16/06/2026
Të dashur nxënës,
Edhe pak ditë po mbyllim një vit të mbushur me mësime, përvoja të bukura, sfida dhe suksese. Secili prej jush ka sjellë buzëqeshje, energji dhe momente të veçanta që do të mbeten në kujtesën tonë.
Jam krenare për përkushtimin, përparimin dhe dashurinë që keni treguar gjatë gjithë vitit. Ju falënderoj për çdo ditë të bukur që kemi kaluar së bashku.
Ju uroj pushime të mbushura me gëzim, lojë, aventura dhe momente të lumtura me familjet tuaja. Vazhdoni të ëndërroni, të mësoni dhe të besoni në veten tuaj.
Suksesi juaj është gëzimi ynë më i madh. Mirupafshim!
Me shumë dashuri dhe krenari,
Edukatorja juaj ❤️
Selvije Makica- Vardari!