17/06/2026
U mbajt aktivitet përkujtimor për Ditën e Çlirimit me nxënësit e shkollave të Kamenicës
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë organizoi një aktivitet të veçantë përkujtimor me nxënës, mësimdhënës, veteranë të luftës dhe qytetarë, me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave të luftës çlirimtare.
Në fjalën hyrëse u theksua rëndësia e kujtesës historike dhe nevoja që brezat e rinj të njohin sakrificat e atyre që kontribuan për lirinë e vendit. Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë rrëfime dhe përjetime nga protagonistët e ngjarjeve historike, të cilët dhanë kontribut të çmuar në periudhat më të vështira për Kosovën.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selami Kllaiqi, tha se ky aktivitet po organizohet për herë të parë në kuadër të manifestimeve për Ditën e Çlirimit.
“Jemi të lumtur që nxënësit e shkollave tona janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kontributin dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot”, u shpreh ai.
Të pranishmëve iu drejtua edhe Komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, i cili foli për luftën e UÇK-së dhe rolin e aleatëve ndërkombëtarë në çlirimin e Kosovës.
“Është e rëndësishme që vlerat e luftës të kultivohen nga gjeneratat e reja dhe mbi këto vlera të vazhdohet puna për zhvillimin e vendit”, theksoi Isufi.
Ndërkaq, kryetari i OVL-UÇK-së në Kamenicë, Milaim Limoni, foli për sakrificën e dëshmorëve dhe rëndësinë e njohjes së historisë nga brezat e rinj.
“Liria që gëzojmë sot nuk erdhi rastësisht. Ajo u fitua me mund, sakrifica dhe gjakun e dëshmorëve tanë. Detyra e brezit të ri është të ndërtojë Kosovën përmes dijes, kulturës dhe përgjegjësisë qytetare”, tha Limoni.
Programi artistik u pasurua me interpretime nga nxënësit e shkollave të Kamenicës. Nxënësja Elona Lipovica recitoi poezinë “Nëna” të Ismail Kadaresë, ndërsa nxënësja Miradie Arifi interpretoi poezinë “Tung Europë” të Ali Podrimjes. Gjithashtu, nxënësit e klasës së VIII-të dhe të IV-të shfaqën dramën “Pritja e nënlokes”, e cila u mirëprit nga të pranishmit.
Aktiviteti përfundoi me mesazhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuan për lirinë e Kosovës dhe me urimin për Ditën e Çlirimit, duke përcjellë tek brezat e rinj rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të vlerave kombëtare.
17/06/2026
Drejtoria e Arsimit e kremton me nxënësit Ditën e Çlirimit!
12/06/2026
Bashkërendimi i aktiviteteve në mes të Drejtorisë së Arsimit dhe DKRS-së
12/06/2026
Drejtori i Arsimit z. Selami Klaiqi bashk me Drejtoreshën e BONEVET znj. Gentiana Sermaxhaj nënshkruan marrëveshje e bashkëpunim!
12/06/2026
Faleminderit institucioneve të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës!
Pas një pune intensive, është përmbyllur me sukses një aksion i ndërmarrë nga institucionet tona ndaj individëve të caktuar, të cilët për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar punën e institucioneve tona lokale dhe kanë shqetësuar komunitetin.
Në një nga aksionet më të rëndësishme të viteve të fundit në Kamenicë, janë bastisur shtëpitë e lokale dhe më pas janë arrestuar drejtorët e shkollave të sistemit paralel serb, N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.
Komuna e Kamenicës, Drejtoria e Arsimit mbetet e përkushtuar të trajtojë secilin qytetar pa asnjë dallim, siç mbetet e përkushtuar të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme, në koordinim të plotë me institucionet e thirrura për këtë.
10/06/2026
MOMENTE NGA DARKA SOLEMNE E KUPËS SË ANAMORAVËS 2026
Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me respekt, miqësi dhe frymë bashkëpunimi, e cila do të mbahet mend gjatë nga të gjithë pjesëmarrësit.
Në kuadër të Kupës së Anamoravës 2026, kjo darkë solemne bashkoi mësimdhënës, drejtues institucionesh dhe mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë Preshevën, Bujanocin, Kumanovën, Shkupin, Durrësin, Fushë Kosovën, Drenasin dhe shumë qytete të tjera.
Përtej matematikës dhe garës, kjo mbrëmje dëshmoi fuqinë e bashkimit, shkëmbimit të përvojave dhe vullnetit të përbashkët për mbështetjen e gjeneratave të reja të talenteve shqiptare.
Një mbrëmje e denjë për një ngjarje që synon të shndërrohet në traditë.
08/06/2026
‼️REAGIM PUBLIK PËR DËMIN E SHKATUAR NË PARKUN E LODRAVE NË ÇERDHEN NË KORETIN
Shprehim shqetësim për rastin e dëmtimit të këndit të lodrave në çerdhen e fshatit Koretin, ku një nga përsona të pa përgjegjshëm janë dëmtuar lodrat ku do të luanin fëmijët e çerdhës.
Institucionet arsimore duhet të jenë vende të sigurta për fëmijët dhe të rinjtë, dhe secili nga ne duhet të kujdesemi për pronën publike që të mos dëmtohen ngase dëmton imazhin e gjithë neve.
Kërkojmë nga institucionet kompetente që të zhvillojnë hetime të plota, transparente dhe profesionale, që të gjenden përsonat që i kanë demoluar lodrat në oborrin e çerdhes.
Po ashtu, konsiderojmë të domosdoshme forcimin e mekanizmave të raportimit, parandalimit dhe mbrojtjes dhe ruajtjes së aseteve publike brenda institucioneve edukative, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.
DREJTORIA E ARSIMIT KAMENICË
07/06/2026
🏆 U MBYLL ME SUKSES KUPA E ANAMORAVËS 2026
Me ceremoninë përmbyllëse të mbajtur sot në Kamenicë, u përmbyll me sukses edicioni i parë i Olimpiadës Rajonale të Matematikës “Kupa e Anamoravës 2026”, një ngjarje që mblodhi 65 nxënës të talentuar nga Gjilani, Kamenica, Vitia, Novobërda, Presheva, Bujanoci, Kumanova dhe Shkupi.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve morën pjesë Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, Bregan Isufi, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë, Selami Klaiqi, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, si dhe Kryetari i Degës së Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit në Kamenicë, Agon Mahmuti, të cilët përgëzuan nxënësit për sukseset e arritura dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së talenteve në matematikë, ndërsa drejtori i arsimit në Kamenicë z. Selami Klaiqi i uroj fituesit dhe në emër të Kryetarit të Komunës z. Kadri Rahimaj sigurojë të pranishmit se do të vazhdojë përkrahja edhe në të ardhmën.
Fituesit e Kupës së Anamoravës 2026 janë:
Kategoria e parë
Arbër Rrahmani (Kumanovë) - Vendi i parë
Unik Kryeziu (Gjilan) - Vendi i dytë
Anik Spahiu (Kamenicë) - Vendi i tretë
Kategoria e dytë
Amar Hismoni (Gjilan) - Vendi i parë
Diell Misini (Viti) - Vendi i dytë
Elea Hajrullahu (Gjilan) - Vendi i tretë
Urime të gjithë fituesve dhe pjesëmarrësve për rezultatet e arritura!
06/06/2026
PO NDODH TANI 🏆 KUPA E ANAMORAVËS 2026
DREJTORIA E ARSIMIT KAMENICË
SHOQATA E MATEMATIKANËVE TË GJILANIT