

Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur dhe e rëndësishme!

Të nderuar prindër,Të bashkëngjitur gjeni miratimin e Katalogut të Teksteve Shkollore nga MASHT,, të bërë sot, për vitin...
27/08/2026

Të nderuar prindër,

Të bashkëngjitur gjeni miratimin e Katalogut të Teksteve Shkollore nga MASHT,, të bërë sot, për vitin shkollor 2026/2027.

Në katalog përfshihen: lloji i librit, shtëpia botuese, titulli i tekstit shkollor, klasa, lënda dhe çmimi i teksteve shkollore.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

23/08/2026

📢 RISI
Drejtoria e Arsimit në Kamenicë - paguan orën e kujdestarisë për mësimdhënësit kujdestar 🥇

Ky do të jetë një hap i rëndësishëm për mbështetjen e mësimdhënësve në Komunën e Kamenicës. 📚

Nga shtatori, ora e kujdestarisë në klasë do të paguhet për të gjithë mësimdhënësit.

Vazhdojmë të punojmë për të vlerësuar dhe mbështetur punën e mësimdhënësve tanë. 🤝

20/08/2026

KOMUNIKATË
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

14/08/2026

🎒 Çanta shkollore falas për nxënësit e klasës së parë!
Me mbështetjen e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj, çdo nxënës i klasës së parë në SHFMU “Dëshmorët e Kombit” – Kamenicë do të pajiset falas me çantë shkollore të kompletuar me materialet e nevojshme. 📚✏️🎒
Një fillim i bukur për një rrugëtim të madh! ❤️
Faleminderit, z. Kadri Rahimaj, për këtë mbështetje dhe kujdes ndaj nxënësve tanë! 👏

Të nderuar prindër,Ju njoftojmë se listat e teksteve shkollore për vitin shkollor 2026/2027, për klasat I–IX, janë publi...
12/08/2026

Të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se listat e teksteve shkollore për vitin shkollor 2026/2027, për klasat I–IX, janë publikuar dhe gjenden të bashkëngjitura në këtë postim.
Ju lutemi t’i konsultoni dhe të siguroni tekstet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Address

Abetarja
Kamenicë
62000

Telephone

+38344182365

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU " Dëshmorët e Kombit " Kamenicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU " Dëshmorët e Kombit " Kamenicë:

Shortcuts

Share

Category