SHFMU "Hamit Sejdiu" Kërpimeh

SHFMU "Hamit Sejdiu" Kërpimeh SHFMU "Hamit Sejdiu"- Kërpimeh / Pakashticë

Një dhuratë me vlerë për nxënësit tanë 🌍Sot, prindja Artjola Latifi dhuroi një glob për shkollën tonë, një mjet i vlefsh...
04/09/2026

Një dhuratë me vlerë për nxënësit tanë 🌍

Sot, prindja Artjola Latifi dhuroi një glob për shkollën tonë, një mjet i vlefshëm didaktik që do t’u shërbejë nxënësve tanë në procesin mësimor.
E falënderojmë nga zemra për bujarinë, mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në të mirën e nxënësve tanë!
Kontributet e prindërve tanë janë një dëshmi e bukur e bashkëpunimit shkollë–prind.

Faleminderit, Artjola!

Me respekt,
Drejtoresha e shkollës
Fatmire Latifi – Menxhiqi

Mirënjohje për një tjetër donacion të çmuar 💻 Shkolla jonë është pasuruar edhe me një donacion të rëndësishëm nga Shtëpi...
04/09/2026

Mirënjohje për një tjetër donacion të çmuar 💻

Shkolla jonë është pasuruar edhe me një donacion të rëndësishëm nga Shtëpia Botuese „Pema“ i cili përfshin Laptop dhe materiale të ndryshme didaktike për lëndën e Gjuhës Angleze.
Ky donacion do t’u mundësojë mësimdhënësve të Gjuhës Angleze që ta zhvillojnë mësimin në mënyrë më të lehtë, moderne dhe më tërheqëse për nxënësit tanë.

Me shumë mirënjohje falënderojmë Hamilton House - Kosovë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me shkollën tonë!

Me respekt,
Drejtoresha e shkollës
Fatmire Latifi – Menxhiqi

Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2026/2027! Sot, shkolla jonë u mbush sërish me buzëqeshje, gëzim dhe energji të rej...
01/09/2026

Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2026/2027!

Sot, shkolla jonë u mbush sërish me buzëqeshje, gëzim dhe energji të reja. Uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë, plot dije, suksese, miqësi të bukura dhe momente të paharrueshme për të gjithë nxënësit tanë!

Një urim i veçantë për parafillorët dhe nxënësit e klasës së parë, të cilët sot, për herë të parë, nisën rrugëtimin e tyre shkollor.

Ju priftë e mbara në çdo hap të rrugës drejt dijes dhe realizimit të ëndrrave tuaja!

Me respekt,
Drejtoresha, Fatmire Latifi-Menxhiqi

Mirë se vini në vitin e ri shkollor! Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës, ju urojmë mirëseardhje dhe një vit të mb...
31/08/2026

Mirë se vini në vitin e ri shkollor!

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës, ju urojmë mirëseardhje dhe një vit të mbarë shkollor, të suksesshëm e plot arritje!

Së bashku për një shkollë më të mirë!
Suksese të gjithëve!

Mbledhja e Këshillit të ArsimtarëveSot, në shkollën tonë, u mbajt mbledhja e Këshillit të Arsimtarëve, në kuadër të përg...
28/08/2026

Mbledhja e Këshillit të Arsimtarëve

Sot, në shkollën tonë, u mbajt mbledhja e Këshillit të Arsimtarëve, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.

Gjatë mbledhjes u diskutua për përgatitjet e bëra në shkollë, ndarjen e orëve mësimore, organizimin dhe funksionimin e aktiveve profesionale dhe këshillave të shkollës, si dhe për çështje të tjera me rëndësi për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.
Me bashkëpunim, përgjegjësi dhe përkushtim të përbashkët, synojmë që viti i ri shkollor të nisë mbarë dhe të jetë i suksesshëm për të gjithë.

Falënderojmë të gjithë mësimdhënësit për pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre!

Së bashku për një fillim të mbarë dhe një vit të suksesshëm shkollor!

SHFMU “Hamit Sejdiu” – KërpimehGati për një fillim të ri shkollor!Me përkushtim, bashkëpunim dhe shumë punë, SHFMU “Hami...
28/08/2026

SHFMU “Hamit Sejdiu” – Kërpimeh

Gati për një fillim të ri shkollor!

Me përkushtim, bashkëpunim dhe shumë punë, SHFMU “Hamit Sejdiu” – Kërpimeh ka përfunduar përgatitjet për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar një sërë punësh dhe aktivitetesh me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër, më të rregullt, më të bukur dhe më të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin e shkollës.

Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit, z. Avni Fetahu, për mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme institucionale ndaj shkollës sonë. Përkrahja e tyre dhe e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Podujevës (DKA) është një shtysë e rëndësishme në përpjekjet tona për përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një mjedisi sa më të mirë për nxënësit tanë.

Një falënderim i veçantë i takon NPL “Eko-Llapi” Sh.A. për punën dhe kontributin e dhënë në përmirësimin e ambienteve të shkollës! Gjatë kësaj periudhe janë realizuar punime të rëndësishme, përfshirë ngjyrosjen e klasave dhe hapësirave të shkollës, tualeteve, tavaneve dhe radiatorëve, duke i dhënë shkollës një pamje më të pastër, më të rregullt dhe më të këndshme.

Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe punën e realizuar, drejtoresha e shkollës, Fatmire Latifi-Menxhiqi, ndau mirënjohje për punëtorët e NPL “Eko-Llapi” Sh.A., si dhe për kompaninë.

Meritë e veçantë i takon edhe stafit teknik të shkollës, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe u angazhua maksimalisht në mirëmbajtjen dhe rregullimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme. Puna e tyre e palodhshme ka qenë thelbësore që shkolla të jetë e gatshme për fillimin e procesit mësimor.

Falë mbështetjes së një prindi, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, shkallët e shkollës janë pasuruar me thënie motivuese dhe edukative, të cilat do t’i përcjellin nxënësit çdo ditë me mesazhe të bukura për dijen, punën, suksesin, guximin dhe besimin në vetvete.

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit shkollor është realizuar edhe dezinfektimi i shkollës, me qëllim sigurimin e një ambienti të pastër dhe të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin.

Është bërë edhe pranimi i ushqimit për nxënësit, ndërsa janë përfunduar edhe punë të tjera të nevojshme për funksionalizimin dhe përgatitjen e shkollës për ditët e para të mësimit.

Shkolla është e pajisur me aparat për ujë të pijshëm, si dhe me kondicionerë, të cilët kontribuojnë në krijimin e kushteve më të përshtatshme për nxënësit dhe stafin gjatë ditëve të nxehta dhe të ftohta.

Për sezonin e dimrit është siguruar gjithashtu sasi e mjaftueshme e druve për ngrohje, duke bërë që shkolla të jetë e përgatitur edhe për periudhën e ftohtë.

Të gjitha këto janë dëshmi se kur bashkojmë forcat dhe punojmë së bashku, mund të krijojmë ndryshime të dukshme dhe të qëndrueshme për të mirën e nxënësve tanë.

Falënderojmë edhe një herë Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, Drejtorin e Arsimit, z. Avni Fetahu, DKA-në, NPL “Eko-Llapi” Sh.A., stafin teknik, prindërit dhe të gjithë ata që në forma të ndryshme kontribuuan në përgatitjen e shkollës sonë!

Të dashur nxënës, ju presim me shumë dashuri, energji dhe buzëqeshje për një vit të ri shkollor të mbushur me dije, suksese, miqësi dhe ëndrra të realizuara!

Ju urojmë një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm!

Mirë se vini në shkollën tuaj!

Drejtoresha e shkollës
Fatmire Latifi-Menxhiqi

27/08/2026

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar sot Katalogun e Teksteve Shkollore dhe janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për vitin shkollor 2026/2027.

Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh. Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve.

MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të sh*tjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit. Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të sh*tjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e sh*tjes së teksteve shkollore. Katalogu është publikuar online dhe mund ta gjeni në: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ . I njëjti u është shpërndarë DKA-ve, shkollave, shtëpive botuese, librarive dhe Këshillit të Prindërve.

Bazuar në çmimet e përcaktuara në katalog, ministri ka nxjerrë vendimin për vlerën e subvencionimit për secilën klasë. Vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe sipas klasave është si në vijim:

Klasat 1 dhe 2 – 60 euro;
Klasa 3 – 65 euro;
Klasa 4 – 70 euro;
Klasa 5 – 80 euro;
Klasat 6 dhe 7 – 90 euro;
Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Me miratimin dhe publikimin e katalogut sot, prindërit/kujdestarët ligjorë mund të blejnë tekstet shkollore.

MASh u bën thirrje prindërve që gjatë blerjes të sigurohen se tekstet shkollore po blihen me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar të MASh, i cili është i qasshëm online në webfaqen e Ministrisë.

Ju njoftojmë gjithashtu se nga sot, e deri në nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati i Arsimit nisë monitorimin intensiv dhe të vazhdueshëm të pikave të sh*tjes, me qëllim verifikimin e respektimit të çmimeve të përcaktuara në katalog. Monitorimi do të kryhet në të gjitha njësitë e sh*tjes në mënyrë të vazhdueshme. Kurse pas fillimit të vitit shkollor, Inspektorati i Arsimit do të nisë verifikimet në shkolla, me qëllim konstatimin nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që evidentojnë mospërputhje ndërmjet çmimit të përcaktuar në katalog dhe çmimit të sh*tjes ftohen ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të telefonit të MASh:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005

Njoftim tjetër me rëndësi është se sistemi i aplikimit në eKosova mbetet i hapur për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe që do të regjistrohen në afatin e dytë.

Po ashtu, sistemi mbetet i hapur edhe për prindërit/kujdestarët ligjorë të nxënësve të niveleve të tjera që, për arsye të ndryshme, ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar për zbatimin transparent dhe të rregullt të procesit të subvencionimit, në funksion të lehtësimit të barrës financiare për familjet dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Falënderojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë për mirëkuptim dhe për bashkëpunim.

__________________________________

Usvaja se Katalog udžbenika i izvršava se isplata sredstava za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda

Ministarstvo obrazovanja i nauke usvojilo je danas Katalog udžbenika i izvršilo isplatu sredstava na račune roditelja korisnika za subvencionisanje udžbenika za učenike od 1. do 9. razreda za školsku 2026/2027. godinu.

Proces prijavljivanja roditelja/zakonskih staratelja počeo je 27. jula i odvijao se putem platforme eKosova. Svaku podnetu prijavu verifikovali su ovlašćeni koordinatori u svakoj školi. Liste koje su škole verifikovale potom su prošle konačnu verifikaciju od strane nadležne komisije MON-a. Konačna lista korisnika dostavljena je Ministarstvu finansija radi realizacije transfera novca na bankovne račune roditelja.

MON je sproveo pregovore sa izdavačkim kućama radi utvrđivanja konačnih prodajnih cena udžbenika. Pregovaračka komisija pripremila je konačni izveštaj o rezultatima procesa. Na osnovu tog izveštaja i u skladu sa zakonskim ovlašćenjima, MON je usvojio zvanični Katalog udžbenika, u kom su utvrđene konačne prodajne cene za svaki udžbenik. Cene utvrđene u ovom katalogu obavezujuće su za primenu na svim prodajnim mestima udžbenika. Katalog je objavljen na internetu i možete ga pronaći na: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ Isti je prosleđen ODO, školama, izdavačkim kućama, knjižarama i Savetu roditelja.

Na osnovu cena utvrđenih u katalogu, ministar je doneo odluku o visini subvencije za svaki razred. Visina subvencije po roditelju/učeniku za udžbenike na albanskom jeziku, po razredima, iznosi:

1 i 2 razred – 60 euro;
3 – razred 65 euro;
4 – razred 70 euro;
5 – razred 80 euro;
6 i 7 razred – 90 euro;
8 i 9 razred – 100 euro.

Današnjim usvajanjem i objavljivanjem kataloga, roditelji/zakonski staratelji mogu kupiti udžbenike.

MON apeluje na roditelje da se prilikom kupovine uvere da udžbenike kupuju po cenama utvrđenim u zvaničnom katalogu MON-a, koji je dostupan na internet stranici Ministarstva.

Takođe vas obaveštavamo da od danas, pa sve do početka nove školske godine, Inspekcija za obrazovanje započinje intenzivan i kontinuiran nadzor prodajnih mesta, radi verifikacije poštovanja cena utvrđenih u katalogu. Nadzor će se neprekidno sprovoditi na svim prodajnim mestima. A nakon početka školske godine, Inspekcija za obrazovanje će započeti provere u školama radi utvrđivanja da li su učenici opremljeni udžbenicima.

Roditelji koji uoče neslaganje između cene utvrđene u katalogu i prodajne cene, pozivaju se da slučaj prijave na zvanične brojeve telefona MON-a:

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 i +383 (0) 38 200 65 005

Još jedno važno obaveštenje jeste da sistem za prijavljivanje na eKosova ostaje otvoren za decu koja još nisu upisana u prvi razred, a koja će se upisati u drugom roku.

Takođe, sistem ostaje otvoren i za roditelje/zakonske staratelje učenika drugih nivoa koji, iz različitih razloga, još nisu aplicirali za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke ostaje posvećeno transparentnom i regularnom sprovođenju procesa subvencionisanja, u cilju rasterećenja finansijskog tereta za porodice i obezbeđivanja neophodnih uslova za učenike na početku nove školske godine. Zahvaljujemo svim roditeljima i zakonskim starateljima na razumevanju i saradnji.

_________________________________

Is approved the Catalogue for Textbooks and Ex*****on of Subsidy Funds for Grades 1–9

The Ministry of Education and Science has today approved the Catalogue for Textbooks and executed the transfer of funds into the accounts of eligible parents for the subsidy of school textbooks for students in grades 1–9 for the 2026/2027 school year.

The application process for parents/legal guardians began on July 27 and was conducted through the e Kosova platform. Each application submitted was verified by authorized school coordinators. The verified lists were then subject to final review by the relevant MES commission. The final list of beneficiaries was forwarded to the Ministry of Finance for the transfer of funds into parents’ bank accounts.

MES held negotiations with publishing houses to determine the final sales prices of textbooks. The Negotiation Commission prepared the final report on the results of this process. Based on this report and in accordance with legal authorizations, MES approved the official Catalogue for Textbooks, which sets the final sales prices for each textbook. These prices are mandatory for all points of sale. The catalogue has been published online and can be accessed at: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/ It has also been distributed to municipal education directorates, schools, publishing houses, bookstores, and the Parents’ Council.

Based on the catalogue prices, the Minister has issued a decision on the subsidy value per class. The subsidy amounts for parents/students for textbooks in the Albanian language are as follows:

• Grades 1 and 2 – €60
• Grade 3 – €65
• Grade 4 – €70
• Grade 5 – €80
• Grades 6 and 7 – €90
• Grades 8 and 9 – €100

With today’s approval and publication of the catalogue, parents/legal guardians may proceed with purchasing school textbooks.

MES urges parents to ensure that textbooks are purchased at the official catalogue prices, which are accessible online on the Ministry’s website.

Additionally, starting today and continuing until the beginning of the new school year, the Education Inspectorate will conduct intensive and continuous monitoring of sales points to verify compliance with the catalogue prices. Monitoring will be carried out across all sales units. After the school year begins, the Inspectorate will also conduct verifications in schools to ensure that students have been provided with the required textbooks.

Parents who identify discrepancies between the catalogue price and the sales price are invited to report the case to MES’s official phone numbers.

Tel: +383 (0) 38 200 65 144 and +383 (0) 38 200 65 005

Another important announcement is that the application system on e-Kosova remains open for children who have not yet been enrolled in the first grade and who will be registered during the second enrollment period.

The system also remains open for parents/legal guardians of students in other grade levels who, for various reasons, have not yet applied for the subsidy of textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science remains committed to ensuring a transparent and orderly implementation of the subsidy process, aimed at easing the financial burden on families and securing the necessary conditions for students at the start of the new school year. We extend our gratitude to all parents and legal guardians for their understanding and cooperation.

KALENDARI I VITIT SHKOLLOR 2026/2027
21/08/2026

KALENDARI I VITIT SHKOLLOR 2026/2027

12/08/2026

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Po, ashtu ka filluar edhe komfirmimi i aplikacioneve nga Shkolla.

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

Mirëmbajtja e ambientit shkollor nuk ndalet as gjatë pushimit veror. Edhe gjatë pushimit veror, punëtorët tanë teknikë v...
03/08/2026

Mirëmbajtja e ambientit shkollor nuk ndalet as gjatë pushimit veror.

Edhe gjatë pushimit veror, punëtorët tanë teknikë vazhdojnë të kujdesen me përkushtim për pastërtinë, gjelbërimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të shkollës, në mënyrë që çdo hapësirë të jetë e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Falënderojmë dhe përgëzojmë të gjithë punëtorët teknikë për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme. Një falënderim i veçantë shkon për Beshir Sinanin, i cili me angazhimin e tij maksimal dhe kujdesin e vazhdueshëm po jep një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe zbukurimin e shkollës sonë!

Respekt dhe mirënjohje për punën tuaj! 👏

Address

Hazir Nimani
Kërpimeh

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Hamit Sejdiu" Kërpimeh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Hamit Sejdiu" Kërpimeh:

Shortcuts

Share

Category