16/09/2024
Fondacioni "Golden Eagle" dhuron 10 bursa për studentët e Kolegjit AAB
Fondacioni "Golden Eagle" dhuroi 10 bursa për studentët e nivelit master të Kolegjit AAB. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i fondacionit, z. Shaqir Palushi, gjatë fjalës së tij motivuese në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Kolegjit AAB.
"Do të dhurojmë 10 bursa për studentët e nivelit master, sepse të mësuarit duhet të vazhdojë gjatë gjithë jetës," tha Palushi, si njëri ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë, e vlerësoi lartë punën e Kolegjit AAB.
“Unë kam besim në Kolegjin AAB, ashtu siç ka besim e gjithë industria/tregu i punës në të diplomuarit e Kolegjit AAB dhe i ftoj të gjithë që ta vizitojnë Kolegjin AAB për të parë punën e madhe që ky Kolegj e bënë bashkë me studentë” tha ndër tjerash Palushi në fjalën e tij.
Studentëve të Kolegjit AAB vazhdimisht iu ofrohen bursa studimi nga kompani
dhe institucione te ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e studentëve për këto bursa do të bëhet në bashkëpunim mes Kolegjit AAB dhe Fondacionit "Golden Eagle".
08/09/2024
🎓Kolegji AAB shpall të hapur Programin e Bursave për studime bachelor 2024/25
Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit Kolegji AAB si institucion lider i arsimit të lartë në të gjitha trojet shqiptare, përmes Programit të Bursave, ka vendosur që për të gjithë maturantët e interesuar për studime universitare të ofrojë 100 bursa të plota studimi për një vit akademik. 🎉
📌Kush mund të aplikojë në këtë program?
Në Programin e Bursave mund të aplikojnë të gjithë maturantët të cilët kanë mbaruar me sukses testin e maturës dhe nuk kanë vendosur ende se ku do të studiojnë. Kjo është një mundësi e artë sepse Kolegji AAB ofron bursa në 17 programe shumë të kërkuara studimore në nivelin bachelor.
📝Si mund të aplikoni?
Mënyra e aplikimit është e thjeshtë. AAB ka krijuar një platformë të veçantë në të cilën ju mund të lini të dhënat tuaja përmes të cilave do të kontaktoheni për procedurat e mëtejme.
🔗 Linku i aplikimit: https://scholarship.aab-edu.net/
⏰ Kur është afati i aplikimit?
Afati i aplikimit për Programin e Bursave në Kolegjin AAB është i hapur nga data 04 shtator – 13 shtator (ora 24:00).
🔍Cila është procedura e përzgjedhjes për bursë?
Pas periudhës së aplikimeve, aplikantët do të ftohen në testim ku varësisht nga fusha e përzgjedhur e aplikimit do t’ i nënshtrohen testit me njohuri bazike nga ajo fushë. Kandidatët do të pranojnë sms për kohën e testimit, i cili do të mbahet më 16 shtator 2024. .
Programi i Bursave është edhe një mundësi më shumë për të gjithë ata që janë të interesuar që nesër të kenë një diplomë kredibile në duart e veta. 📜
Kolegji AAB mirëpret të gjithë aplikantët dhe ju uron suksese!🍀
29/08/2024
KOMUNIKIM MASIV DHE GAZETARI (MASTER) 📢✍️
Zhvilloni aftësitë për të ndikuar në opinionin publik, për të krijuar histori të fuqishme dhe për të udhëhequr në botën e medias dhe komunikimit. Ky program i avancuar ofron njohuri dhe praktika të fuqishme që ju mundësojnë të shkëlqeni si gazetarë, analistë dhe strategë komunikimi. Kapni mundësitë për të ndikuar në shoqëri dhe për të formësuar diskursin publik.
📅Afati për aplikim po vazhdon të jetë i hapur!
📞 +383 (0) 48 999 040
29/08/2024
MENAXHIM SHËNDETËSOR (MASTER) 🏥🎓
Përgatituni për sfidat e menaxhimit të shërbimeve shëndetësore me një program të avancuar dhe praktik. Ky program ka për qëllim implementimin dhe zhvillimin e performancës së organizatës dhe efikasitetit të personelit, duke ju përgatitur për rolet udhëheqëse në një industri në zhvillim të vazhdueshëm. Zgjidhni të jeni lider në shëndetësi!
📅Afati për aplikim po vazhdon të jetë i hapur!
📞 +383 (0) 48 999 040
25/08/2024
FAKULTETI I ARTEVE - MUZIKOLOGJI
Programi i muzikologjisë në Kolegjin AAB ofron studime në teorinë dhe historinë e muzikës, analizën muzikore dhe aplikimet praktike, duke përgatitur studentët për analizë, interpretim dhe krijim muzikor në kontekste të ndryshme kulturore dhe shoqërore.
📅Afati për aplikim po vazhdon të jetë i hapur!
📞 +383 (0) 48 999 040
25/08/2024
FAKULTETI I KOMUNIKIMIT MASIV - PRODUKSION MEDIAL 🎥📺🎬
Ky program është i fokusuar në zhvillimin e aftësive praktike dhe teorike për krijimin e përmbajtjeve mediatike. Studentët mësojnë teknika të avancuara të produksionit, përfshirë xhirimin, montazhin dhe regjinë, duke u përgatitur për karrierë në televizion, film, radio dhe media. Në këtë program ju do zhvilloheni si operatorë mediatikë, të pajisur me shkathtësi dhe njohuri të avancuara, të cilët duke operuar me përgjegjësi do ta faktojnë realitetin shoqëror edhe në mënyrë kreative.
📅Afati për aplikim po vazhdon të jetë i hapur!
📞 +383 (0) 48 999 040
07/08/2024
FAKULTETI GJUHË ANGLEZE 📚📌
Programi Gjuhë Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është një nga shtigjet ideale për të eksploruar mundësitë për zhvillim në karrierë, që mund t’iu shpiejnë edhe jashtë kufijve. Studentëve u ofrohen hapësira si: bibliotekë e pasur fizike, katolog digjital, bibliotekë elektronike, laborator i përkthimit i pajisur me programin Trados Studio, laborator i interpretimit simultan me pajisje moderne, klasa interaktive për mësim të përbashkët virtual me studentë nga universitetet tjera dhe salla për projekte të përbashkëta gjatë orës mësimore.
Të gjitha këto ofrojnë kushtet më moderne dhe themelore, për shndërrimin e jetës akademike në një nga përvojat më të paharruara për ju!
26/07/2024
FAKULTETI I ARTEVE - PROGRAMI PIKTURË DHE ARTE VIZUELE🎨
Programi Pikturë dhe Arte Vizuele ka për qëllim që studentët të jenë të përgatitur në forma të shumta artistike. Ndër të tjera, përveç pikturës studentët do zhvillohen edhe në fushën e fotografisë, video-artit, artin e interpretimit, skulpturë dhe mjedisin përreth.
Regjistrohuni edhe ju për të filluar rrugëtimin e ri: https://aab-edu.net/apliko-online/
📞+383 (0) 48 999 040
21/07/2024
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE – PROGRAMI PËRKUJDESJE DHE MIRËQENIA E FËMIJËVE
Përmirësimet në shoqëri dhe komunitetet tona janë detyrë e secilit prej nesh. Në Fakultetin e Shkencave Sociale ky rol vihet në rend të parë dhe synohet të përforcohet. Studimet në këtë fakultet përgatisin studentët në aspektin profesional për kujdestarë – edukatorë për fëmijët prej moshës 0-6 vjeç (fëmijët në çerdhe, kopshte dhe në vendqëndrime individuale e kolektive, fëmijët e moshës 6 vjeçare në nivelin parashkollor).
Regjistrohuni edhe ju për të filluar rrugëtimin e ri:
https://aab-edu.net/apliko-online/
📞+383 (0) 48 999 040
19/07/2024
FAKULTETI I SHKENCAVE SHËNDETËSORE – PROGRAMI TEKNIK I RADIOLOGJISË
Teknikët e Radiologjisë janë anëtarë të vlefshëm të ekipit të kujdesit shëndetësor që kontribuojnë nëmënyrë të pashmangshme në kujdesin ndaj pacientit. Përgatitja e tyre duhet të përkojë me zhvillimet e fundit në fushën e shëndetësisë, bashkë me procedurat që duhen ndjekur në profesionin e tyre.
Regjistrohuni edhe ju për të filluar rrugëtimin e ri:
https://aab-edu.net/apliko-online/
📞+383 (0) 48 999 040
18/07/2024
FAKULTETI I SHKENCAVE SHËNDETËSORE – PROGRAMI INFERMIERI E PËRGJITHSHME 👨⚕️💉
Infermierët janë thelbi i funksionimit në mënyrë të duhur të sistemeve të kujdesit shëndetësor. Njohuritë e fituara gjatë studimeve infermierët e rinj mund t’i zbatojnë në çdo vend të botës, pasi diploma e tyre ofron mundësi të shumta punësimi.
Regjistrohuni edhe ju për të filluar rrugëtimin e ri:
https://aab-edu.net/apliko-online/
📞+383 (0) 48 999 040