SHFMU "Skënderbeu" Hogosht

SHFMU "Skënderbeu" Hogosht E hapur më 1840. Emrin "Skënderbeu" e bartë prej vitit 1967.

Hogoshti si qendër regjionale ka një traditë të gjatë të përhapjes së arsimit dhe kulturës shqiptare.Sipas disa të dhënave historike, shkolla e parë kishte karakter fetar,që quhej Mekteb, që ka punuar në gjuhen arabe.
-Kjo shkollë është hapur në vitin 1840, ku si mësues kishte Ibrahim Ef.Sermaxhaj nga Hogoshti, që punoi për 40- vite, mandej punën e tij e vazhdoi si mësues dhe imam i fshatit që nga viti 1880 Hasan Ef. Sermaxhaj, një intelektual i shquar i asaj kohe i cili studimet i kishte përfunduar në Nish.
-Gjatë vitit 1900-1904, mësimet i vijonin 45 nxënës.
-Në vitin 1908-1911 ne qendër të fshatit Hogosht, afër xhamisë me vetkontributin e hogoshtasëve ndërtohet objekti i ri shkollor, që kishte katër dhoma mësimi. Ky objekt si shkollë funksionoi deri në vitin 1965,mirëpo duke e parë rëndësinë e saj historike, pushteti i atëhershëm pa dëshirën e hogoshtasëve e rrënoi në vitin 1977.
-Pas aneksimit të Kosovës nga okupatori serb shkolla nderpreu mësimin deri në vitin 1913, kur edhe rihapet, por tani në gjuhen serbe, ku si mesues i pare i kësaj shkolle ishte Gjorgje Popoviç.
-Ndërsa pas Luftës se pare botërore, shkolla në Hogosht shënoi ndërprerje deri në vitin 1930,pra më 1930 shkolla në Hogosht u rihap në katerklasëshe, pra në gjuhën serbe deri më 20.03.1941,ku si mësues në gjuhën serbe ishte Svetozar Popoviç nga Shipashnica e Ulët.
-Mësimet në gjuhën shqipe fëmijët hogoshtas për herë të parë në historinë e kësaj treve i dëgjojnë prej 15.11.1941, nga mësuesi Fadil Hoxha,i lindur në Gjakovë dhe i shkolluar në Shqipëri, në Normalen e Elbasanit , pra kjo shkollë njihet si shkolla e pare shqipe në ish Komunën e Hogoshtit dhe rrethinën e saj.
-Gjatë këtij viti kjo shkollë numronte 70 nxënës. Ndërsa në vitin 1942-43 erdhi si mësues Mehmet Turhani nga Elbasani, ndërsa në vitin 1943-44 u emrua si mësues, mësuesi patriot Xhevat Alia nga Gjilani. Për shkak të masave të jashtzakonshme ushtarake të pushtetit serbo-sllav në Kosovë, gjatë viteve 1944-45 shkolla u mbyll .
-Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ,pra në vitin 1945-46 shkolla në Hogosht sërish u rihap, mirpo në Kosovë mungonte kuadri arsimor, prandaj Komisioni Kosovar për Arsim kërkoi mësues nga Shqipëria.

-Në vitin shkollor 1945-46 me vendim të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri për shkak të mungesës së kuadrit mësimor në gjuhën shqipe,u emrua si mësues Fehmi Sinella nga Kavaja.
-Në gjeneratën e parë të këtij viti shkollor (1945-46) të cilen e udhëhiqte mësuesi Fehmi Sinella,nga Kavaja e Shqipërisë, ku përveç djemëve që ishin regjistruar, shkollimin e vazhdonin edhe dy vajza nga Hogoshti: Feride Sadri Ahmetaj dhe Refadije Osman Biqkaj, pra këtu shihej se përveç meshkujve që vazhdonin shkollimin, ishin të interesuara për tu shkolluar edhe gjinia femërore, çka nënkupton se emancipimi i femrës hogoshtase ka filluar para 74 viteve, menjëherë pas Luftës së dytë botërore.
-Pra mësimi i shkollës së pare shqipe në Hogosht dhe rrethinë, ishte një ngjarje e veça

NJOFTIMTë nderuar nxënës dhe prindër,Ju njoftojmë se më poshtë mund të gjeni orarin e ziles për vitin shkollor 2026/2027...
07/09/2026

NJOFTIM
Të nderuar nxënës dhe prindër,

Ju njoftojmë se më poshtë mund të gjeni orarin e ziles për vitin shkollor 2026/2027.

Ju lutemi, të gjithë nxënësit të respektojnë oraret e hyrjes në mësim, pushimeve dhe përfundimit të orëve mësimore.

11/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se, bazuar në katalogun e teksteve shkollore për vitin shkollor 2026/2027, më poshtë gjeni listën e teksteve të përzgjedhura për nxënësit e shkollës sonë.

Ju lutemi që gjatë blerjes së teksteve të respektoni shtëpinë botuese dhe titullin e tekstit, sipas listës së mëposhtme.

NIVELI 1–5

Klasa I

Dukagjini: Gjuha shqipe 1, Edukata muzikore 1, Edukata figurative 1, Matematika 1, Njeriu dhe natyra 1, Shoqëria dhe mjedisi 1, Shkathtësi për jetë 1, Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 1.

Dukagjini & Pegi: Abetarja.

Pearson: Yazoo Starter.

Klasa II

Dukagjini: Gjuha shqipe 2, Edukata muzikore 2, Edukata figurative 2, Matematika 2, Njeriu dhe natyra 2, Shoqëria dhe mjedisi 2, Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 2.

Pearson: Yazoo Level 1.

Klasa III

Dukagjini: Gjuha shqipe 3, Matematikë 3, Edukata figurative 3, Shoqëria dhe mjedisi 3, Edukata muzikore 3, Njeriu dhe natyra 3, Shkathtësi për jetë 3, Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 3.

Pearson: Yazoo Level 2.

Klasa IV

Dukagjini: Gjuha shqipe 4, Matematika 4, Edukata figurative 4, Edukata muzikore 4, Njeriu dhe natyra 4, Shoqëria dhe mjedisi 4, Shkathtësi për jetë 4, Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 4.

Pearson: Today Starter.

Klasa V

Dukagjini: Gjuha shqipe 5, Edukata figurative 5, Edukata muzikore 5, Matematika 5, Njeriu dhe natyra 5, Shoqëria dhe mjedisi 5, Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 5, Shkathtësi për jetë 5.

Pearson: Today 1.

NIVELI 6–9

Klasa VI

Dukagjini: Matematika 6, Art figurativ 6, Biologjia 6, Historia 6, Teknologjia me TIK 6, Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 6.

Pegi: Gjuhë shqipe 6

Albas: Art muzikor 6, Gjeografia 6, Edukata qytetare 6.

Pearson: Today 2.

Hueber Verlag: Beste Freunde 1 (A1.1).

Libri Shkollor: Fizika 6.

Klasa VII

Dukagjini: Matematika 7, Art figurativ 7, Biologjia 7, Kimia 7, Historia 7, Teknologji me TIK 7, Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 7.

Albas: Gjuha shqipe 7, Art muzikor 7, Gjeografia 7, Edukata qytetare 7.

Pearson: Wider World 2.

Libri Shkollor: Fizika 7.

Klasa VIII

Dukagjini: Art figurativ 8, Biologjia 8, Kimia 8, Edukata qytetare 8, Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 8, Teknologji (TIK) 8.

Albas: Gjuha shqipe 8, Art muzikor 8, Matematika 8, Gjeografia 8, Historia 8.

Pearson: Wider World 3.

Hueber Verlag: Beste Freunde (A1.2).

Libri Shkollor: Fizika 8.

Klasa IX

Dukagjini: Gjuha shqipe 9, Matematika 9, Biologjia 9, Kimia 9, Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 9, Teknologjia (TIK) 9.

Albas: Art muzikor 9, Historia 9, Edukata qytetare 9.

Pearson: Wider World 4.

Libri Shkollor: Fizika 9, Gjeografia 9.

Berati: Art figurativ 9.

Ju lutemi që prindërit të kenë kujdes që të blejnë botimet e njëjta me ato të përcaktuara në këtë listë, në mënyrë që nxënësit të kenë tekstet përkatëse sipas përzgjedhjes së bërë nga mësimdhënësit.

Me respekt,

Drejtori i SHFMU “Skënderbeu” – Hogosht
Arsim Guda

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, urojmë që çdo fëmijë të rritet me dashuri, dije dhe mundësi për të realizu...
02/06/2026

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, urojmë që çdo fëmijë të rritet me dashuri, dije dhe mundësi për të realizuar ëndrrat e tij. Gëzuar 1 Qershorin!”

Në shkollën tonë u organizua Festa e Abetares, një aktivitet i veçantë kushtuar nxënësve të klasave të para. Përmes reci...
22/05/2026

Në shkollën tonë u organizua Festa e Abetares, një aktivitet i veçantë kushtuar nxënësve të klasave të para. Përmes recitimeve dhe pikave artistike, nxënësit shënuan me sukses përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre drejt dijes!


Nxënësve tanë ju urojmë shumë suksese, buzëqeshje dhe hapa të sigurt drejt dijes!

Njoftim për sukses në Gara Komunale!Shkolla jonë shpreh vlerësim dhe krenari të madhe për nxënëset tona për suksesin e a...
20/05/2026

Njoftim për sukses në Gara Komunale!

Shkolla jonë shpreh vlerësim dhe krenari të madhe për nxënëset tona për suksesin e arritur në garat komunale në Kamenicë!

Nxënësja Vesa Sylaj ka zënë vendin e dytë në lëndën e historisë, duke treguar njohuri të shkëlqyera dhe përgatitje të lartë.
Po ashtu, nxënësja Besnike Avdija, është renditur në vendin e tretë në biologji, duke dëshmuar përkushtim dhe rezultate të merituara.
Këto arritje janë një dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të tyre, si dhe një motivim i fortë për të gjithë nxënësit e tjerë që të ndjekin shembullin e tyre dhe të synojnë suksese të reja.

Shkolla jonë i përgëzon përzemërsisht dhe u uron edhe më shumë suksese në të ardhmen!

Me lojë, buzëqeshje dhe shumë ngjyra, fëmijët parashkollorë festuan Ditën e Shkollës me gëzim dhe energji të pafund.
18/05/2026

Me lojë, buzëqeshje dhe shumë ngjyra, fëmijët parashkollorë festuan Ditën e Shkollës me gëzim dhe energji të pafund.

“Ndonjëherë mjafton vetëm një hap i vogël, një fjalë e thënë me zemër, për të lënë gjurmë që koha nuk i fshin kurrë.”
16/05/2026

“Ndonjëherë mjafton vetëm një hap i vogël, një fjalë e thënë me zemër, për të lënë gjurmë që koha nuk i fshin kurrë.”

16/05/2026

Më 15 Maj u shënua Dita e Shkollës në SHFMU “Skënderbeu” Hogosht dhe në paralelen e ndarë në Kopernicë. Këtë vit kremtimi u organizua në mënyrë simbolike, ku nxënësit përcollën mesazhe të ndryshme për rëndësinë e shkollës, dijes dhe të ardhmes së tyre.
Përmes fjalëve dhe mendimeve të tyre, ata treguan se shkolla mbetet vendi ku ndërtohet e ardhmja dhe ku fitohen njohuritë që i shërbejnë jetës.

🌍 Dita e Tokës në shkollën tonë 🌱Në kuadër të Ditës së Tokës, nxënësit tanë u angazhuan në aktivitete të ndryshme me qël...
23/04/2026

🌍 Dita e Tokës në shkollën tonë 🌱

Në kuadër të Ditës së Tokës, nxënësit tanë u angazhuan në aktivitete të ndryshme me qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit. Ata morën pjesë në pastrimin e hapësirave përreth, duke mbledhur mbeturina dhe duke dhënë një shembull të shkëlqyer për kujdesin ndaj natyrës.
Përveç kësaj, u zhvilluan aktivitete kreative dhe edukative që nxitën dashurinë dhe përgjegjësinë për planetin tonë.

Në shkollën tonë u zhvilluan aktivitete të shumta në kuadër të 21 Marsit – Ditës Botërore të Personave me Sindromën Down...
23/03/2026

Në shkollën tonë u zhvilluan aktivitete të shumta në kuadër të 21 Marsit – Ditës Botërore të Personave me Sindromën Down.

Nxënësit dhe mësimdhënësit u angazhuan në organizimin e aktiviteteve të ndryshme, duke përfshirë vizatime kreative, lojëra ndërvepruese dhe diskutime të hapura që promovojnë ndërgjegjësimin, pranimin dhe respektin për diversitetin.
Një vend të veçantë pati edhe ligjërata dhe debati i organizuar nga stafi pedagogjik në bashkëpunim me klubin e debatit. Tema e debatit ishte: “Cili është mjedisi më i përshtatshëm për edukimin e fëmijëve me Sindromën Down: shkollat gjithëpërfshirëse apo shkollat speciale?”, ku nxënësit shprehën mendime të argumentuara dhe reflektime të thella mbi rëndësinë e përfshirjes dhe barazisë në arsim.

Së bashku ndërtojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse!

Address

Hogosht
Kamenicë
62050

Opening Hours

Monday 09:00 - 13:50
Tuesday 09:00 - 13:50
Wednesday 09:00 - 13:50
Thursday 09:00 - 13:50
Friday 09:00 - 13:50

Telephone

+38349885723

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Skënderbeu" Hogosht posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Skënderbeu" Hogosht:

Shortcuts

Share