Qendra Kulturore Kaçaniku

Qendra Kulturore Kaçaniku QKK ofron një komunitet mikpritës dhe mundësi për të mësuar,performuar valle të bukura tradiconale.

“Logu i Bjeshkëve” 2026 😍
11/08/2026

“Logu i Bjeshkëve” 2026 😍

Me shumë kënaqësi morëm pjesë në “Logu i Bjeshkëve” 2026, në zemër të Malësisë së Madhe, një manifestim i cili ndër vite...
10/08/2026

Me shumë kënaqësi morëm pjesë në “Logu i Bjeshkëve” 2026, në zemër të Malësisë së Madhe, një manifestim i cili ndër vite ka ruajtur dhe promovuar vlerat, traditat dhe bukuritë e pasura të kulturës shqiptare.
Në një atmosferë ku tradita, veshjet, muzika dhe vallja u ndërthurën në një festë të përbashkët, ishte kënaqësi të përfaqësonim Kaçanikun dhe të ndajmë me të pranishmit një pjesë të pasurisë sonë kulturore. 🇦🇱

Falënderojmë organizatorët për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, Komuna e Kaçanikut dhe Drejtoria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit-Kaçanik për mundësinë e këtij udhëtimi.

Me traditën në zemër, vazhdojmë rrugëtimin tonë artistik…❤️

Me krenari ndajmë lajmin se filmi “Bifurkacioni”, në realizimin e të cilit kontribuoi edhe Qendra Kulturore “Kaçaniku” ,...
21/07/2026

Me krenari ndajmë lajmin se filmi “Bifurkacioni”, në realizimin e të cilit kontribuoi edhe Qendra Kulturore “Kaçaniku” , do të shfaqet në Santa Cruz de Tenerife, Spanjë.🇪🇸

Kjo paraqet një vlerësim të veçantë për punën, përkushtimin dhe angazhimin e të gjithë kontribuesve në këtë projekt artistik. Një tjetër dëshmi se arti dhe kultura jonë vazhdojnë të depërtojnë dhe të vlerësohen edhe në arenën ndërkombëtare.

Vazhdojmë rrugëtimin tonë artistik…🙌🏼

Vallja dhe folklori na bashkoi edhe një herë në një ngjarje me karakter ndërkombëtar, ku patëm nderin të jemi pjesë e Fe...
20/07/2026

Vallja dhe folklori na bashkoi edhe një herë në një ngjarje me karakter ndërkombëtar, ku patëm nderin të jemi pjesë e Festivalit Ndërkombëtar “SHKUPI FOLK - FEST” 2026, të mbajtur më 15 korrik.😍

Falenderojmë nga zemra SHKA “Shqiponja” për ftesën, mikpritjen, respektin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë aktivitetit. 🙌🏼

15/07/2026

Tradita jonë vazhdon të udhëtojë nga një skenë në tjetrën. Në Strugë, përmes gjuhës së bukur të valles, ndamë me publikun energjinë, emocionin dhe shpirtin e kulturës sonë. Çdo hap bart punën, përkushtimin dhe dashurinë për vallen. ❤️

Vazhdojmë si çdo herë me të njëjtin përkushtim rrugëtimin tonë artistik…🙌🏼

14/07/2026

Nesër na pret përfaqësimi i radhës në Festivalin Ndërkombëtar “SHKUPI FOLK FEST” , që do të mbahet në komunën e Sarajit.🔥

📍Sheshi “ISA BOLETINI” - Saraj
⏰ 19:00

13/07/2026
Ishte nder dhe kënaqësi të përfaqësonim qytetin dhe kulturën tonë në këtë skenë të veçantë të Festivalit “Këngë Jeho” në...
13/07/2026

Ishte nder dhe kënaqësi të përfaqësonim qytetin dhe kulturën tonë në këtë skenë të veçantë të Festivalit “Këngë Jeho” në qytetin e bukur të Strugës. 😍

Faleminderit organizatorëve për mikpritjen dhe publikun e mrekullueshëm për duartrokitjet dhe emocionet e dhuruara gjatë paraqitjes sonë. 🙌🏼

Address

Kacanik
71000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kulturore Kaçaniku posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share