29/03/2020
Njoftim
Të dashur nxënës! Nga dita e hënë dt.30.03.2020, ora 11:15 do të fillojë mësimi online në RTK 1 dhe RTK 4 edhe për nxënësit nga klasa e 6 - 9. Në vazhdim e keni orarin e plotë dhe linkun. Suksese!
eMësimi - Orari dhe përmbajtja për javën e ardhshme (30 mars - 3 prill 2020)
Gjatë javës së ardhshme, çdo ditë (e hënë - e premte) do të ketë transmetim të video-ligjëratave si vijon:
Shqip:
Prej orës 11:15 në RTK 1 dhe në RTK 4 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë për të gjitha klasat 1 - 9.
Turqisht:
Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 - 5.
Boshnjakisht:
Prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 - 5.
Të gjitha këto video-ligjërata që transmetohen në RTK do të bëhen publike edhe në kanalin e MASHTI-t në Youtube (për të tri gjuhët). Për të shkuar te ky kanal hyni në ueb faqen: https://emesimi.rks-gov.net.
Duke filluar nga java tjetër (prej 6 prill 2020), eMësimi do të ofrojë video-ligjërata për shumicën e lëndëve të klasave 1 - 9, si dhe atëherë do të bëhet një orar fiks i transmetimit në RTK, sipas klasave, në mënyrë që secili nxënës, varësisht se në cilën klasë është, ta ketë orarin e njëjtë të mësimit në distancë çdo ditë.
Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës, Ky është kanali zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në të cilin ofrohen materiale mësimore për mësim në distancë për nxënësit e klasave 1-9 të sistemit arsimor të Republikës së Kosovës...