SHFMU " Avni Rrustemi " Zallq - Istog faqja zyrtare

SHFMU " Avni Rrustemi " Zallq - Istog faqja zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU " Avni Rrustemi " Zallq - Istog faqja zyrtare, Education, Istog.

Klasa II/1 đŸ“šâœïžMĂ«suesja: Vjollca Sukaj
10/09/2026

Klasa II/1 đŸ“šâœïž
Mësuesja: Vjollca Sukaj

MirĂ« se erdhĂ«t nĂ« klasĂ«n pĂ«rgatitore dhe klasĂ«n e parĂ«! đŸ“šđŸ“–âœïžđŸŽˆ Sot mirĂ«pritĂ«m me shumĂ« gĂ«zim vogĂ«lushĂ«t tanĂ« qĂ« regjistru...
01/09/2026

MirĂ« se erdhĂ«t nĂ« klasĂ«n pĂ«rgatitore dhe klasĂ«n e parĂ«! đŸ“šđŸ“–âœïžđŸŽˆ
Sot mirëpritëm me shumë gëzim vogëlushët tanë që regjistruan hapat e parë në rrugëtimin shkollor. Me buzëqeshje dhe shumë dashuri, fillojmë së bashku një aventurë të re plot dije.
Ju urojmĂ« njĂ« vit tĂ« mbarĂ« e tĂ« suksesshĂ«m 🎈

Falënderojmë nënkryetarin e Komunës, z. Genc Ademaj dhe drejtorin e Arsimit, z. Naim Behlulaj, për vizitën dhe urimet me...
01/09/2026

Falënderojmë nënkryetarin e Komunës, z. Genc Ademaj dhe drejtorin e Arsimit, z. Naim Behlulaj, për vizitën dhe urimet me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27

Respekt!

Urime fillimin e vitit të ri shkollor!Të respektuar kolegë dhe të dashur nxënës, ju uroj një vit të mbarë, plot gëzim dh...
01/09/2026

Urime fillimin e vitit të ri shkollor!
Të respektuar kolegë dhe të dashur nxënës, ju uroj një vit të mbarë, plot gëzim dhe arritje.

Suksese të gjithëve!

20/08/2026

KOMUNIKATË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe sh*tësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë sh*tjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

PĂ«r çdo informacion tĂ« mĂ«tejshĂ«m, prindĂ«rit, kujdestarĂ«t ligjorĂ« dhe tĂ« gjithĂ« tĂ« interesuarit duhet t’i referohen vetĂ«m njoftimeve dhe publikimeve zyrtare tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Arsimit dhe ShkencĂ«s.

12/08/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,
Ju njoftojmë se, me vendim të Ministrisë së Arsimit, afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026

Prindërit dhe kujdestarët ligjorë që ende nuk kanë aplikuar, ju lutemi që ta bëjnë aplikimin sa më parë, në mënyrë që fëmijët tuaj të jenë të pajisur me tekstet dhe materialet shkollore të nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ju lutemi, mos e lini aplikimin për ditën e fundit, pasi 14 gushti 2026 është afati përfundimtar për aplikim.

Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Me respekt,
Visar Hasanaj

NJOFTIMTë nderuar prindër,Ju njoftojë se nga data 27 korrik deri më 9 gusht 2026 është i hapur aplikimi për subvencionim...
27/07/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,

Ju njoftojë se nga data 27 korrik deri më 9 gusht 2026 është i hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1-9.

Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova. Ju lutemi të siguroheni që xhirollogaria bankare është aktive dhe të dhënat në eKosova janë të përditësuara.

đŸ”č Klasat 1–5: https://rks-gov.net/469
đŸ”č Klasat 6–9: https://rks-gov.net/471

Ju lutemi të respektoni afatin e aplikimit.

Me respekt,

Drejtori Visar Hasanaj

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

23/06/2026

đŸŽ¶ Edonisa Rraci – “KĂ«nga jonĂ« e lamtumirĂ«s”.
Një interpretim i bukur që i dha edhe më shumë emocion përmbylljes së rrugëtimit tonë pesëvjeçar.

23/06/2026

NjĂ« pjesĂ« e kujtimeve mĂ« tĂ« bukura nga rrugĂ«timi ynĂ« pesĂ«vjeçar. ❀

23/06/2026

🎭NjĂ« dialog i shkurtĂ«r me titull “Justifikimet”, i interpretuar me shumĂ« humor nga Melona dhe Mergim Mehmetaj

Address

Istog

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:30
Tuesday 08:00 - 15:30
Wednesday 08:00 - 15:30
Thursday 08:00 - 15:30
Friday 08:00 - 15:30

Telephone

+38346261067

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU " Avni Rrustemi " Zallq - Istog faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category