10/06/2021
Suksesi i radhës nga koordinatori i cilësisë
Shpallet lista e ngushtë (version preliminar) e shkollave aplikuese për përfitim nga projekti “Kidpreneurship – Think. Design. Create.”
Të dashur miq,
Organizata ETEA, më datë 14.05.2021, ka hapur thirrjen publike dedikuar shkollave publike të mesme të ulëta të Kosovës, për të aplikuar si përfitues potencial bazuar në kriteret e projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”, i cili mbështetet nga Këshilli Danez për Refugjatë (DRC) dhe financohet nga Sida – Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).
Deri më datë 31.05.2021, kur edhe ka qenë afati përfundimtar për aplikim, ETEA ka pranuar gjithsej 68 aplikacione nga 68 shkolla të Kosovës, sipas procedurës valide (zyrtare) për aplikim.
Pas një analize të hollësishme të të gjitha aplikacioneve të pranuara nga shkollat e Kosovës, është hartuar lista e ngushtë (preliminare) e shkollave aplikuese (16 gjithsej) të cilat kalojnë në fazën e dytë të vlerësimit.
Shkollat aplikuese të cilat kalojnë në fazën e dytë të vlërësimit janë, si vijon:
1. SHFMU "Yll Morina", Gjakovë (fb link: Shkolla ''Yll Morina'' - Gjakovë)
2. SHFMU "Engjëll Gjoni", Gjakovë (fb link: Shfmu "Engjëll Gjoni")
3. SHFMU "Bajram Curri", Istog (fb link: Shfmu. Bajram Curri Istog)
4. SHFMU "Mati Logoreci", Prizren (fb link: SHFMU "Mati Logoreci"- Prizren)
5. SHFMU "Zekeria Rexha", Gjakovë (fb link: Shkolla Zekeria Rexha - Faqja zyrtare)
6. SHFMU "Trepça", Istog-Banjë (fb link: Shfmu “Trepça”- Banjë)
7. SHFMU "Zef Serembe", Pejë-Gllaviçicë (fb link: /)
8. SHFMU "Fan Noli", Gjakovë-Dujakë (fb link: Fan.S.Noli Dujakë)
9. SHFMU "Enver Maloku", Podujevë (fb link: SHFMU "Enver Maloku" Podujevë)
10. SHFMU "Fehmi Agani", Gjakovë (fb link: SHFMU "Fehmi Agani" Gjakovë)
11. SHFMU "Martin Camaj", Istog (fb link: Shfmu "Martin Camaj")
12. SHFMU "Drita", Deçan-Gramaçel (fb link: Shfmu "Drita" Gramaçel)
13. SHFMU "Avni Rrustemi", Istog (fb link: SHFMU " Avni Rrustemi " Zallq - Istog faqja zyrtare)
14. SHFMU "Gëzim Hamza - Piktori", Rahovec (fb link: SHFMU " Gëzim Hamza-Piktori " Rahovec)
15. SHFMU "Emin Duraku", Prishtinë (fb link: SHFMU "Emin Duraku" - Prishtinë)
16. SHFMU "Bedri Gjinaj", Mitrovicë (fb link: SHFMU "Bedri Gjinaj")
Faza e dytë e vlerësimit konsiston me vizitat fizike në shkollat e lartëcekura për verifikimin e të dhënave që janë potencuar në formularin e aplikacionit dhe prezantimi e konsultimi i marrëveshjes së bashkëpunimit. Pas kësaj, bëhet rivlerësimi i shkollave në listën e ngushtë duke përfshirë në këtë proces edhe të dhënat e mbledhura nga terreni përmes vizitave, dhe tentativisht deri në fund të muajit synohet shpallja e shkollave fituese të këtij projekti (6 shkolla gjithsej).
NJOFTIM ME RËNDËSI: Shkollat që nuk janë të përfshira në listën e ngushtë (gjithsej 52) kanë të drejtën e ankimimit nëse konsiderojnë se aplikacioni i tyre nuk është trajtuar korrektësisht nga stafi i organizatës ETEA. Afati për ankesë është 3 ditë pune, përkatësisht deri më datë 15.06.2021, ora 16:00. Ankesa pranohet vetëm në adresën elektronike: [email protected]. Mosrespektimi i afatit dhe rregullave tjera të ankimimit përjashton ankesën nga procesi i shqyrtimit.
_____
Çka është dhe për çka shërben “Kidpreneurship – Think. Design. Create.”?
Themelimi i “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” mundëson përfshirjen e komponentës së sipërmarrjes sociale në institucionet edukativo-arsimore dhe futjen e nxënësve në një proces të kërkimit dhe konceptimit të ideve, zhvillimin e prirjeve krijuese nga ideja deri tek produkti final dhe pajisjen e nxënësve me aftësi praktike në profesionet e së ardhmës.