10/10/2025
“DRITA NËN TOKË”
Dashuria për qytetin tonë dhe drita e re e Kaçanikut
IX·X·MMXXV
Ky mural, me titull “Drita nën tokë”, është një simbol i dashurisë për qytetin tonë dhe dëshirës për ta parë Kaçanikun në një dritë të re.
E kemi konceptuar si dritë, shpresë dhe gjallëri për qytetin – për të sjellë ngrohtësi, ngjyra dhe frymë pozitive në një hapësirë që deri dje ishte e ftohtë dhe e errët.
Përmes artit, ky nënkalim është shndërruar në një vend të gjallë, plot energji dhe kuptim.
Të gjithë së bashku kemi dashur që çdo vijë, çdo ngjyrë dhe çdo detaj të bartë ndjesinë e transformimit – nga errësira drejt dritës, nga heshtja drejt gjallërisë.
Portretet e femrave me sytë e mbyllura janë zemra e muralit: ato përfaqësojnë paqen, forcën dhe lidhjen me natyrën. Me sytë e mbyllur, ato janë në një udhëtim shpirtëror, duke dalë nga thellësia e tokës për t’u ringjallur në dritën e Kaçanikut.
Muaj, javë, dit plot punë, ngjyra dhe bashkëpunim na solli drejt realizimit të këtij projekti që e ktheu një hapësirë të zakonshme në një vend frymëzues për të gjithë.
Falënderime të përzemërta për:
Ekipin e mrekullueshëm,
Artistët dhe piktorët e rinj,
Vullnetarët e palodhur,
dhe të gjithë ata që kontribuuan me zemër e përkushtim.
Faleminderit nga zemra për të gjithë sponsorët që qëndruan pranë nesh gjatë gjithë këtij projekti, duke besuar në idenë dhe fuqinë e artit për ta transformuar hapësirën dhe komunitetin.
Çdo mbështetje e juaja ka qenë dritë në këtë rrugëtim krijues.
Faleminderit gjithashtu edhe Komunës së Kaçanikut për mbështetjen dhe besimin në këtë iniciativë artistike.
Ky mural nuk është thjesht një vepër në mur – është një thirrje për shpresë, bashkim dhe kreativitet.
Le të jetë kjo dritë nën tokë një kujtesë se arti ka fuqinë të ndriçojë çdo hapësirë dhe të ringjallë çdo shpirt.
Faleminderit të gjithëve që besuat në këtë projekt dhe që sot jeni pjesë e kësaj feste të dritës për qytetin tonë.
Ky mural është i yni, i Kaçanikut – për ne dhe për brezat që vijnë.
halili