22/01/2021
Hytbeja e Xhumasë dt.22.01.2021
FENOMENI I DHUNËS TEK TË RINJËT
1.Përgjegjësia e prindërve
Si shkak kryesor i dhunës tek adoleshentët konsiderohet dhuna në familje. Feja na mëson se fëmijët janë amanet andaj duhet kujdesur për ta. Allahu xh.sh., na mëson në Kur’an:
“O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri,…” (Tahrim: 6).
Muhammed ﷺ na ka mësuar: “Ju të gjithë jeni barinj dhe të gjithë ju do të merreni në pyetje për tufën tuaj...” [Transmetim unanim]
2.Edukimi material, e jo moral-shpirtëror
Edukimi për sjelljet është sikur ushqimi për shëndetin. Ashtu siç kequshqyerja dëmton, po kështu edhe keqedukimi dëmton. - Në edukimin e fëmijëve sot më shumë i jepet rëndësi anës materiale se sa anës shpirtërore-morale. – Edukimi për të qenë besimtar të devotshëm nënkupton edhe të qenurit njeri i mirë edhe për njerëzit e jo vetëm praktikues i obligimeve ndaj Allahut.
3.Mungesa e përkujdesjes shoqërore
Dhuna tek të rinjët shfaqet edhe kur ata ndihen të lanun anash. – Nuk është jetim vetëm ai i cili nuk i ka prindërit, por jetim është edhe ai i cili i ka prendërit por i mungon edukimi. Prandaj prindërit dhe institucionet duhet të mirren seriozisht me edukimin e të rinjëve.
4.Kultura e prezantuar në media
Si shkak tjetër që çon në dhunë të të rinjve është edhe materiali kulturor që plasohet në media.
Thotë Allahu xh.sh. “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. Allahu di (të fshehtat) e ju nuk e dini.” (Nur: 19)
5.Përfundim:-Nëpërmjet trajtimit të shkaqeve të dukurisë së dhunës tek të rinjtë ne mund të perceptojmë edhe rëndësinë dhe rolin që feja luan në luftimin e kësaj dhe dukurive tjera devijante.
Xhamia-Mirësia-Kaçanik