SHFMU "Zymer Zeka" Kaliqan

SHFMU "Zymer Zeka" Kaliqan Faqja zyrtare e Shfmu "Zymer Zeka" Kaliqan

Ndertuar për herë të parë në vitn1970 (250m2)
Edjegur me 1999, riparuar në vitin 2000
Objkti i ri (1550m2) i ndertuar në vitin 2007/8.

Mbledhja e parë e Këshillit të NxënësveSot, në SHFMU “Zymer Zeka” – Kaliqan, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit të Nxën...
16/09/2026

Mbledhja e parë e Këshillit të Nxënësve

Sot, në SHFMU “Zymer Zeka” – Kaliqan, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit të Nxënësve për vitin shkollor 2026/2027.

Gjatë mbledhjes u bë konstituimi i Këshillit dhe zgjedhja e kryetares, si dhe u diskutua për fillimin e vitit të ri shkollor dhe çështje të ndryshme.

Mbledhja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e bashkëpunuese, me diskutime të frytshme dhe ide të mira nga nxënësit.

Kryetares dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit u urojmë suksese dhe punë të mbarë!

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Florim Lipaj

Vizitë e përfaqësuesve të JICA-s në SHFMU “Zymer Zeka” – KaliqanSot, më 14 shtator 2026, shkollën tonë e vizituan përfaq...
14/09/2026

Vizitë e përfaqësuesve të JICA-s në SHFMU “Zymer Zeka” – Kaliqan
Sot, më 14 shtator 2026, shkollën tonë e vizituan përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Mr.Daisuke Yumiyama,Ekspert Pyjor dhe z. Nehat Bojaxhiu, Koordinator Nacional i Projektit për mbjelljen e fidanëve.
Gjatë vizitës u diskutua për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe mbijetesën e fidanëve, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta, si dhe për mënyrat e kujdesit ndaj tyre.

Po ashtu, u diskutua edhe për projektet e reja që pritet të realizohen në shkollën tonë, duke synuar krijimin e një ambienti sa më të gjelbër, të bukur dhe të përshtatshëm për nxënësit.

E vlerësojmë shumë bashkëpunimin me JICA-n dhe interesimin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe përmirësimin e mjedisit shkollor.

Bashkë për një shkollë më të gjelbër, më të bukur dhe më të qëndrueshme!

Respekt,
Drejtori i shkollës
Florim Lipaj

Mirë se erdhët, nxënës të dashur!Sot, oborri dhe korridoret e shkollës sonë u mbushën me gëzimin, buzëqeshjet dhe emocio...
01/09/2026

Mirë se erdhët, nxënës të dashur!

Sot, oborri dhe korridoret e shkollës sonë u mbushën me gëzimin, buzëqeshjet dhe emocionet e fëmijëve, të cilët me shumë dashuri i pritëm në ditën e parë të vitit të ri shkollor.
Një falënderim i veçantë për mësimdhënësit tanë, të cilët me përkushtim, ngrohtësi dhe dashuri i pritën nxënësit, duke u dhuruar atyre një fillim të bukur e të paharrueshëm të këtij viti shkollor.
Falënderojmë përzemërsisht për vizitën dhe mbështetjen nënkryetarin e Komunës, z. Genc Ademaj, si dhe drejtorin e DKA-së në Istog, z. Naim Behlulaj. Prania dhe mbështetja juaj janë një vlerësim i rëndësishëm për shkollën tonë.
Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me dituri, suksese, miqësi, buzëqeshje dhe shumë momente të bukura.

Mirë se erdhët dhe suksese, nxënës të dashur!

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Florim Lipaj

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Shkollës në SHFMU „Zymer Zeka“ – Kaliqan.Tema kryesore e diskutimit ishte p...
31/08/2026

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Shkollës në SHFMU „Zymer Zeka“ – Kaliqan.

Tema kryesore e diskutimit ishte përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, ku u shqyrtuan çështjet dhe angazhimet e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor.

U diskutuan gjithashtu çështje të rëndësishme për funksionimin dhe mbarëvajtjen e shkollës gjatë vitit të ri shkollor.

Suksese dhe një vit të mbarë shkollor 2026/2027 për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit!

20/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

__________________________________

SAOPŠTENJE

Ministarstvo obrazovanja i nauke apeluje na roditelje i zakonske staratelje da ne žure sa kupovinom udžbenika i školskog materijala.

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava roditelje i zakonske staratelje da proces pregovaranja o cenama udžbenika sa izdavačkim kućama još uvek nije završen. Iz tog razloga, konačni katalog udžbenika, zajedno sa odgovarajućim cenama, još uvek nije objavljen na zvaničnoj internet stranici Ministarstva.

Nakon završetka procesa pregovaranja sa izdavačkim kućama, Ministarstvo obrazovanja i nauke objaviće konačni katalog sa cenama udžbenika i odrediti odgovarajući iznos za kupovinu knjiga za svakog učenika. Stoga apelujemo na roditelje i zakonske staratelje da sačekaju zvanično objavljivanje kataloga i da ne vrše unapred kupovinu udžbenika. Istovremeno, Ministarstvo apeluje na knjižare i prodavce udžbenika da ne započinju prodaju knjiga pre završetka procedura i objavljivanja zvaničnog obaveštenja Ministarstva.

Za sve dodatne informacije, roditelji, zakonski staratelji i svi zainteresovani treba da se prate samo zvanična obaveštenja i publikacije Ministarstva obrazovanja i nauke.

___________________________________

COMMUNIQUÉ

The Ministry of Education and Science calls on parents and legal guardians not to rush into purchasing textbooks and school materials.

The Ministry of Education and Science informs parents and legal guardians that the process of negotiating textbook prices with publishing houses has not yet been completed. For this reason, the final catalog of textbooks, along with the respective prices, has not yet been published on the official website of the Ministry.

After the completion of the negotiation process with publishing houses, the Ministry of Education and Science will publish the final catalog with textbook prices and will determine the corresponding amount for the purchase of books for each student. Therefore, we urge parents and legal guardians to wait for the official publication of the catalog and not to make preliminary purchases of textbooks. At the same time, the Ministry calls on bookstores and textbook sellers not to begin selling books before the completion of procedures and the publication of the official announcement by the Ministry.

For any further information, parents, legal guardians, and all interested parties should refer only to the official announcements and publications of the Ministry of Education and Science.

Vullnetarizmi po vazhdon për shkollën tonë!Falënderojmë përzemërsisht bashkëvendësin tonë, ish-nxënësin Leart Zogaj dhe ...
15/08/2026

Vullnetarizmi po vazhdon për shkollën tonë!

Falënderojmë përzemërsisht bashkëvendësin tonë, ish-nxënësin Leart Zogaj dhe prindin e tij Lulzim Zogaj, për punën vullnetare në rregullimin dhe kyçjen e krojit për nxënësit tanë në oborrin e shkollës.

Po ashtu, falënderojmë prindin Jeton Osmanaj për hapjen e kanalit dhe punën për lidhjen e ujësjellësit.

Faleminderit për kontributin dhe përkushtimin tuaj ndaj shkollës sonë!
Bashkë për një shkollë më të mirë për nxënësit tanë.

12/08/2026

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.
Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Me respekt!

Njoftim për prindërit dhe kujdestarët e nxënësveTë nderuar prindër dhe kujdestarë,Ju njoftojmë se nga data 27 korrik 202...
27/07/2026

Njoftim për prindërit dhe kujdestarët e nxënësve

Të nderuar prindër dhe kujdestarë,
Ju njoftojmë se nga data 27 korrik 2026 është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave I–IX.
Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur deri më 9 gusht 2026.
Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit ose kujdestarit që aplikon.
Lusim të gjithë prindërit që, para aplikimit, të sigurohen se:
* xhirollogaria bankare është aktive;
* të dhënat e tyre në platformën eKosova janë të sakta dhe të përditësuara.
Ju inkurajojmë që të aplikoni brenda afatit të përcaktuar për të përfituar nga ky subvencion.

1.https://rks-gov.net/469 - APLIKIM - Tekste dhe materiale shkollore (Klaset 1 deri 5);

2.https://rks-gov.net/471 - APLIKIM - Tekste dhe materiale shkollore (Klaset 6 deri 9);

Platforma e shërbimeve elektronike eKosova

Me respekt,
Drejtori i shkollës:
Florim Lipaj

24/06/2026

Përfundimi i klasës së pestë

Nxënësit e klasës së pestë mbyllën me sukses një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre shkollor. Me përkushtimin e tyre dhe udhëheqjen e mësueses Elitë Hakaj, ata përfunduan këtë cikël plot njohuri, suksese dhe kujtime të bukura.

U urojmë shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit të tyre arsimor dhe një pushim të këndshëm veror!

Mirënjohje për nxënësit dhe klasat më të dalluaraShFMU “Zymer Zeka” – KaliqanSot, me krenari të veçantë, ndamë mirënjohj...
23/06/2026

Mirënjohje për nxënësit dhe klasat më të dalluara

ShFMU “Zymer Zeka” – Kaliqan

Sot, me krenari të veçantë, ndamë mirënjohje për nxënësit dhe klasat më të dalluara të këtij viti shkollor. Ky aktivitet përbën një vlerësim të merituar për punën, përkushtimin, sjelljen shembullore dhe sukseset e arritura nga nxënësit tanë gjatë gjithë vitit.

Mirënjohje të veçanta për nxënësit më të dalluar të secilës klasë:
✅ Klasa VI – Era Nokshaj
✅ Klasa VII – Eliona Hakaj
✅ Klasa VIII – Lona Zogaj
✅ Klasa IX – Lediar Hakaj

🏆 Po ashtu, u vlerësua si klasa më e suksesshme në nivel shkolle:
🌟 Klasa III, me mësuesen
Mire Osmanaj- Camaj

Mirënjohje të veçantë ndamë për mësimdhënësit:
Elitë Hakaj
Sherif Osmanaj,
Për përkushtimin, kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Klubit të Ekologëve, si dhe për kontributin e tyre në edukimin e nxënësve për mbrojtjen e mjedisit.

Gjithashtu, mirënjohje iu nda punëtorit ndihmës të shkollës,
Hilmi Pacaj
Për punën e shkëlqyer dhe përkujdesjen e vazhdueshme ndaj pastërtisë dhe mirëmbajtjes së parkut të shkollës.

Ky vlerësim është një motivim për të gjithë nxënësit se suksesi arrihet me punë, disiplinë dhe përkushtim. Falënderojmë mësimdhënësit dhe prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme në rrugëtimin arsimor të fëmijëve tanë.

Urime të gjithë të vlerësuarve dhe suksese të mëtejshme!

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Florim Lipaj

Address

Rruga ''Qazim Hakaj"
Istog
31000

Opening Hours

Monday 08:00 - 13:05
Tuesday 08:00 - 13:05
Wednesday 08:00 - 13:05
Thursday 08:00 - 13:05
Friday 08:00 - 13:05

Telephone

+38344699351

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Zymer Zeka" Kaliqan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Zymer Zeka" Kaliqan:

Shortcuts

Share

Category